Byroja e Sigurisë Diplomatike në Departametin e Shtetit në raportin vjetor vlerësoi si pozitive përpjekjet e policisë shqiptare në luftën kundër drogës, duke veçuar operacionin në Lazarat, luftën anti-terror si edhe rritjen e pranisë së policisë në qytetet e mëdha.
Raporti veçon faktin që qeveria po bën përpjekje serioze në përmirësimin e punës së agjencive ligj-zbatuese për uljen dhe goditjen e korrupsionit.
Më tej theksohet se në 2014 qeveria rriti numrin e punonjësve te policisë se shtetit dhe pagat e tyre.
Gjithashtu komentohet si pozitiv iniciativa që në numrin e policisë 129, do të vendoset një punonjës policie anglishtfolës për lehtësimin e komunikimit me të huajt në raste emergjence.
Në një dalje të posaçme për mediat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se edhe Samiti që organizohet në Tiranë në datat 19 – 21 maj, përmbledh përpjekjet globale të të gjitha vendeve që janë rreshtuar në aleancën e vendeve kundër radikalizmit në botë.
“Samiti në Shqipëri që përmbledh të gjitha vendet e rajonit shënon një moment kulmor në luftën tonë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm”, theksoi Ministri.
I pyetur nëse pala shqiptare ka dijeni për një strukturë paralele terroriste dhe çfarë po bëhet për këtë kërkesë të Turqisë, Ministri Tahiri tha se “është më shumë kërkesë politike që ka marrë përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse sesa kërkesë që ka të bëjë me sigurinë”.
“Sa i takon përpjekjes sonë të përbashkët në luftën kundër terrorizmit, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët tanë, të gjithë bashkë kemi zgjedhur mënyrën e hartimit të përbashkët të katalogut të riskut dhe të rreziqeve në secilin vend, në rajon dhe në nivel global. Ne i përgjigjemi sfidave në luftën kundër terrorizmit duke bashkëpunuar me partnerët, duke shmangur maksimalisht që lufta kundër terrorizmit të politizohet për agjenda të ngushta kombëtare nga cilido qoftë”, përfundoi Ministri i Brendshëm.
po te ankohemi dhe tani per policine eshte hipokrizi..niveli i policise nuk ka qene ndonjehere me lart se ne nivelet qe eshte tani,qe jo vetem eshte me e modernizuar por edhe me funskionale se kurre
policija eshte super dhe po ja dele shume mire !! shqiperia po ringrihet dhe do ja dali
shqiperia eshte ne drejtimin e duhur dhe cdo gje do rregullohet!! saliu me shok te plasin nga inat e sado qe mundohen te sabotojn paqen ne shqiperi, policija prap do ja dali ti ndaloj kriminelet !!
Votat na ju a dhame per te luftue korrupsionin,por ate nuk po e luftoni ,por vetem jeni duke e mbrojte ,gjoja se nuk kemi cka ti bejme drejtesise se korruptuar!??Po Drejtesia varet nga Parlamenti dhe ne Parlament Ju keni mbi 84 vota.Pse ju nuk shkarkoni drejtuesit e inkriminuar dhe te korruptuar te drejtesise ,apo kjo ju pelqen edhe Ju .Rruge tjeter nuk ka
Tritoli I cili edhe dje ishte present ne shqipewri nuk mund te fshihet sic I thone te lahet m… me shu…. ! Ministri me I dobet ne krye te kesaj ministrie sot del dhe krenohet me rezultatet false te bere nga miqt e tij ! Dje shefi I krimeve te kuksit kercenonte njerzit me vdekje … sot polici i ben presion ne Kamze vellait te kandidatit te PD. Turp per rilindjen e Degraduar ne krim dhe korupsion !