Nikolla: Shkollat Gulen janë brenda standardeve

15 Maj 2015, 13:25Sociale TEMA

Të gjitha shkollat e financuara nga lëvizja e Gulen janë kontrolluar dhe janë brenda standardeve.

Deklarata u bë nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, duke iu përgjigjur interesimit të mediave mbi kërkesën e paraqitur nga Presidenti turk Erdogan, i cili në vizitën që bëri në Tiranë u shpreh për mbylljen e të gjithë aktiviteteve që Fetullah Gulen ka ngritur prej vitesh në vendin tonë.

“Ministria e Arsimit ka në kompetencë të verifikojë gjithë kriteret e ligjshmërisë, pa dyshim laecitetin, shkolla të sigurta. Dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrën më korrekte dhe më të mirë të mundshme.

Besoj kemi raportuar publikut për shkollat që nuk respektonin kriteret e ligjit dhe rezultuan 18 institucione të arsimit të lartë që funksionin si piramida dhe që u mbyllën, te tjerat jane ne perputhje me ligjin”, u shpreh ministrja Nikolla. /gj.k/

1 komente në “Nikolla: Shkollat Gulen janë brenda standardeve”

  1. Brenda Standarteve per nji qeverri sharlatanesh
    dhe nji popull idiot . PO ! PO .

    Pra kjo qeverri eshte mbi te njejtat shina ,
    qe udhetoj antishqiptari sali berisha .
    Fuck all.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje