Policia e Shtetit dhe qytetarët nga dita e sotme do të jenë edhe më pranë falë aplikacionit më të ri të lançuar nga Ministria e Brendshme, “Komisariati Dixhital”.
Ky aplikacion do t’i japë mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë online përmes një smartphoni shqetësimet e tyre, lidhur kundravajtjet e ndryshme që mund të përballen gjatë ditës së tyre.
Gjatë prezantimit të këtij aplikacioni, në një aktivitet të zhvilluar pranë Muzeut Kombëtar, ishin të pranishëm Kryeministri i vendit Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, si dhe drejtues të lartë të Policisë shqiptare.
Po punojmë për t’i rikthyer dinjitetin policisë shqiptare, tha Tahiri në çelje të fjalës së tij, duke prezantuar dhe aplikacionin. Sipas Ministrit të Brendshëm, uniformat blu gjatë këtyre 20-viteve të fundit kanë humbur dinjitetin e tyre dhe deri dje nuk “trembnin” askënd.
“Shumë prej nesh e mbajnë mend se si ‘trembeshim’ nga Policia para viteve ’90. Në atë kohë uniformat blu nuk rendnin duke kërkuar respekt, por këtë ja kishte atribuar ligji. Por me ndryshimet politike, Policia e Shtetit nisi rrugëtimin e saj drejt degradimit total, duke humbur dhe dinjitetin. Kemi dy vjet që punojmë intensivisht për të kthyer dinjitetin e humbur tek Policia e Shtetit”, nënvizoi Tahiri.
Ai, gjithashtu tha se për këtë qëllim po përdoret dhe inovacioni.
“Aplikacioni që po i ofrohet sot shqiptarëve është mjaft inovativ. Mjafton të shkarkohet në telefonat e tyre një aplikacion “komisariati dixhital” dhe më tej të ndiqen instruksionet dhe denoncimi do të kalojë menjëherë në duart e Policisë së Shtetit, që do të ruajë me çdo kusht anonimatin e denoncuesit”, tha Tahiri, duke ilustruar edhe me pamje funksionimin e “Komisariatit Dixhital”.
Sipas tij, ky aplikacion i jep një hov të ri marrëdhënieve mes policisë dhe komunitetit.
“Jemi të vetëdijshëm se marrëdhënia mes Policisë dhe Komunitetit ka luhatje të vazhdueshme. Policia ka për detyrë të fitojë besimin e qytetarëve, të cilët e shpërblejnë këtë besim përmes denoncimeve të shumta.
Ky aplikacion është një instrument më shumë për të rritur besimin mes policisë dhe qytetarëve, pasi ky aplikacion ofron edhe mundësinë e marrjes së një përgjigje për fatin e denoncimit”, shtoi Tahiri,.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha se teknologjia dhe gjetjet inovative janë rruga më e mirë ta lehtësuar jetën e qytetarëve në kuadër të shërbimeve që ofron shteti ndaj tyre.
“Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit është një instrument i rëndësishëm në duart e qytetarëve për të lehtësuar procedurat dhe për t’i shkurtuar ato. Ne, tha Harito në dy vite qeverisje kemi ndërmarrë një sërë nismash, ku dhe falë bashkëpunimit me dikastere të ndryshme kemi arritur rezultatet konkrete”, shtoi ajo.
Harito gjithashtu rreshtoi edhe një sërë iniciativash të ndërmarra nga ministria që ajo drejton, duke nënvizuar faktin se marrëdhënia me Ministrinë e Brendshme ka qenë mjaft intensive.
Gjatë aktivitetit në fjalë u ilustrua me pamje dhe foto edhe mënyra e përdorimit dhe shkarkimit të aplikacionit “Komisariati Dixhital”.
Ky aplikacion gjendet lehtësisht në Play Store, për telefonat Android, teksa shumë shpejt do të jetë dhe Aplication Store, për Iphone. Përdorimi i tij është në gjuhën shqipe. Duhet të plotësohen të gjitha fushat e paraqitura dhe më tej të dërgohet edhe një foto nga vendngjarja, duke përshkruar vendin dhe dinamikën apo shkeljen që është bërë.
Në pak minuta, në të djathtë të denoncimit duhet të dalë një shenjë. Nëse është pikë, atëherë denoncimi po shqyrtohet, nëse shenja është chek, atëherë shqyrtimi i çështjes është përfunduar me sukses dhe nëse del me kryq, atëherë çështja nuk ka rezultuar e vërtetë.
E mire si ide. Por para se te krijuen keto applikacione behet sondazh-kerkim qe tregon sa perqinde e shqipareve jane familjarizuar me smartphonat dhe kane nje te tille. Shume vende te botes dhe shume me te zhvilluara se Shqiperia kane bere aplikacione te ketij tipi por kane deshtuar.
Shume mire, po jeni mrapa akoma e duhet te punoni shume me shume, duhet te mbuloni dhe ato 8 vite qe nuk eshte bere asgje kshuqe kijini parasysh,
Pirth o Tahir pirth.Jepi uniforma,makina,kompjutera e boj kompjuteri policis,e leni keto perrallat dixhitale,se nuk i ha me njeri.E cme duhet mua ankimi dixhital,kur nuk ma zgjidh njeri,se ai polici do bredhi ne kembe per te zgjidhur hallin dixhital te qytetarit,jo ne menyre dixhitale.Ec me kemb ne toke o njeri minister
bravo ministri i brendshem per ate qe po ben per sherbimin e qytetareve. dikur luli i vriste per 21 janar qytetaret, sot policia ne sherbim te qytetareve. ide sh inovatore me kte sherbim
Nuk eshte aspak cudi qe ky aplikacion te vjedhe te dhena nga telefoni juaj
haha, po i duket vetja si Steve Jobs Tahir parazitit! Por nejse, ky lloj aplikacioni eshte thjeshte nje menyre per te marre te dhenat e njerezve dhe vend ndodhjen e tyre. kontroll i plote me nje fjale!
Erind ke iphone ska si ti vjedh te dhenat nese te vjen nga App Store .Harroje kete . Per Android skam eksp e nuk mund te shkruaj dot.Adqft kjo eshte provuar dhe ne vende te tjera problemi eshte se kush e kontrollon policine
Aplikacioni qe thoni ju qe eshte anonim, kerkon akses ne te gjithe te dhenat personale si: rubrika e telefonit, kamera, emri, vendodhja dhe gjithcka personale qe permban telefoni.
Pse thoni qe eshte anonim?
Dua te bej nje padi lidhur me punesimin ne te zeze.Ne RReshen eksiston nje fabrike kepucesh ku punojne mbi 100 gra pa siguracion pa kontrate trajtoheh si duan pronaret .Me habit fakti se ne gjith keto vite askush nuk eshte interesuar