Operatorët turistikë kërkojnë formalizimin e sektorit

12 Maj 2015, 14:35Sociale TEMA

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi të martën seancë dëgjimore me grupet e interesit që operojnë në fushën e turizmit. Gjatë seancës në komision, grupet e interesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor kërkuan që në ligjin e turizmit të përfshihen dhe kategorizimi dhe çertifikimi i subjekteve.

Përfaqësuesi i GIZ, Luan Dervishi, tha se në vendin tonë regjistrohen thuajse 20 milion netë fjetje në vit, ndërsa vetëm një numër i konsiderueshëm është i taksueshëm. Projektligji i ri “për turizmin”, i cili vijon diskutimet në komisionet kuvendore, përbën një hap të rëndësishëm për të arritur pikësynimet në sektorin e turizmit.

Javën e shkuar gjatë diskutimit në komision të p/ligjit, ministri Ahmetaj tha se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

“Ligji do të japë më shumë mundësi për sipërmarrje për shfrytëzimin e territoreve të plazheve. Ne synojmë uljen e informalitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Ky ligj vendos baza për standardizimin e hoteleve në bazë të yjeve, standardizimi i tyre duke rritur cilësinë e shërbimeve”, tha ndër të tjerash z. Ahmetaj.

Gjithashtu, projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtëritjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve në komision, z. Ahmetaj theksoi se hotelet në Shqipëri duhet të marrin asistencë të huaj për klasifikimin e tyre, teksa nënvizoi faktin se nuk ka ende një resort me 5 yje. Ministrii deklaroi se duhen vendosur rregulla për cilësinë e produkteve, ndërkohë që qeveria shqiptare ka planifikuar që brenda 4 muajve, të bëhet pastrimi i të gjithë vijës bregdetare

10 komente në “Operatorët turistikë kërkojnë formalizimin e sektorit”

  1. fit says:

    Se paku te fitoje ky vend tek turizmi, sa per te tjerat nuk kemi asgje .

    1. shoku todi says:

      Jemi vend me potencial ne fushen e turizmit. E rendesishme eshte qe ne kete sektor po investohet, roli i qeverise e ministrise perkatese eshte teper i rendesishem. Politikat me qellim promovimin e turizmit dhe nxitjen e investimeve ne zonat turistike jane per tu pershendetur.

      1. max. Alegri says:

        Lehtesirat fiskale ndaj investitoreve te huaj, e jo vetem, ne zonat turistike te shpallura dhe si zona te lira ekonomike ndikojne teper pozitivisht sa i takon zhvillimit te turizmit pasi shkakton promovim dhe rritje te numrit te turisteve, krijohen vende te reja pune gjithashtu investohet kapital i huaj ne Shqiperi, kjo shkakton impakt pozitiv ne ekonomi.

        1. klaudjo says:

          Kemi vijen bregdetare me te bukur ne ballkan edhe investimet e duhura ne kte rajon do i sjell shume perfitime ekonomine shqiptare. ky projektligj permban shume lehtesira fiskale edhe kto lehtesira do ndikojn shume ne thithjen e investimeve te huaja!

          1. miranda says:

            Kalofte sa me shpejt ky projektligj edhe impakti qe do kete ne ekonomine shqiptare do jete shume i madh. do kete me shume punsim do kete me shume investime do kete me shume te ardhura ne xhepat e shqiptareve. Kto reforma po e cojne shqiperine ne drejtimin e duhur!

    2. gert says:

      Kemi nevoje per nje turizem te zhvilluar, tu plotesojme kushtet vizitoreve te huaj ne vendin tone. Nje turizem i zhvilluar shkakton rritjen e numrit te turisteve te huaj ne Shqiperi, permireson imazhin e vendit dhe shkakton impakt pozitiv ne ekonomi.

    3. dona says:

      Turizmi eshte nder hallkat me te rendesishme te ekonomise tone. Eshte vertet per tu pergezuar puna qe po behet per promovimin e bukurive re vendit tone,si dhe rruga e re e moderne e zhillimit te politikave te reja per zhvillimim e turizmit

    4. aldo says:

      Nisma te tilla jo vetem qe do rrisin numrin e turisteve qe do te zgjedhin shqiperine si vend per pushimet e tyre por do te terheqe edhe investitore te huaj gje qe drejtperdrejt do te rrise numrin e vendeve te reja te punes

  2. vini says:

    me behet vertet qefi qe po provomohet kaq shume turizmi shqiptar. Jemi vend me te gjitha mundesite per zhvillim dhe ishte per te ardhur keq qe gjithe keto vite nuk u mendua per turizmim tone.

  3. jona says:

    Ne gjithe keto vite turizmit shqiptar nuk i eshte dhene ndonjdhere me shume rendesi sesa keto 2 vitet e fundit. eshte rritur ndjeshem nurmi i turisteve qe zgjedhin shqiperine si destinacion per pushimet e tyre dhe nuk eshte me mendimi qe te huajt kishin per vendin dhe popullin tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje