Azilkërkuesit/ Ministri i Brendshëm gjerman: Vendin e parë e zënë shqiptarët

8 Maj 2015, 15:33Sociale TEMA

Vendin kryesor të azilkërkuesve në Gjermnai e mbajnë Shqipëria dhe Kosova.

Vetëm në muajin prill, nga Shqipëria kanë aplikuar për azil 4794 persona, ndërsa në total janë 114155 azilkërkues.

Zyra Federale për Emigrimin dhe Refugjatët, raporton se pritet që këtë vit numri i aplikantëve për azil të shkojë në 400 mijë.

Megjithatë ministri i Brendshëm shprehet skeptik nëse këto shifra do të ndryshojnë me sistemin e ri të Bashkimit Europian.

“Ka një rritje të migrimit nga Ballkani perëndimor.

Në vitin 2015 Kosova është vendi kryesor me 27.767 aplikime ndërsa nga Shqipëria ka 11.292 aplikime. Vetëm në muajin prill ka 4794 kërkesa për azil nga Shqipëria.

Për muajin prill Shqipëria zë vendin e parë në numrin azilkërkuesve. 

Ne kemi një situatë të re dhe duhet të marrim masa të reja”, tha De Maiziere.

Gjermania pret një dyfishim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2015.

Ministri i Brendshëm, De Maiziere tha  se deri në muajin prill, numri i emigrantëve që kërkojnë azil është rritur me 130 për qind.

10 komente në “Azilkërkuesit/ Ministri i Brendshëm gjerman: Vendin e parë e zënë shqiptarët”

  1. Cimi says:

    Te pakten zume edhe diku njehere vendin e pare. Sa here te fundit kemi qene ! Keshtu djema, ky eshte vetem fillimi, vazhdoni !

  2. Dean says:

    Te pakten jemi ne vend te pare se gjithmon te fundit.

  3. aldo says:

    Jo mor jo, statistikat e qeverise e Erjon Bracja thone qe eshte rritur ekonomia, ka me shume vende pune e mireqenie. Mesa duket shqiptaret po ikin per shkembime kulturore… Zgjohu o Rilindja nga propoaganda boshe e mos beni vetem Photo of the Day!

  4. Zigur Qarri says:

    Nese nuk je militant i PD,PS,LSI,je i perjashtuar nga favoret e shoqerise shqiptare.Partite e sotme,pa ushqyer militantet e tyre me vende pune,monopoli politik ne Shqiperi shkatrrohet menjehere,Partite shperbehen.Eshte pikerisht militantizmi partiak qe ka mbytur shpresat e shqiptareve qe braktisin Atdheun,per te gjetur nje streh ku nuk jan te diskriminuar politikisht si qytetare te dores se dyte.Ne çdo zgjedhje te pergjithshme apo lokale ne Greqi,eshte fryre administrata publike me mijera militante partiake,fakt qe rendoi buxhetin e Greqise deri ne prag falimentimit.Pra,shembulli i shtetit fqinj paraljmeron te keqen.Nuk ekziston ne asnje shtet ne Bote(ne Perendim kurresesi),ku punonjesit publike te largohen nga pune ne ate mase si ne Shqiperi
    mbas zgjedhjeve lokale apo te pergjithshme.
    Nje vend pune esht kapitial partiak per te ardhur ne pushtet.Nese kjo nuk ndryshon,ateher mos te besoje kush se ne Shqiperi ngjallet shpresa.

    1. albi says:

      Keto jane argumente mediokre. Une nuk jam militant i asnje partie. I kam mbaruar studimet ne Itali dhe jam kthyer. Punoj prej 5 vjetesh ne kompani private shqiptare, dhe “punes ne shtet” nuk dua t’ja shoh bojen. Ka shume servilizem, shume pak profesionalitet, shume intriga dhe shume kokecarje qe nuk me terheqin aspak. Ne te dy kompanite qe kam punuar dhe punoj, as nuk kam futur mik per t’u punesuar, as nuk me njihte njeri kur hyra. Kam bere intervista pune normale, kam lene pershtypje te mire dhe me kane ofruar vendin e punes.
      Shumica ne Shqiperi kerkon “vendin ne shtet”, sepse ne fund fare ajo qe kerkojne eshte nje vend i rehatshem, ku te bejne muhabet e te pijne kafe shumicen e dites, e pse jo, t’i servilosen ndonje shefi per “ta patur mire me te”. Me ka lidhur puna me shume njerez ne administrate dhe sektorin publik, dhe shumica, sigurisht jo te gjithe, i marrin gjerat ngadale ngadale, rehati rehat, muhabeti muhabet, edhe sigurisht nuk jane as ne gjendje te bejne punen e tyre. Mediokriteti ka kohe qe kultivohet ne kete vend, e tani jemi bere specialiste te kesaj fushe.
      E pastaj nje pale ankohen pse futen militantet, e nje pale ankohen pse kane mbetur militantet pa pune.
      Sa perqind e shqiptareve rrine perdite “me syte nga qielli” mos u del ndonje mik diku e te futen ne pune e te dredhin zinxhirin?
      Sa prej atyre qe ankohen kane kerkuar pune ne firma private, kane bere intervista, ose kane shfaqur interesim?
      Shume pak, pjesa me e madhe as e merr parasysh fare sektorin privat, e kujtojne se “shteti” eshte kllocka qe ben veze te arta.
      Lerini qaravitjet po kerkoni vete punen tuaj, edhe po nuk gjetet ne fillim, vazhdoni te kerkoni, kerkoni pa pushim, se hallet tuaja nuk do i zgjidhin te tjeret.

      1. Zigur Qarri says:

        Shkrujta gje un per sektorin privat?
        Mo i personalizo gjerat,sepse nuk te njoh dhe nuk me njeh.
        Po te them kaq,me kan afruar disa here pune shtetrore,vende qe i kan lakmi,pa i kerkuar,por nuk kam pranuar.Jo se rrogen vjetore e kam Leke xhepi,por nuk me bind asnje Parti politike.
        Lexoje edhe njehere shkrimin,por jo perciptas,ne do te kuptosh thelbin e mesazhit.

  5. Tossi says:

    Po cfare kerkojne gyzelet ne Germany apo ne EU! Gyzelet e kane vendin ne Turqi asesi ne Europe.

  6. Helmuti says:

    Per me shume se 1 vit ne shqiptaret e dime vet se cila eshte statistika e mjerimit ! Kjo qe gjermanet kane nxjere sot nuk jane asgje vecse 1/7 e majes se ajzbergut! Po sikur cdo shtet te nxjere statistikat e tij ne I biem qe te jemi edhe me keq ! Keto statistika jane edhe me domethenese kur I bashkangjitet realiteti ne vend ! Eshte turp dhe poshterim per shqiptaret kjo vemendje qe shteti po I kushton ! turp per Rilindjen e vdekur ! Te japing dorheqj sa me shpejt sepse nukbehet shteti me hajduta !

  7. Ardiani kosove says:

    Krejt ktheni skan fakte e argumente per azil.!po te kishte luft kan arsy me kerku azil kta po prishin imazhin e kosoves dhe shqiprise me vjedhje dhe duke u rrah me azilantat tjera shtetev qe ikin nga lufta.!!

  8. Kritizeri says:

    Me ne fund nje medalje ari edhe per ne.O burra ta mbajme e te mos na e marrin dot kosovaret…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje