Konferenca rajonale për arsimin/Nikolla: Të rrisim bashkëpunimin në funksion të cilësisë

4 Maj 2015, 10:56Sociale TEMA

Ministra e Arsimit, Lindita Nikolla po mer pjesë ditën në konferencën rajonale për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencorë që po mbahet në Prishtinë.

Pjesë e kësaj konference është Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademin dhe Ministra e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj në hapjen e kësaj konference nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimin e politikave arsimore midis 3 vendeve si një mënyrë mjaf e mirë që rrit cilësinë e arsimit.

“Eksperiencat e vendeve tona duhet të ndërthuren në kuadër të shkëmbimit të njohurive, dijeve dhe kapitalit njerëzor. Është me rëndësi jetike që procesi i shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkërendimit të politikave të jetë një proces që të shoqërojë hap pas hapi reformat e ndërmarra në arsimin e lartë”

Shqipëria që prej vitit 2013-të ka firmosur Deklaratën e Bolonjës, me aspiratën për të qenë pjesë e hapësirës evropiane të arsimit të lartë dhe për t’u përfaqësuar me dinjitet aty. Ndër vite janë bërë përpjekje për të ecur përpara, për të plotësuar objektivat e këtij procesi, por jo gjithmonë përpjekjet na kanë çuar aty ku shpresohej.

Në vitin 2013-të, Shqipëria kishte 59 Institucione të Arsimit të Lartë, nga të cilat 15 publike dh 44 jopublike. Ne ndërmorëm një inspektim të rëndësishëm në gjithë këto institucione se është detyra e çdo qeverie për të kontrolluar cilësinë. Ndaj kontrolluam gjithë kriteret që ligji përcakton për funksionimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë. 

Arritëm të zbulonim fakte që ishin deri në kufijtë e absurdit. Politika e masivizimit të arsimit të lartë, jo gjithmonë u mbështet me reforma të plota. Dhe pikërisht pamundësia dhe mungesa e reformave të plota kishte komprometuar rënd cilësinë, deri në shkelje të rënda të ligjit në disa prej Institucioneve të Arsimit të Lartë. Kishte institucione që funksionin si piramida shit-blerjeje diplomash, duke u ofruar ëndrra të gënjeshtra të rinjve.

Reaguam menjëherë edhe pse ishte ndër vendimmarrjet më të vështira të Qeverisë Shqiptare, por ishim të vendosur për të filluar një histori të re suksesi të të rinjve shqiptar, pa cënuar ëndrrën e tyre.

Reaguam menjëherë duke mbyllur 18-të Institucione të Arsimit të Lartë privat dhe pezulluam 13-të të tjerë. Sigurisht zgjodhëm rrugën e vështirë sepse besojmë se fëmijët tanë meritojnë të kenë një të ardhme ndryshe dhe Shqipëria meriton të jetë pjesë e hapësirës dinjitoze evropiane të arsimit të lartë. 

Zgjodhëm rrugën e vështirë, por të vetmen që na çonte tek cilësia në arsimit e lartë”, tha Nikolla në fjalën e saj. /gj.k/

1 komente në “Konferenca rajonale për arsimin/Nikolla: Të rrisim bashkëpunimin në funksion të cilësisë”

  1. elona says:

    Po me drejtoreshen e Shkolles se Kuqe c’do besh Lindita ,se late kokrren e namit???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje