Nga Ben Andoni
Ndërtimi i ri 9-katësh që po bëhet në rrugën “Brigada e VIII” në Bllok, tregon sesa pak mund të ndikojë publiku në politikat dhe premtimet bashkiake. Rasti i fundit tregon se premtimet e kryebashkiakut Basha, kur mori mandatin se nuk do të ndërtonte pallate shumëkatëshe i ka marrë era me kohë, ashtu si edhe reagimin e strukturave të qeverisë së sotme, që kinse nuk dinë asgjë!!!
Ndodh si dy pika uji. Të gjithë kryetarët e bashkive në fillim premtojnë se nuk do ketë ndërtime dhe në largim, kur bëhet bilanci i mandateve të tyre, ti shikon se ata kanë mbjellë beton dhe atje ku nuk mund të ndërtohej. Rasti i fundit, që po ndodh në Tiranë, është njësoj flagrant dhe ka të bëjë me një ndërtim 9-katësh në zonën e Bllokut, pjesës më të lakmuar për ndërtime në qytetin e Tiranës.
Ndërtimi, që është duke u realizuar me lejen e Bashkisë së Tiranës, ka filluar pak ditë më parë në rrugën “Brigada e VIII”, mu në të vetmen hapësirë, ku nuk kishte ndërtesë. Në fakt, ishte një vilë, që strukturat e Ministrisë së Kulturës e kishin në të ashtuquajturën mbrojtje paraprake me një urdhër të Janarit 2015, sigluar nga titullarja e tyre.
Por, e gjitha ka rezultuar një fiasko sepse Pallati i cili po ndërtohet nga shoqëria “LID” sh.p.k, me 2 kate parkim nëntokësor, ka filluar punë. Kalimtari i thjeshtë nuk mund të shikojë më pas llamarinave, që e rrethojnë. Leja e Bashkisë së Tiranës është dhënë në fakt qysh në janar të 2014-s, sipas vëzhgimeve të medias, por leja zhvillimore për ndërtim është dhënë në 11 qershor 2014. Punimet kanë nisur ditën e fundit dhe pritet të përfundojnë në qershor të 2016-s. Ajo, që e tregon flagrant rastin, është arroganca e ndërtimit, ku distanca mes pallatit që do të ndërtohet dhe ndërtesave të tjera fqinje do të jetë nga 1 deri më 2 metër, mu një shkelje e Planit të Përgjithshëm Vendor që e ka miratuar vetë Bashkia e Tiranës në 2012-n. Gjithashtu pallati po ndërtohet vetëm 2 metra larg rrugës “Brigada e VIII”, që është një tjetër kriter i cili është shkelur me planin e ri urbanistik të Tiranës.
Paradoksi tjetër lidhet me faktin që në këtë vend ka qenë një vilë, e përfshirë në numrin rendor 44, të një liste që Instituti i Monumenteve, nën siglimin e drejtoreshës së vet Arta Dollani më 16 janar të vitit 2015, e ka hartuar për mbrojtjen paraprake të tyre. Titullarja e Monumenteve bazuar nenit 26 të Ligjit 9048 për “Trashëgiminë Kulturore “të vitit 2003 ka urdhëruar: 1-shpalljen e disa objekteve në qytetin e Tiranës në mbrojtje parapake;2-të përgatitet dokumentacioni brenda periudhës 6-mujore për përcaktimin e mëtejshëm të statusit të objekteve;3-gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objekteve. Më poshtë vijon lista, ku objekti që ka qenë aty është numri 44. E pyetur për JAVA-n, znj. Dollani ka qenë e paditur për objektin në fjalë dhe madje ka reaguar menjëherë se do përcillte inspektoren e saj për verifikim!!! Por në një përgjigje të mëvonshme është përgjigjur se: “Është në proces. Po verifikohen leje dhe datat. Objekti është në listën e objekteve të shpallura në mbrojtjen paraprake dhe është jashtë kufirit të qendrës historike”.
Me sa duket si të tjerët
Me pak fjalë, ndërtimi do të marrë udhë në sy të të gjithë publikut kryeqytetas dhe fakti që është jashtë qendrës historike, në mënyrë të tërthortë do të thotë se gjërat do vazhdojnë. Kjo e bën shqetësimin më të madh sepse kryeqytetasit sot nuk mund të menaxhojnë qytetin e tyre. Që do të thotë, me pak fjalë se problemi i madh që kemi sot me njerëzit që e menaxhojnë qytetin tonë është çuditërisht se gjithnjë janë në të njëjtën varkë, kundër interesave të publikut. Duke e shpënë pak kujtesën në zgjedhjet e shkuara, kryebashkiaku Basha erdhi me një proces shumë të dyshimtë e me premtime të mëdha, që i shoqëronte me gjestikulacionet e fryra, ku premtoi me forcë se nuk do të ndërtonte pallate shumëkatëshe. Anipse, në vitet e fundit në Kryeqytet kemi më shumë ndërtime. Të tilla saqë të trembin. Ajo që tronditi mendjet e publikut dhe nervat e tij ishte fakti i ndërtimit të pallatit 17-katësh që do të ngrihet mu tek diga e “Liqenit Artificial”. Edhe pse fasha të gjera të shoqërisë janë ankuar dhe kanë protestuar ndaj këtij ndërtimi, Bashkia e Tiranës është mjaftuar me prononcimin e thatë se: “pallati nuk do ta cenojë pronën publike”. Dhe edhe pse Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit arriti të bllokojë punimet për mungesë dokumentacioni, ishte Gjykata ka vendosur vazhdimin e tyre. Por, se mos vetëm kjo: zhurma e madhe që u bë për pallatin 11-katësh që do të ndërtohet pranë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe përballë Ambasadës Amerikane përfshiu aktorë të ndryshëm, por edhe kjo u harrua. Të mendosh se është një godinë që do u zërë frymën shumë objekteve përreth.
Ajo që i bashkon të tre rastet është se: Në të gjitha momentet, ndërtimet kanë nisur pak muaj para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Media që është marrë me problemin ka mundur t’i shkëpusë vetëm një prononcim zyrtarëve të Bashkisë, sipas të cilëve përgjigjja mbetet njësoj: “çdo gjë është brenda rregullave”, por pa dhënë më sqarime për një godinë të tillë mu në zonën e “Ish-bllokut”.
Tirana, si mund të ishte
Blloku, ish-zona rezidenciale e udhëheqjes komuniste, ishte zona më e kërkuar në fillim të viteve ’90. Makutëria e ndërtimit bëri që ai shpejt të ndryshonte pamje e përmbytur nga ndërtesat shumëkatëshe. Blloku, menduar se mund të mbijetonte me vilat e tij, që në konceptin fillestar të ndërtimit, ishte shumë e këndshme pasi largësitë e studiuara të ish-vilave dhe rrugët e gjëra garantonin ta bënin hapësirën një zonë të qetë pushimi për kryeqytetasit, ajo shpejt ia la vendin kaosit të ndërtimeve, që janë në çdo centimetër. Në rastin tonë ndërtimi është vetëm 2 metra larg Rrugës “Brigada e VIII” një fakt që si përcaktohet në Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit Rregullues të Tiranës, ku hartues i tij ka qenë një nga njerëzit kryesor të PD-së, Jamarbër Malltezi: “Ndërtesat që mund të ngrihen duhet të respektojnë një largësi të mjaftueshme nga sistemi rrugor, përfshi trotuaret apo korsitë e biçikletave sipas rastit”. Edhe pse distanca mes pallatit që do të ndërtohet dhe ndërtesave të tjera do të jetë nga 1-2 metër, që është një shkelje e Planit të Përgjithshëm Vendor që ka miratuar Bashkia e Tiranës në 2012-n.
Larg shumë gjërave, ndërtimi i këtij pallati ka treguar dhe pafuqinë e qeverisë së Ramës dhe realitetin që ajo ka krijuar dhe përgjegjësia shkon deri te KRT dhe INUK, për faktin se në Shqipëri duket se veprohet me dy standarte. Që do të thotë shkatërrim dhe forcë për të dobëtit dhe lejim për të fortët. Kjo është një nga të shumat arsye sepse shqiptarët për ditë e më shumë po humbin shpresën në qeverinë e tyre.
“JAVA”
Kabul,Kandahar,Karaci, k…k…k…
kush tha qe luli s’ka bere asnje pune ne Tirane keto 4 vjet, e ka gabim – ka dhene leje ndertimi te paligjshme ne sherbim te klienteve te pushtetit, per te bere qoka elektorale dhe e ka jo betonizuar po bastarduar Tiranen.
Plage ne Tirane ka pafund:
-rruget gjithe gropa
-asnje meter rruge e rikonstruktuar
-qente gjithandej neper Tirane
-mbeturinat qe kane mbuluar trotuaret
-kryetar qe nuk ekziston, por eshte vetem per partine
-dheeee ndertime pa kriter qe kane shkaterruar cdo hapesire te gjelber ne Tirane.
Eshte katandis kryqyteti si me qene vater lufte, vetem pluhur e pisllik, ndertime pa kritet gjithandej, turp s’ka ai lulzimi, si nuk i dhimbset fare qyteti ku ai eshte lindur e rritur.
Pervecse ka turperu gjithe tiransit qe perfaqeson, ka turperu brezin dhe njerezit e vet.
Thuthuqi ,je tu e thtremberu ientitetin e gjuhes tate.
teksti vertet duhet me ken ky;
” Ethte kathandid kryqythethi, si me ken vather lufthe,
vethem pluhure pithllik, nderthime pa krither, gjithandej,
turp s’ka ai luldhimi fare qythethi ku ai eshte lindhur e rrithur.
pervetheka thurpru gjith thiransit qi perfaqthon , ka thurpru bredhin dhe njerdhit e vet.
Premtoi krijimin e hapsirave te gjelberta mirpo faktet tregojne te kunderten. Meqe jane ditet e fundit te tij ne Bashki ka kohe qe te abuzoje me tendera duke dhene leje karshi favoreve personale.
Hajdut ne rrugen e Kombit, hajdut edhe ne Bashki. E ka lene Tiranen ne meshire te fatit, pa kazane plehrash, pa kapake pusetash,e vetmja gje qe di te beje eshte te mbushe xhepin me para’ nga lejet e ndertimit qe po jep. Turp.
Ketu ne Ameriqi ka rregulla urbanistike dhe zonale( qofte edhe brenda nej lagjeje) qe nuk te lejojne te besh asnje ndertim sa do te vogel qe mund te jete kunder atyre rregullave. Ne shtepin etende private nuk te lene te ndertosh nje garazh, apo nje tende, te shtosh nje dritare pa lejen e bashkise, dhe bashkija puna e pare shikon ne se ky ndryshim qe ti do te besh, vjen ndesh me rregullat zonale.
Patriot cfare dreqin te hyn ne pune Tirona ti je nje poshteresi greke qe nuk le vend pa vjellur vrer kunder shqiptareve na u shporr nga Tirona skorrje jevgjite ti dhe gjithe skorrjet si ty
normale qe do kete edhe keshtu se basha nuk i ka syte ne ball as mendjen ne pune
Skandaloze ne asnje vend te botes nuk ndodhin te tilla gjera se e kane nje kryetar qe i del per zot qytetit shqiperia e ka inkzistent dhe te paafte.
kur flet luli gjoja per punene qe ka bere ne tirane e ka fjalen te tilla ndertime pa leje turp
a ka bashki ky qytet a ka kryetar c’beht keshtu ne mes te tiranes te ndertosh pa leje eshte skandaloze
Edhe më keq : Rramallah, Palestine!
Po si mund ti zesh ballkonet dhe dritaret te tjereve? Skandqlpze dhe veper penale
Qe kur zbriten vandalet nga malet nuk lane gje pa shkaterruar.Duhet denini me vdekje e te varen biznesmenet dhe politikanet qe nuk ngopen kurre.harram.
po ky eshte i pacipe ,mgjs nuk beri kater vite asgje ne bashki , vazhdon edhe duke ikur te benotizoje e ta shemtoje Tiranen..te gjiteh jemi koshient qe i duhet nje fytyre e re per kete qytet , duhet nje njeri i ri e me vizion. dikush qe tja di punes dhe qe di te ndermarri reforma .. boll me me Pd e robt pa pike vizioni .,cojeni tiranen ne drejtimin e duhur #bashke #erionveliaj
i ke oret e numeruara basha efendi dhe me ty edhe kandidati jot.. besimplote qe veliaj ne krye te bashkise do te bej ate qe nuk u be ne kater vitet harrese te Bashes ..#drejtimiiduhur kthejini fytyren e merituar kryeqytetit
ore ke ai pallati ngjitur ajo veranda gjigande me leje apo pa leje eshte?
duket qe basha e ka lene bashkine ne duart e zotit, ndoshta per arsye fushate po ndertohen gjithe ato ndertesa, dhe nuk eshte vetem ky rast, ka dhe shume te tjera, ky njeri dhe kandidatet qe jane pjelle e tij skane shance qe te fitojne metiranen per ta katandisur si mos mekeq
Pallatet jane lavatrice ku politikanet(PD-PS-LSI) qarkullojne dhe pastrojne parat e krimit!
Nje informacion:Vili Minarolli ka grabitur toka ne Vlore ku ka ndertuar pallate.
Turp I madh,, hajde voto per PD tani kurren e kurres,,,,,,,
lulush vrases hajduti mashtruesi dhe perball ne qeveri eshte hajduti mashtruesi arroganti edi rilindas rama bo.lja. Tani shko inuku te prishi kjoskat. Te q..ropt Sali berisha qe shkatrove shqiperin dhe ty edi rama r.. ku ti kesh qe shkatrove tiranen me betonizim dhe shqiperin se bashku me pede.rast lul bashen
edi rama pse nuk i bllokon punimet sepse eshte kryetari i kontrollit te territorit, pse nuk shkon ne gjykim lul basha si te gjithe kryetaret e bashkive te tjera qe i cunat ne gjykate paraprakisht. O mafiozat e mutit si ps dhe pd.
O te verber, o bythelepires te felliqur fajin ktu nuk e ka Luli po qeveria qe vazhdon te lejoje punimet e ketyre pallateve? A nuk u ndaluan me ligj ndertimet? A nuk eshte Edi Rama kryetari i KRRTRSH? A e degjuat ndonjehere Edi Ramen te shprehej kunder per pallatet te diga e Liqenit?! Uff sbehet me.ky vend me shqiptaree .
Ha-ha-ha, dhe kerkohen pastaj tradhetaret e kombit!!! Ha-ha-ha! Keta qe po e prishin Tiranen (dy emra kryesore quhen Edi Rama dhe Lulzim Basha) tallin me nder b… me kete popull dhe kete vend! Dhe ky popull shkon e i voton!.. Ha-ha-ha…
Po ndertesa mbi 20 Kate prane gjykates se larte
Zoti Andoni, a ju ben pershtypje, si mundet qe nuk
flet njeri per kete shemtire te klasit te pare, pa asnje kriter
edhe urbanistik?…
po edvin palla me ate ftyre bucen e INUKut nuk i ka rene ne sy, ehhhh,,,,,ven e rb te pjerdhur me gjithe shoqerine civile te privatizuar
BASHA eshte “hollandezi fluturues”
Basha eshte “Hollandez fluturues”
O kafshe, qe e keni bo Tiranen te pabanueshme. E filloi betonizimin pa piken e planit ai gjatoshi, e vazhdoi edhe Luloshi ene u bo muti ne gjunj.
Betonizuat edhe Durrsin. E nisi shkaterrimin drogaxhiu Koka dhe e zhvilloi shkaterrimin e Durresit ai ndertuesi i modh Dako, u bo muti ne gjunj edhe ne Durres.
Ju hongert mortja!!!! Mesjetare….
gjithe derrat nje turi kane… thote populli.
Artikull vari k… O gazetaret e leshit, po mesoni qe nuk eshte gardhi i kantierit, objekti. Nje fotografi e tabeles se objektit do ishte shume me e sakte, sesa forografia e ekskavatorit. Plani i germimit zakonisht shkon rreth 50-60% me shume se kati i pare, per efekt parkimesh nentokesore, ne nje pallat normal ne Shqiperi. Dhe mos na habni barkun me keto koncepte injorantesh kunder pallatit… Ku jeton shumica juaj? Si dashkeni ju qe te funksionoje ndertimi ne nje qytet? Pse i gjykoni pronat e privateve (nuk ka fare rendesi rasti ne fjale) si abuzime, nderkohe qe prona juaj qenka e rregullt? Leje duhen dhene, por patjeter qe urbanizimi eshte proces qe duhet mbajtur brenda rregullave dhe ligjeve. Nuk shkaterrohet qyteti nga ndertimet, por nga pabarazia ne trajtim. Gafa reale e Rames ishte qe pazulloi gjithe lejet e ndertimit me sebepin e Bashkim Ulajt, dhe si perfundim Bashkimi vazhdon i qete (madje ky bllokim i hoqi dhe konkurrencen ne shitje, per ca kohe) nderkohe qe sgume qytetare qe donin te zhvillonin pronat, brenda ligjit, duke ndjekur proceduren e rregullt, u bllokuan per te pakten dy vjet… nejse….
dukesh qe ke pjerdhur nga mendja, dhe ju eshte betonizuar llogjika dhe shpirti. Nuk dua te jap argumenta kunder budalliqeve qe thua sepse nuk ja vlene te merresh me kategori njerzish te cilet as njohuri nuk kane por edhe dy pare fantazi si te shfrytezojne nje vile monumentale ne funksion te publikut edhe te xhepave te tyre, gjithashtu dhe te historise qe ajo familje e zotron.
Po te Liqeni i Thate qe kasapna vazhdon dite e nate? Te ndertosh brenda ujesjellesit nuk eshte pare e degjuar as ne kohen e Salishevicit.
rilindje rilindje
po shteti nuk funksionon, mjafton nje kallzim dhe gjykata te mos e lejoje ndertimin duke marre parasysh shkljen e rregullave,, shtetin rama duhet ta kishte krijuar jo perte denuar salen ne vecanti por per keto gjera te vogla ne dukje por qe janene te mire te komuitetit…
Ky ndertim ,dhe dy rastet, tek liqeni dhe tek shkolla ” Zyber Hallulli” tregojne qe bashkia e Tiranes nuk ekziston dhe qeveria po ashtu. Kur INUK shembi me qindra objekte ,si ka mundesi qe nuk vepron? Mos ndoshta ndertuesi eshte mbi shtetin ose mik i qeveritareve, ne nje kohe qe qeveria Rama ka bllokuar ndertimet deri ne zgjedhje? Faktet flasi vet dhe populli prandaj nuk ka besimin e duhur mbi shtetin.
po te shikoni ai kantiere ndertimi ka care rrugen per tu furnizuar me energji elektrike. Nje rruge e sapo ndertuar dhe si perfundim nje grope shtese ne rrugen e kryqytetit te hajdutit.
Jo se qeveria Rama eshte e pafuqishme ajo thjeshte eshte bashkepuntore ne kete masaker.
Ky deshtak i perjetshem qe quhet Luli, e ndriti si kudo ku ka qene. Si minister transporti, i jashtem, i brendshem e tani ne bashki… Ky po ndenji shume ne nje vend pune i del kallai, ndaj baba e nderronte shpesh…
Dhe femija mbahet per dore ditet e para, pastaj ecen vete, ky s’ mund te ece kurre… Eshte ulok i lindur…
Per komentuesit me lart :
A eshte fakt qe sot Tirana eshte bere pallat ne cdo pellembe?
A jane ngjitur pallatet sup me sup me njeri tjetrin dhe nuk gjen dot as nje rrugice per te kaluar me biciklete midis tyre ?
Kush i lejoi keto ndertime per 11 vjet me radhe ?
Apo “nuk ka gje” se atehere i beri “AI i YNI”?
Turp te keni qe komentoni si militante dhe jo si qytetare ( apo mos po kerkoj shume kur ju them te jeni qytetare)
Qeveria te nderhyje me kopentencen e vet qe te hetoje e te bllokoje te gjitha lejet qe ka dhene Basha ne kundershtim me ligjin jo vetem per kete pallat por edhe per shume leje ndertimi qe jane dhene keto muajit e fundit.Jam i sigurte qe ka afera koruptive e mashtrime me dokumentacionin
Per 25 vjet me radhe PD, PS, LSI qe kane qeverisur kete vend kane menduar ne radhe te pare per te marre per vete. Kjo gje ne te gjitha drejtimet perfshire edhe pushtetin lokal. Mendoj qe keto parti duhet te ndeshkohen me vote per gjendjen ku e lane vendin. Gjithe shtabet e ketyre partive jane bere kapitalistet e rinj te Shqiperise duke mos menduar fare per popullin. Mendoj se votuesit nuk duhet me te votojne per keta hajdute. Pasi kam votuar deri tani per ta kete here une do te votoj per nje kandidat te pavarur jashte ketij sistemi mafjoz.
Po shfrytezon ditet e fundit krimineli lulzim basha per ndertim pallatesh ne pjeses ku ndertimet dhe betoni na kan zene frymen .Cohuni o popull i tiranes e protestoni per te ardhmen e femijve tuaj e mos lejoni kelyshin e sali kriminelit t’ja u shkaterroje jeten e femijeve tuaj .i duhen leke lulit per fushate po k…..in ke per te mare ne 21 qershore .ja modeli i pd qe kurre nuk heqin dore nga ndertimet e paligjeshme .Qeveria tja prishi nje ore e me pare ketyre biznesmeneve pa skrupull qe per perfitime shkelin edhe mbi kufome njerzish .prokuroria te hapi procedurat per kete rast flagrant te shkeljes se ligjit,,,,,,,,!
Zoti,do te vere regull me menyren e tij dhe atehere !!!