Rama-Veliaj prezantojnë projektligjin për zejtarinë: Mundësi per më shumë për punësim

28 Prill 2015, 11:24Sociale TEMA

Veprimtaria në fushën e zejeve do të organizohet me ligj. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka hartuar një  projektligj i cili për herë të parë synon nxitjen e zhvillimit të zejtarisë nëpërmjet formimit të zanateve dhe pergatitjes së mjeshtrave dhe ndihmesave, si një kërkesë e standardeve të tregut të punës. Drafti është prezantuar sot në një takim të veçantë, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i MSR-së, Erion Veliaj dhe kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. Në fjalën e tij kryeministri Rama vuri theksin se edhe ky projektligj vjen në drejtimin e duhur pasi kërkon të krijojë një mundësi më shumë për ata të rinjë që kërkojnë një punë të sigurtë. “E pra arsimi professional është një nga përgjigjet e duhura në drejtimin e duhur, duke u hapur të rinjëve dhe të rejave një mundësi të re, një korsi të re dhe për tu thënë se për të patur nesër një punë mësoni një zanat dhe se nëpërmjet zanatit do kesh gjithmonë në dorë një mundësi që se kanë të tjerët, qoftë për tu punësuar diku qoftë për të hapur një biznes tëndin”, – tha kryeministri Rama. Më tej ai shtoi se e keqja më e madhe për Shqipërinë ka qënë varfëria e aspiratave. “Kemi vendosur ta shikojmë të vërtetën në sy, kemi vendosur të përballemi me kancerin e shtrirë në të gjithë sektorët dhe të ushqyeer nga varfëria e aspiratave. Kemi vendosur të mos I mbajmë shqiptarët me gënjeshtra dhe me sheqerin e gënjeshtrave por bashkë me ta të ndajmë të vërtetën e madhe se vetëm ilaçi I hidhur I të vërtetave mund ta shërojë këtë vend dhe mund ta kthejë këtë vend I rënuar në një vend të begatë”, – shtoi kryeministri Rama. Ndërsa ministri Veliaj në fjalën e tij vuri theksin se politika e ndjekur nga qeveria gjatë këtyre 18 muajve ka qënë që tu jap të rinjëve një zanat të çertifikuar, i cili do jetë nesër një garanci më shumë për një punë. “Ne kemi marrë vendime dhe ligje që po na çojnë në drejtimin e duhur, sa i përket punësimit, arsimit professional. Më vjen mirë që edhe ky ligj i zejeve do jetë një ndihmë për sipërmarës dhe shoqata biznesi, por edhe për të gjithë ata që duan të futen në tregun e punës, pasi është mirë që të jesh jesh mjeshtër i diçkaje, sesa çirakë i gjithçkaje. Besoj se po bëjmë një zgjedhje në drejtimin e duhur. Më vjen mirë që një nga punët e fundit në ditët e fundit të ministrisë është ky ligj i zejeve për të ndihmuar sa më shumë njerëz që të punësohen”, – tha ministri Veliaj. Fokusi i projektligjit është rregullimi i ushtrimit të veprimtarisë zejtare, aftësimit dhe kualifikimit profesional në këtë fushë si dhe organizimi i subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë

20 komente në “Rama-Veliaj prezantojnë projektligjin për zejtarinë: Mundësi per më shumë për punësim”

  1. tili says:

    keto jane gjera konkrete. jo te behen premtime per mrekullirra. bashkia e tiranes me zonat e reja te shtuara eshte nje potencial i jashtezakonshem per artizanet duke qene se numri i turisteve sa vjen e shtohet

    1. janaq says:

      Lajm i mire. Masa te tilla me qellim rritjen e numrit te te punesuarve padyshim qe shkaktojne impakt pozitiv. Arsimi profesional eshte drejtim mjaft i mire alternativ per mjaft te rinj, nepermjet tij merret zanati nepermjet te cilit krijohet mundesia per tu punesuar.

      1. Elma says:

        Punesimi eshte nje problem i madh e sidomos ne nje vend si shqiperia ndaj dhe cdo projekt i qeverise per punesimin duhet pershendetur.

    2. Alma says:

      Eshte kenaqesi te shohesh se si nje person po punon kaq shume per kauza te ndryshme.
      Aq pune sa ka bere besoj do jete edhe me mire si Kryetar Bashkie.

      1. tekniku says:

        E këshilloj kandidat kauçukun (këtë ndjenjë më përcjell ky djalë…) që të heqë dorë nga kjo shpurë acaruese komentuesish të programuar, se efekti i vetëm që arrin është acarimi i panevojshëm dhe zhgënjimi i pashmangshëm i lexuesve, prej falsitetit që ofrohet me këto mënyra…
        Doja të shtoja që rasti i këtij për dreq më ngjan fiks si muhabeti i Ilir Metës, që si edhe ky, i nisën punët e manaxhimit të shoqërisë e ekonomisë pa vuajtur në kurriz asnjë moment përgjegjësi apo impakt të veprimit apo mosveprimit, që arrihet vetëm kur punon drejtëpërdrejtë në treg, apo zanat, në kontakt me shkëmbimin e shërbimeve… prej këtyre tipave pritet vetëm papërgjegjshmëri për traumat që mund ti shkaktojnë shoqërisë dhe sistemeve, sidomos atyre njerëzve që punojnë ndershmërisht. Uroj të gaboj…

    3. fiona says:

      Erion bravo te qofte se po e kthen arsimimin profesional ne nje trend qe i jep zgjidhje problemit te punesimit per shume te rinj

      1. adelina says:

        ti je gjith mend more djale fiks keshtu si ty duhen kryetaret e bashkise te zgjuar dhe qe japin zgjidhje jo qe te rrine ne vend numero

    4. al says:

      pa diskutim qe Erioni eshte me i miri ?

  2. endri says:

    kjo eshte cka i duhet shqipatreve arsimi profesional qe te aftesohen dhe te jene ta fte per te gjete sa me shpejt dhe sa me mir tregun e punes

  3. eljo says:

    e gjith bota bazohet ne arsimin profesional si abza e aftesimit dhe punesimit dhe kete gje po ben dhe erion veliaj qe e coi ne drejtimin e duhur politikat e punesimit dh aftesimit per te rinjte

  4. drini says:

    pune pune dhe vetempune kjoe shte e gjtiha cka u duhet shqipatreve
    kjoa rrihet vetme em arsimin profesioanl dhe me afer eshte tregu punes per cdo te ri
    keto jan refroma te rpekshme nga cdo i ri

  5. soni says:

    Keto po qe jane premtime reale. Projektligj shume i frytshem qe siguron mundesi punensimi per nje nr sh te madh qytetaresh

  6. keno says:

    Zoti Veliaj e ka treguar kush ishte ne keto kohe qe menaxhoj ministrin e tij !! ne 2 vjet ajo ministri ka bere shume gjera!! kam besimin e plote qe me tiranen do jete nje gje shuuuum e bukur dhe shuuuum e arrir ,

  7. Sofi says:

    Erioni gjithmone i ka dhene shume prioritet arsimit profesional dhe per mendimin tim eshte gjeja me e mire qe askush nuk e ka bere deri me sot ne Shqiperi. E gjithe bota i jep shume perparesi ketij drejtimi sepse jo te gjithe do merren me pune zyrash.

  8. sandri says:

    E gjitha show, deri me tani asnje i punesuar me perjashtim te “militanteve te PS”, sa per te tjeret i keni cuar ne djall

  9. meri says:

    nuk kisha degjuar ndonjehere te ishte nderrmare ndonje projektligj i tille , qeveria berisha u fokusonte vetem ne ndertim rrugesh dhe pjesa e arsimit dhe mireqenies nuk eshte permiresuar asnjehere. Urime qeveria Rama

  10. olti says:

    Si mund te zhvillohet aktivitet per te prezantuar nje projekt ligj ?! Nuk ka asnje lloj llogjike. Aktiviteti do te kishte kuptim po te prezantoheshin produktet dhe arritjet qe ka sjell zbatimi i nje ligji apo politike. Si mund te shesesh letrat per arritje?! Vertet kaq miop jane bere njerzit per mos ta kuptuar cpo ndodh?!

  11. Denisa says:

    Bravo Erion qe po kthen arsimin profesional

  12. ardit says:

    si thonte dhe babai “ne nje dore kazmen ne tjetren lopaten”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje