20 euro pagesën nën dorë në kufirin serb dhe 100 euro në kufirin me Hungarinë dhe del në vendet e BE-së
Kjo është shuma që të këkrojnë shoferët e autobuzave që bëjnë linjën Prizren-Frankfurt me shqiptarë që shkojnë drejt vendeve të BE-së për të kërkuar më pas azil, pas rezpektuar një prej pikave të rregullores të lëvizjes në vendet e hapësirës Shengen
Fiks fare nis dje nje investigim per te treguar rrugen qe ndjekin shqiptaret per te shkuar ne vendet e Evropes
Agjensitë e udhëtimit janë ato që të garantojnë dhe organizojnë këtë udhëtim drejt vendeve të BE-së, pa qenë e nevojshme të kesh me vete një sasi të caktuar erosh, apo pa patur prenotimin e hotelit.Mjafton të paguash bieltën vajtje ardhje dhe të kesh me vete eurot që të duhen për të paguar nën dorë në kufi
Një agejnsi udhetimi në Prizren, “Mimoza 93”, merr përsipër të gjithë këtë udhëtim
Gazetarët e Fiks fare u prezantuan si shqitparë që duan të shkojnë në një nga qytetet e Gjermanisë për të kërkuar azil
Edhe pse punonëjsi I agjenssië njihet me qëllimin e udhëtimit drejt Gjermanisë, I tregon sesi funksionon skema e kalimit në këtë shtet
Ai I tregon se nuk shtë e nevojshme që të ketë euro për të deklaruar në kufi apo prenotim hoteli, sicc e parashikon rregullorja, pr duhet të ketë 20 euro për në kufirin serb dhe 50-100 euro për nejri në Hungari.Këto janë pagesat që duhet të kryejnë, përvecc biletës që kushton vajtje-ardhje 180 euro
Punonëjsi I agjensisë u shpjegon qytetarëve se bileta duhet prerë vajtje ardhje pasi policët në doganën maqedonase nuk të lejojnë të kalosh pa biletën e kthimit. Ccdo gjë e mirëllogaritur aq sa skema ishte e tille : në momentin që duhet të deklaronin paratë që kishin pasagjerët me vetë ne kufi një shumë të konsiderueshme neë bazë të ditëve të qëndrimit në shtetin mik , ne rast të mos disponimit të kësaj shume ajo behej e mundur nga shoferi I autobuzit të agjensisë. Gjithashtu shoferi I autobuzit merr përsipër të flasë edhe me policët në kufi , ku kundrejt pagesës që vetë ata e vendosin , duke I future në pashaportë kalon.
Nisja për Frankfurt
Biletat gazetarët e Fiksit shkojne t’i marrin pranë agjensisë “Mimoza’ 93”. Në bashkëbisedimin e tyre kuptohet qartë se me ccdo detaj është marr agjensia madje edhe për garancinë , një nga kushtet për tu plotësuar nëse udhëton në BE. Gjithashtu përfaqësuesi i agjensisë u shpjegon djemve edhe menyrën se si do të kalojnë kufirin maqedonas. Ata duhet të fusin biletën brenda pashaportës dhe t’ia japin policit kontrollor .
Në kufi të Kosovës me Maqedoninë pamjet tregojnë qartë sesi shoferi u tregon gazetarëve të fiksit se policët maqedonas kërkojnë nga 5 euro për person.
Dogana tjetër e rradhës është ajo e Serbisë. Këtu proccedohet ndryshe , shoferi i kërkon njërit prej djemve të mbledhi eurot në autobuz nga 5 euro për person edhe këto “kafe për policët”. Pamjet tregojnë qartë mbledhjen e eurove si edhe shoferin që i numëron për siguri, pasi ato llogariten në bazë të pashaportave.
Pasi kalojnë edhe këtë doganë , rradhën e ka ajo e Hungarisë. Por këtu ndryshon puna. Shoferi tashmë kur të gjithë pasagjerët bëhen gati për të vulosur pashaportat i njofton se duhet të paguajnë nga 100 euro , pasi kjo është shuma që paguhet në Hungari. Pas kryerjes së pagesës dhe vulosjes së pashaportave ccdo gjë shkon rrjedhshëm autobuzi niset drejt Frankfurtit ku edhe mbërrin në rregull pa asnjë problem.
Biseda e parë në agjensisë “Mimoza 93”
Fiksi – Kjo është agjensi Mimoza?
Punonëjsi agjensisë – Po
Fiksi – Tani ne duam tme ik në Gjermani
Punonëjsi I agjensisë – Nga Maqedonia
Fiksi – kanë ktheyr nejri andej? Se nga Shqipëri , troç tani e ka bërë …
Fiksi – Tani ty s’të kanë kthyer njeri deri tani?
Punonjësi I agjensisë – Deri tash jo
Fiksi – Ne për azil do të ikim
Punonjësi I agjensisë-Tash ju e caktoni vetë qytetin, nuk du me jua caktu unë qytetin
Fiksi – Kush qytet ështët’u mbajt apo s’e ke idenë?
Punonjësi I agjensisë- pfff…Ma shumë që shkojnë Frankfurt,Dyseldorf,këln,Hamburg
Fiksi – Sa shkon për në Frankfurt?
Punonjësi I agjensisë- Po biletën duhet me pre vajtje-ardhje se në Maqedoni nuk të lejnë me hi pa biletë vajtje-ardhje.180 euro
Fiksi – për gjermani desha me shku unë
Qytetari –Dëgjo tani, jo se është ky burri këtu, se unë kam çu familjen time.Garancioni më I madh I kësaj kompanie, e keni me miliona për qind.O në Serbi, o në Hungari ta keni të këputme një herë nga 20 euro për person është minimalja që e marrin përveç granacisë që jua hedhin këto
Punonjësi I agjensisë- Shikjo ça po të thom se nuk ia shpjegoj ma kërkujna.
Fiksi – pse?
Punonjësi I agjensisë – I di arsyet e mia pse
Qytetari – ia thashë unë
Punonjësi I agjensisë-Nuk kam më ça të shpjegu ma shumë se unë nuk të çoj As me këmbë , e as.. se s’kam ndëmren dme hi në burg
Punonjësi I agjensisë – në Serbi s’ke problem. Mund t’ju këkrojnë 10 euro a 20 euro.S’ka ndodh, rrallë ka ndodh, rrallë e hiç,.Në Hungari pot ë kërkoi lekë, I jep.50 deri në 100 euro mundet me t’I kërku
Fiksi – Do t’i morin?
Punonjësi i agjensisë-Po
Fiksi – Po tashi.Po na i thuj që t’i dimë që të llogarisim edhe lekët që dokemi në xhep.Na I thuaj të gjitha si janë që të mos shkojmë aty e të ngelena se s’kena lek më I dhonë policit
Qytetari 2 – 50 euro për person?
Punonjësi i agjensisë-Po
Fiksi – Sa lekë duhet të kesh për person vëlla?
Punonjësi I agjensisë-O vëlla, për me deklaru nuk o problem.Ajo asht problemi ma I vogël, në botë që ekziston se po s’pate lekë me deklaru, të jep shoferi.për me dhonë. Ti mbaj veç sa me dhon në hungari, nqs të kërkojnë
Fiksi – Ok, për lekë dmth për ashtu të jep shoferi?
Punonjësi I agjensisë – Shoferi bisedon me policin
Fiksi – Po
Punonjësi I agjensisë -Nqs kërkon lekë , polici I thotë shoferit dhe shoferi të thotë ty që kaq lekë po kërkon, futi në pasaportë dhe ditën e mirë
Fiksi – kaq?
Punonjësi I agjensisë-Po
Prizren, nisja nga agjensi “Mimoza ‘93” drejt Shkupit
Fiksi- tungjatjeta
Fiksi –Kemi ardhur që në 9 pa njëçerek
Punonjësi i agjensisë – Për ku jeni?
Fiksi – Për Frankfurt
Punonjësi i agjensisë – Ok çuna, në rregull
Punonjësi i agjensisë – Sa keni me vete (euro)
Fiksi – Po nga 200-300 euro
Punonjësi i agjensisë -Mjaft keni, hiç pa merak
Qytetari – Po kështu, për rezervim hoteli që s’kemi bërë ne?
Punonjësi i agjensisë – Mos ki merak
Kufiri me Maqedonine
Shoferi I autobuzit – Bëni gati pasaportat me fotografitë.
Fiksi – të gjtihë nga Shqipëri jemi ne?
Shoferi I autobuzit – Po
Fiski – të gjtihë shqitparë I kishte dhe ai autobuzi
Shoferi – Jo,a I është për në Zvicër
Fiksi – të gjtihë shqitparë I kishte dhe ai?
Shoferi – Shqiptarë,për në Zvicër, hamburg
Fiski – Është hapur azili në Zvicër?
Shoferi – Po, po. Nja 3 autobuza janë nis sot
Fiski – Janë dhe tre të tjerë përveç këtyre të dyve?
Shoferi – Po, po janë mbrapa
Fiksi –Që janë mbrapa?Pesë autobuza vetëm sot?
Shoferi – tre
Fiksi – tre autobuza sot!
Kosove- Maqedoni
Shoferi 1- Ti për me hy në doganë të Maqedonisë duhet me hy prej Qaf Thanës
Pasagjeri -Kemi hy edhe nga Qaf Thana
Fiksi- Duhet të hyjshe sot , dje
Fiksi- Pse nuk lejohet të hysh nga Kosova ëëë?
Shoferi 1- Shko provoje a mund të çoj në Shqipëri a kund
fiks – Po pse ka ligj ?
Shoferi 1 – Po pra, ka ligj
Fiksi- Që nuk ke të drejtë të hysh Kosovë Maqedoni ?
Shoferi 1 – Po s’ke se nuk ke vulë, po tranziton nga Kosova
pasagjeri- Po pse ato lekët që kanë marrë janë vetëm për atë që …?
Shoferi 2 – Ato i kanë marrë vetëm për kufi …
Këta të tonët nuk po kërkojnë se me kërku më mirë , kërkon lekë merrja vetë ( pasagjerit) dhe ec , ama s’po kërkon . Kurse këtu ( policet maqedonas) ai thotë menjëherë mbledhi ( eurot)
Fiksi – E nga sa euro kanë marrë ?
Shoferi 2 – Po nga 5 euro për shok
Fiksi – Nga 5 euro?
Shoferi 2 – Aq janë, aq janë sa thua ti
Fiksi- Të thotë ty me i mbledh lekët , nuk vjen me i mbledh vetë?
Shoferi 2 – Jooooo, po s’e ha ai me tërë ato kamera me hi me pa iiiiii… ai dhe veten e run, edhe mua më run, dhe ti kalon më shpejt . Sot ishte full nga 57- 60 ishin vetëm Shqipëri
Fiksi- Sot?
Shoferi 2 – Po vetëm dy janë për Maqedoni
Shoferi i autobuzit 1- krejt deshte me ju çu brenda me ju kontrollu juve
Fiksi – ky ëëë??
Shoferi 1 -po more shefi . ( vjen shoferi i dytë) ky shoferi e ka një djalë axhe e shkoi i foli fill. shyqyr që e gjetëm një rrugë tash e po lirohemi . u bë mitë tash
Shoferi i autobuzit 1- po mbledhim lekët
Fiksi- tani ?
shoferi i autobuzit 1 – po , ama durët poshteë nga 5 nga 5 euro meqë jemi numër i madh , veç dorën poshtë ëëë, sa të mundesh poshtë. po vjen , për vete i keni për ju.
Fiksi – po po
bashkëpunëtori i Fiksit- sa veta jeni ju ?
pasagjeri 1 – jam 2 , unë ta kam dhëmë atje
bashkëpunëtori- me kë je ?
pasagjeri 2- jam vetëm , ku jemi ?
bashkëpunëtori – tek dogana tek daogana
bashkëpunëtori – ja ku i ke , numëroi njëhërë vetë tani për siguri. Më rregull?
ne dogane të Serbisë
Fiksi – a t’i mori lekët? t’i mori ëëë?
Shoferi 1 – mos mor burrë bëjnë gjoja sikur vërejn aty tani
Kufiri me Hungarinë
Menaxheri i autobuzit – hungarezi i ka çmimet tjetër ndrysh
Fiksi – pse si i ka hungarezi ?
menaxheri i autobuzit – 100 euro , 100 euro
Fiksi – 100 euro për person ?
menaxheri i autobuzit – po 100 Euro per person vetëm për të rritur , për fëmijë jo.
pasagjer- qysh na nis ai qysh na nisai ne Prizren dhe na nis ne me dhanë 100 euro këtu . pse nuk thotë 400 euro ose 500 euro me kalu dhe i ke doganat e preme
menaxheri i autobuzit – shumë mirë unë po të tregoj , shumë mirë unë po të sqaroj . 100 herë i kam thënë 100 herë , jo një herë. kallzojau pasagjerëve që kanë më së pakti 180 euro gjendje për kufi, e ca kanë për me hangër e me pi ato i kanë më vete, 180 euro për kufi t’i kenë, të jenë të pëegatitur
Fiksi- mbaj unë garanci për kalimin tuaj atje tha ( agjensia )
menaxheri i autobuzit – unë s’mujt me mbajt garanci që kaloj këtu rregullisht, s’mujt me të thënë , se vllaun unë e kam para tre autobuzave , se ka me shku për Zvicër. para tre muj ditëve ma kanë kthy , ka kenë me mu s’kam pas ça me i bë
Fiksi – po për punën e dokumentacionit a të kerkojnë
menaxheri i autobuzit – 99 % të kërkojnë , 1 % s’të kërkojnë. ishallah ju e keni atë 1% fat.
ecnii se shoferin e keni aty .
Rama kur mori pushtetin, mori defin dhe kendoje kengen: RA Sala nga Kali. Populli i gezuar gjate dy vjeteve te qeverisjes se RILINDJES , po merr rruget e kurbetit duke kenduar kengen :RA ne Humnere Edi me RILINDJEN.
Nuk na duhet “eksodi” dhe hallet e shqiptarëve, neve…Ne bëjmë “politikë të madhe”… “Kërcënojmë” Rusinë (se jemi anëtar i NATO-s, de…), “ndihmojmë” BE-në (duke u dhënë mënd dhe përvojë që kemi me bollëk), punojmë për të ndërtuar “Shqipërinë e Madhe”, që shumë shpejt do të bëhet “Superfuqi”…etj., etj…..”Lum kush të rojë (në fakt, kush do mbetet), ta shikojë Zonjë”…
Një veprimtari kriminale e nxitur dhe e udhëhequr nga kriminelët kosovarë ! Kosovarët janë pas çdo zullumi, fatkeqësisht ! Shprehja cherchez la femme duhet bërë cherchez le cosovar .
Mirë , keq, duhet të pranojnë se “vëllau” në fakt është kushëri i 12-të.
Shqiptare qe kerkojne te fitojne leke ne kurriz te shqiptareve. Shqiptari trafikon shqiptarin. Gjynah!