Fondi i Nxitjes së Punësimit në Tiranë, Veliaj: Punësuam të rinj dhe ndihmuam biznese të gjenerojnë të ardhura

23 Prill 2015, 16:18Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, ishte sot në Vaqarr ku vizitoi kompaninë “ELAL-COM”, e specializuar në prodhimin e materialeve për instalime elektrike, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar 24 të rinj. Pasi vizitoi ambientet e kompanisë dhe u takua me të gjithë të rinjtë e punësuar, z. Veliaj tha se ky biznes është fillimisht, një burim punësimi dhe të ardhurash për të gjithë zonën e Vaqarrit.

Sipas tij, Fondi i Nxitjes së Punësimit është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëz me ndihmë ekonomike që të punësohen. “Nëpërmjet strategjisë tonë për zyrat e punës dhe Fondit të Nxitjes së Punësimit, kemi investuar në biznese të tilla si ky, ku punësohen të rinj dhe sjellin risi në përdorimin efiçent të energjisë. Më vjen mirë që Fondi i Punësimit ka rezultuar i suksesshëm dhe që 24 të rinjtë e punësuar këtu u shprehën të kënaqur”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kjo tregon që investimi i bërë nëpërmjet Fondi të Punësimit ishte i drejtë dhe se ka ardhur koha që, jo vetëm qeveria qendrore, por edhe ajo vendore, duhet të promovojë dhe investojë në ato kompani që punësojnë të rinj dhe sjellin risi në menaxhimin e qyteteve tona.

Drejtuesi i kompanisë “ELAL-COM”, z. Bedri Sulaj, tha se “jemi shumë të kënaqur për skemën e re të aplikuar nga Fondit i Punësimit. Të gjithë ata që janë punësuar te ne kanë gjetur veten, janë bërë profesionistë, bëjnë punë konkrete dhe gjëra të bukura për të hijeshuar qendrat e qyteteve tona”.

Në vitin 2014, Fondi i Nxitjes së Punësimit u trefishua në 2.7 milion dollarë, nga të cilat përfituan 356 biznese dhe u punësuan 4000 punëkërkues të papunë. Në vitin 2015, fondi u dyfishua në 4.5 milion dollarë dhe u punësuan 6000 punëkërkues të papunë.

32 komente në “Fondi i Nxitjes së Punësimit në Tiranë, Veliaj: Punësuam të rinj dhe ndihmuam biznese të gjenerojnë të ardhura”

  1. meli says:

    Shpresojme qe kte te beni dhe kur te jeni ne krye te bashkise se tiranes

    1. Anduena says:

      Ne 2 vjet eshte bere per rinin aq sa nuk eshte bere ne 25 te mbledhur se bashku dhe kshu duhet vazhduar, rinia eshte e ardhmja dhe fokusi duhet te jete tek ato, nese i rrisim te shtrembrer dhe e ardhmja e tille do te jete, shpresojme qe ne ministri te keni nje pasues te denje e qe punon me po aq perkushtim e zell sa dhe ju.

      1. gimi says:

        Po te kishte pasur shqiperia nje erion qe ne 1991 e te mendonte kaq shume per rinin sdo i kishim neper anglira sot duke punuar me ctu dal po do ishin gjerat shume me ndryshe dhe nje nga gjerat me te medha qe keni bere eshte ceshtja e arsimit profesional.

        1. roberti says:

          Rinia do plan, rinia do te angazhohet ne jeten aktive te qytetit te arsimohet ne menyre cilesore e jo me liberalizim universitetesh. Shihet qarte qe qeveria juaj e ka kuptuar dhe i ka dhene rendesi kesaj duke mbyllur ato qebabtore diplomash, duke i larguarar nga bixhozi e nga lojrat e fatiti, duke i dhene mundesi aktivizimi e punesimi duke pasur parasysh dhe kushtet e ekonomise se ktij vendi duhen vlersuar te gjitha. vazhdoni ne kete rruge.

          1. Pjeshka says:

            Kte duhet taq kuptoje rinia qe mashtrohet nga plerat e gangsterat e PD qe i premtojne vende pune neper gjermaniara e anglira ku ne fakt qellimi i vetem eshte tu marre ca lek per ti cuar e kaq.

        2. alo1 says:

          Na e shpifet me keto komente. Ikni kryeni detyren per te cilen paguheni tek ministria e punes e mos rrini duke komentuar, apo per kete paguheni??

    2. Fan Noli says:

      Ci ka keto gomarlleqe ky! Programi i nxitjes se punesimit!!!!! Po mire e kishim Saliun, se dhe ai te njejtin program kishte per nxitjen e punesimit! Kjo eshte Rilindja!!!!
      A pikaaaa, pikaaaa….!!!
      Me fallco se ky njeri nuk behet. keta sikur premtuan qindra mijera vende pune…nderkohe qe njerezit kane marre arratine. Dhe ka pafytyresine thote se jane nga veriu, nga njesi qe i administron PD, se i bie Tirana qenka administruar perkryer…
      a pikaa pikaaa….

      1. alo1 says:

        Po i ka hapur vendet e punes ky, ne gjermani france itali etj etj. Ky nuk premtoj vende pune ne Shqiperi por thjesht vende pune hahahaha

    3. danja says:

      te lumte per punen qe ke bere sikur te ishin te gjithe si erioni shqiperia do ishte vend perse mbaari

  2. drini says:

    keto po qe jane reforma,bravo zoti minister qe po ndihmon ne punesimin e te rinjve

  3. alina says:

    fondi i nxitjes se punesimit eshte shumefishuar me erion veliaj ne krye te kesaj ministrie dhe jan bere reforma te thella dhe en arsimin profesional

  4. ilda says:

    Vazhdo rrugen e nisur erjon.jemi me ty.kemi besim ne drejtimin tuaj.

  5. dorela says:

    shqipatret kane nevoje per keto politika reale dhe te rpekshme punesimi e jo si genjeshtart e pd

  6. jonida says:

    punesimi nxitet vetem em para dh ekjo po behet duke 4 fishaur fondet sic ka bere kjo qeveri,bravo

  7. klarisa says:

    bravo erionit ka bere nje pune te mire dhe ka qene inciatore i nje sere reformave te sukseshme

    1. zoi says:

      me pelqen Veliaj sepse ka treguar nje vemendje te vecante per punesimin dhe rinin ja vlen te jete kryeatri i bashkise se tiranes pasi sic beri reforma persa kohe ishte minister po ashtu do beje edhe per Tiranen

      1. fleura says:

        te lumte Erion ke qene me i miri ne keto dy vite qeverisje ?

        1. ori says:

          Njeri me vlera punetor dhe energjik po ashtu ka bere pune shume te mire me fondin e e nxitjes se punesimit duke i ardhur ne ndihme shume familjeve ne nevoje.

          1. lira says:

            te lumte reformator i zoti je

            1. niku says:

              Super pune e mire e bere nga ju per rinie, punsimin shperndarjen e drejte te te ardhurave, bravo

            2. zamira says:

              sikur ta fitonit ju bashkine e tiranes dhe te tregonit po kaq vemendje dhe kujdes per kryeqytetin do ishte dicka shume e mire per transformimin e tiranens ne nje metropol te mirefillte

  8. lona says:

    shqipatret i shpetojen vetem keto reforma te thella e jo rrenat e saliut e njerezve te tij…bravo erion do e fitosh tiranen

  9. sulo rrenja says:

    erion veliaj eshte kryetari i tiranes dhe se shpejti i te gjithe shqiperise qe po rilind perdite me njerzit qe po cajne ferren te hiki ku e munden

  10. livia says:

    suksese eri ke treguar qe je me i miri

    1. adrola says:

      Bravo kush te shan te ka inat se je me i miri dhe me i zoti

  11. Lilua says:

    na cate trapin ju ushtaret e Erionkes. Te gjithe te nje kallepi jeni. Edhe komentet I keni njesoj…..

    1. mondi says:

      bravo eri je i madh, je me i mire, ah sikur te kishe qene ti ne 91, perse perse linde aq vone, o lideri yne, hahah wtf as militantet me te thekur te pd nuk kane bere keshtu. qr

  12. Bleona says:

    Nuk e kuptoj se ku e shifni kete nxitjen e fondit te punesimit ne Tirane ju z. Veliaj pasi Ka me qindra – mijera te rinj (duke perfshire edhe veten time )te cilet kane mbaruar fakultet dhe jane pa pune , duke u endur rrugeve te Tiranes. Premtuat hapjen e vendeve te lira te punes por akoma nuk po shofim asgje ne drite .

  13. elton says:

    6000 te punesuar me 4.5 milion dollare??????
    Pra per 500000 te punesuar duhen vetem 375 milion dollare.
    Qenka e zgjidh puna, ne vetem heren e fundit morem 300 milione dollare nga BB.

    Kujt duhet tja q…. robt qe po vjen era genjeshter ketu

  14. turi123 says:

    Z. Veliaj nxitja e fondit te punesimit dhe mireqenia sociale qe keni siguruar ju po i dynd njerezit drejt Gjermanise! Ne kete vend te vret e mira, skeni faj!

  15. turi123 says:

    Z. Veliaj nxitja e fondit te punesimit dhe mireqenia sociale qe keni siguruar ju po i dynd njerezit drejt Gjermanise! Ne kete vend te vret e mira, keni te drejte!

  16. anila says:

    Aman ku jane keto vendet e punes??? Prandaj te gjithe po ikin jashte, sepse eshte e pamundur te jetosh me kete qeverisje! Mjer ne qe jetojme ketu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje