Frenimi i emigracionit, Policia Kufitare kthen çdo ditë mesatarisht 185 persona

19 Prill 2015, 15:54Sociale TEMA

Të paktën 185 shqiptarëve në ditë u refuzohet hyrja në hapësirën ‘Shengen’ nga vetë autoritetet vendase.

Shifra është zyrtare nga Ministria e Brendshme, e cila për dhjetë ditët e fundit informon se në total janë ndaluar për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian 1 mijë e 850 persona, raporton TCH.

Policia Kufitare kishte nisur një operacion për ndalimin e të gjithë personave, të cilët mendohen se janë të mashtruar për marrje azili kryesisht në shtetin gjerman.

Pavarësisht thirrjeve të shpeshta të qeverisë dhe në veçanti të Ministrisë së Brendshme se nuk u jepet azil ekonomik asnjë personi nga Shqipëria në vendet e BE-së, shqiptarët gjithmonë e më shumë në shifra që progresojnë nga muaji në muaj po e kërkojë këtë azil sidomos në Gjermani, ku gjatë pritjes së përgjigjes marrin një vlerë të caktuar monetare.

Pavarësisht faktit se 1 ne 100 raste e përfiton azilin në këto shtete, dëshira nuk po ndalet. Forcat e policisë kufitare kanë marrë urdhra të rrepta për të ndaluar çdo kënd i cili nuk përmbush kriteret e lëvizjes.

Portet shqiptare kanë qenë më së shumti qendra për lëvizje e shtetasve të cilët kanë dashur të largohen nga Shqipëria.

 

10 komente në “Frenimi i emigracionit, Policia Kufitare kthen çdo ditë mesatarisht 185 persona”

  1. bledi says:

    Gazetar te nderuar…po vazhdoni te jepni informacione te gabuara. Per azil ekonomik rapporti eshte ne 100 veta / 0 persona marrin letra….Asnje Person nuk merr azil ekonomik…

  2. tfgs says:

    ku shkoni mer qafpalare,big albania nuk braktiset…………..

  3. mitro says:

    Nuk e frenon kjo emigracionin jo,as demagogjia juaj.Emigracionin e frenon zhvillimi i vendit,hapja e vendeve te reja te punes,rritja e mireqenjes se popullit,respektimi i te drejtave te qytetareve.Asnjeri s’do te braktise vendin,te afermit e tij ,por kur situata behet e tille qe njeriu nuk sheh shprese atehere ai merr nga syte kembet duke thene : Me mire nje fund i tmerrshem se nje tmerr pa fund.Ndaj ju gazetaret “Profesioniste e te pavarur” dhe qeveria duhet te shohe shkakun e vertete te ketij problemi (varferine dhe mungesen e shpreses) dhe jo tek shoqerite mashtruese te udhetimeve.

  4. sal bjond darwini nga ulcini says:

    ca gallate
    si policet e ambasadave te vitit 1990 qe nuk i lenin njerzit me hy n ambasada!
    car t besh do te t bejn!
    ate qe bota ja boni shqipnis me 1990 tash po e pson n kurriz t vet,dhe po sillet sikurse sillej rregjimi komunist me njerzt.
    nuk i don kush shqiptart. po atehere pse ja ngrejtet mendjen dhe i bete te shkatrronin shtetin e tyre dhe tash ngelen perjasht si arixhinjt kur ja merr cadren lumi
    he perndim,je nji bythqim!

  5. hahahahaaaa says:

    o gazeta tema !
    ku e ke gjetur ate raportin 1ne 100 ?
    raporti i vertete eshte 0 ne 100.
    Shqipot e shkrete qendrojne atje per aq kohe sa i duhet administrates ( me “burokracine” e njohur sepse zbatojne ligjin per cilindo) gjermane apo te tjerave per te shqyrtuar çdo çeshtje, kohe qe eshte relativisht jo e vogel dhe kjo kohe
    i duket atyre te shkreteve se “po na mbajne”.

  6. aldo says:

    Askush nuk e merr rrugen kot kur nuk ka te pakten nje fije garanci ose shembuj positive. Kjo eshte propagande e qeverise per te na thene qe ne Shqiperi hahet me luge floriri. Pse nuk jepni detaje sa nga personat qe jane larguar ne periudhen 2014-2015 jane kthyr perseri ne Shqiperi?

    1. Flutura says:

      Do kthehen mos ki merak. Thjesht po presin procedurat. Ju nuk jeni ne nivelin e afrikaneve qe te ikni me azil. Eshte gjynah. Keni viza nga me te ndryshmet: vize punesimi (nese keni nje zanat qe atje kerkohet), vize studimi, burse studimi, bashkim familjar, per martese etj. Gati 20 vjet rrjesht keshtu kane ikur shqiptaret, nuk ua ka ndaluar njeri. Per azil jeni kujtuar vone.

  7. Gzimi says:

    Po pse mer shqiptare, braktisni vendin tuaj qe eshte me i bukuri ne Bote, qe ka flamurin me te bukur ne Bote, qe jemi raca me e zgjuar ne Bote. Po kur nuk punoni ne vendin tuaj kush do ju mbaje me buke ne Perendim? – Cari tasi!!!

  8. dn says:

    185 deshmi ne dite per susksesin e qeverise edhe ministrise se mireqenjes!

  9. djellori KOMUNISTI GREK says:

    PERVEC KONTROLLEVE NE PIKAT E KALIMEVE KUFITARE [toksore/ detare/ ajrore] DUHET BERE AKOMA PRAPAGANDE DHE TV. RADIO TE TE GJITHA KRAHEVE TE MAJTA DHE TE DJATHTA PA PERJASHTIM C;DO DITE DERISA NJEREZIT TA KUPTOJNE MIRE RREGULLAT E EVROPES [SHENGEN]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje