Ndryshimet në Kodin e Punës/ Jo më rikthim në detyrë me vendim gjykate

17 Prill 2015, 11:34Sociale TEMA

Ndryshimet  në Kodin e Punës, nuk lejojnë më që punonjësit e administratës publike që largohen nga puna, por që me vendim të formës së prerë nga gjykata duhet të rikthehen në vendin e mëparshëm të punës, nuk do e kenë më këtë të drejtë.

“Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata duke vleresuar rrethanat vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune”, thuhet në nenin 155 të Kodit i ri i Punës .

Për punëmarrësit e administratës publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në punë, punëdhënësi është i detyruar të respektojë vendimin, ndërkohë që sipas nenit, është riformuluar dhe fjalia e fundit është hequr dhe është shtuar pika që vendosen limite në ngritjen e padisë ndaj punëdhënësve në rastet e zgjidhjeve të kontratave.

Sipas ndryshimeve, në rast se kontrata zgjidhet në mënyrë të pajustifikueshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi ndaj punëdhënësit në gjykatë brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënies së punës. Në rast se motivi i pajustifikuar është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi. Për punëmarrësit në administratën publike zbatohen procedurat dhe afatet për ngritjen e padisë të përcaktuara në ligjin per Gjykatën Administrative.

Ndërkaq, Kodi i Ri i Punës, më konkretisht sjell 11 risi, të cilat parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes.
Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar.

Nga ana tjetër, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit.

Lidhur me lejen e lindjes, Kodi u jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit tashme mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare dhe kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.

Gjithashtu, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim ky, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë.

Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur si, hidraulikët, elektriçistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke i krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Kjo kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen.

Me ndryshimet në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Si një nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prekja e disa kapitujve të Kodit të Punës, konsiston kryesisht në pikat që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm. /gj.k/

4 komente në “Ndryshimet në Kodin e Punës/ Jo më rikthim në detyrë me vendim gjykate”

  1. alo1 says:

    Kthimi ne pune eshte tek ligji per nenpunesin civil dhe jo tek kodi i punes. Lexoni pastaj shkruani artikuj

  2. indrit says:

    Administrata ka nje tjeter ligj, ai per nepunesin civil. Nuk eshte ne fushen e kodit te punes rregullimi i marredhenieve ne administrate. Ligji per nepunesin parashikon rikthim dhe pagimen e rroges deri ne rikthi.

  3. The Code says:

    Sh dakord po kur do hy ne fyqi ky kodi i punes se po u vonua nja 6 muaj nuk ka vlere fare i rroft ministrit qe e beri gati???

  4. metlaj says:

    Ipafytyri EROn dhe mashtruesi rama pas luftes per mos patjes se sindikatav si brojtes se puntoreve po mundohen te bejne nje kod pune kunder tyre si dhe nje coroditje totale te ligjeve derisa te ndertojne nje administrat te heshte ndaj korrupsionit dhe sherbetor te bindur te rames dhe kupolles reth tij SHPRESOJME SE LEVIZJA E TE MODERUAREVE SI DHE DALJA E PARTIVE TE REJA TE MAJTA DO T DALIN te afta per ta cvendosur deri ne perballimin me ligjin te ketyre ideatoreve te anrshise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje