Braktiset nga prindërit pse lindi me sindromën down, fëmija shqiptar adoptohet nga një familje amerikane

14 Prill 2015, 17:36Sociale TEMA
Braktiset nga prindërit pse lindi me sindromën down, fëmija

Një fëmijë i vogël në Elbasan është braktisur në jetimore nga prindërit, pasi lindi me sindromën down.

Por, një familje amerikane, ka vendosur që ta adoptojë atë, duke treguar një shembull të madh altruizmi dhe dashurie për fëmijët.

Gjë që nuk ndodhi me prindërit natyralë të vogëlushit.

“Mario i vogel ishte braktisur në një jetimore të Elbasanit.

Por, shumë shpejt fati i ka buzëqeshur atij dhe kjo familje simpatike nga SHBA, ka zgjedhur pikërisht Marion për ta pasur në gjirin e familjes së tyre, duke i dhënë kështu atij një mundësi për të pasur një familje në një shtet ku ofron shumë me shumë se vendi ynë për të ardhmen e tij.

Ne patëm fatin të njihemi me këtë familje kur ata para se të nisen për në USA, u paraqiten pranë DSA për të bërë një vlerësim të zhvillimit të Mario bukuroshit”, bën me dije Down Syndrome Albania.

Tashmë Mario ka nisur jetën në SHBA, me familjen e tij të re./b.l

9 komente në “Braktiset nga prindërit pse lindi me sindromën down, fëmija shqiptar adoptohet nga një familje amerikane”

  1. Vllahooo says:

    Me Keq s’behet….. As pjellen e tij nuk po do njeriu.

    1. Shefqet Cela says:

      Mos fol keshtu se ben mekat.
      Prinderit e tija vuajne me shume se kushdo tjeter per krijesen e tyre. Problemi tyre eshte varferija. Femija do te vuante akoma me shume se ata oer shkak te kushteve.
      Gezim, qe ka gjetur nje zgjidhje te deshiruar nga prinderit dhe nga kushdo tjeter.
      Qofshin te nderuar adoptuesit qe bene kete xhest teper human!

  2. toni says:

    God bless you all

  3. albina says:

    bravo sdo i vije keq nenes biologjike turp

  4. Kruja says:

    Per tu gezuar por edhe per te qare njekohesisht.

    Gezohem qe u gjenden njerez me humanizem dhe karakter. Qaj qe prinderit biologjike jane ne shpirt me down syndrome… mbase edhe varferia mund te kete ndikuar ne ta POR SIDOQOFTE njeriu me karakter nuk e braktise femijen e vet.

    Femija duhet ashtu sic eshte nese vertet e do.

  5. Albani says:

    Zoti i shperblefte keta humane Amerikane me zemer te madhe.
    turp per prinderit Shqipetare,
    turp per shtetin Shqipetare qe nuk ndijmon ekonomikisht dhe sic duhet kete shtrese te lindur te shoqerise.

  6. bekim says:

    n q se eshte varferia mos benin femije fare

  7. SuloKapedani says:

    Braktisja nè kètè rast èshte pèr tè mirèn e vogèlushit i cili paska fatin tè mos vuaj fatkeqèsinè e prindèrve.Mendoj se eshte nje dhimbje pèr prinderit por edhe njè zgjidhje e mirè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje