Brenda një javë qeveria pritet të nxjerrë një vendim ku sanksionohen të gjitha detyrat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Arben Ahmetaj së bashku me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka i janë bashkuar aksionit të vullnetarëve për pastrimin e plazhit të Spillesë
Duke folur nga plazhi i Spillesë ku ka marrë pjesë në një aksion për pastrimin e plazhit ministri Arben Ahmetaj ka njoftuar se në këtë urdhër do të sanksionohen me detaje detyrat dhe përgjegjësitë e gjithsecilit për sezonin turistik.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se nuk mund të ketë sezon turistik pa plazhe të pastra, duke shtuar se vendi yne ka plazhe të pasura, por jo shumë të pastra.
“Vazhdon dhe rritet vlera e vullnetarizmit dhe kontributi qytetar për të mbajtur pastër mjedisin dhe bregdetin tonë. Sot, pata kënaqësinë të mar pjesë në aksionin e pastrimit në plazhin Spidhe, Kavajë, bashkë me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve.
Angazhimi i qindra tê rinjve dhe qytetarëve të thjeshtë deshmon që tashmë mjedisi është në qendër të opinionit publik. Dita ditës qytetarët po ndërgjegjësohen më shumë për rëndësinë e mjedisit si një e mirë e përbashkët. Ne kemi ngritur dhe synojmë të çojmë më tej një filozofi të re midis qeverisë dhe qytetarit. Një bashkëpunim i përbashkët në të mirë të vendit dhe natyrës.
Një shoqëri e tregon nivelin e qytetarisë nga mënyra se si kujdeset për mjedisin që e rrethon. MInistria e Mjedisit po punon për të përmirësuar ndjeshëm standartin e jetës së qytetarëve por janë vetë shqiptarët ata të cilët kanë rolin kryesor në ketë mision dhe është kontributi i gjithësecilit prej nesh ai që do na bëjë të kemi një mjedis më të pastër, plazhe më të pastra, njê Shqipëri më të pastër”, ka shkruar Koka në Facebook.
Aksioni për pastrimin e plazhit të Spillesë është i pari për këtë vit, në të cilin u bashkuan 250 të rinj vullnetarë.
Ata kontribuan në pastrimin e rreth 5 km vijë bregdetare duke mbledhur veç mbetjet plastike dhe vec mbetjet e tjera.
Pune e mire. Pastrimi i plazheve sidomos tani ne prag te hapjes se sezonit veror ka rendesi per faktin se rrit numrin e pushesve. Duhet bere shume ne kete drejtim pasi turisteve u duhen servirur kushte sa me te mira.
Si vend me potencial ne fushen e turizmit kemi nevoje qe ta zhvillojme edhe me shume ate. Nje turizem i zhvilluar perkthehet ne ardhje te turisteve te huaj ne Shqiperi. Promovimi i turizmit sjell edhe permiresimin e imazhit te vendit ne arenen nderkombetare.
Zhvillimi i turizmit sjell:
a) shtimin e pushuesve ne plazhet tona.
b) sjelljen e sa me shume turisteve te huaj ne Shqiperi
c) ardhja e turisteve te huaj sjell kapital ne ekonomine tone.
d) permiresim te imazhit, etj.
Deputete qe vihen ne rolin e qytetarit te thjeshte. Vendi yne me pasuri te shumta natyrore ka nevoje te mbahet i paster. Per kete duhet te ndergjegjesohemi te gjithe.
Bravo kshu punohet! Nqse duhet te kemi nje imazh te bukur per shqiperine. duhet te japin shembull te paret cdo deputet te cdo qytetar qe mos te ndosim shqiperine!
Sa fallco…!!!
O Lefter-Lefteri, me vullnetare e provoi xhaxhi 50 vjet, por kishte edhe kerbacin nga ana tjeter per ata qe hidhnin plehra vend e pa vend. Sot duhet ligji. Vendos nje gjobe 100 apo 200 euro per kedo qe hedh plehra lart e poshte dhe nje polic privat qe te paguhet nga paret e gjobave. Keshtu shpeton edhe vete nga e shtuna komuniste dhe i dedikohesh full time hajduterive sic ta do edhe nderi i partise…
shteti qe eshte zgjedhur per te menaxhuar te ardhurat qe mblidhen nga taksapaguesit e perdor kte te fundit si skllav per te mbledhur plerat ,nderkohe i takon shtetit qe te financoje komunat per mbledhjen dhe perpunimin e tyre,te mbledhesh plehrat me aksione vullnetare,dhe shteti krekoset per arritjet