Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës

9 Prill 2015, 12:24Sociale TEMA

Në mbledhjen e  Këshillit të Ministrave të datës 8 prill qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës.

Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e financave, dhe bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të ballkanit perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore durrës – tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në shqipëri

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.

Ky projekt i financuar nga BERZH synon që për herë të parë në vendin tonë, të ketë një segment hekurudhor të parametrave Europiane. Qeveria shqiptare ka përfituar një fond prej 1.2 milion euro për studimin e fizibilitetit për gjithë linjën hekurudhore shqiptare, e cila ka në përbërjen e saj rreth 450 km linjë hekurudhore në mbarë vendin.

Hekurudha  është e gjatë 38 km dhe lidh dy qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, Durrësin me Tiranën. Ajo u ndërta gjatë viteve 1948-1949 dhe ishte hekurudha e dytë për transport pasagjerësh e ndërtuar në Shqipëri pas hekurudhës Durrës-Peqin, e cila kishte filluar në vitin 1940 dhe u përfundua në vitin 1948.

10 komente në “Qeveria miraton projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë- Durrës”

  1. nje kafe por pa sheqer fare says:

    Po hekurrudha TIRAN DURRES esht ndertuar pa lindur ED RAMA ME ILIR METEN mer zot, shpjegoini gjerat brezit ri po ndertojm ato qe kemi shkaterruar kto 25 vite se po beni ju qe nuk keni byth te beni asgje sikur jeta villoi nga zero ne vitin 90te kur erdhen rrugaçeria kombetare ne pushtet, sa qesharak qe tregoeni mer zot,po mos na hidhni punen posht se na eshte qir nena duke i ndertuar hekurudhat ne ter teritorin shqiptar nga pogradeci e vlora dhe deri ne han te hotit ne kufi po i shitet ju barbaret per skrap shinat dhe bet vila se ishte koha barbarve te veshur me veladonin e demokracis,do keerkoni ndonje dit te ndertoni nga fillimi dhe vaun e dejes komanin dhe fierzen,po kur brezi baballarve tuj paska ndejtur kot ne at koh e ska ber asnje pun pse i paguani pesionet dhe nuk i qortoni qe paskan ndenjtur pa ber asnjegje 50te vjet,po gati ja u lan te tera o barbar po hidhni dhe perçmoni punen e te parve tuaj pa piken e meshires brez kurvash,ne vend qe ti rinovonit çfar ishin gati i shkaterroni te tera se doni te hapni tendera se si do vidhni ndryshe parat e kti populli inteligjent.

  2. LIU says:

    ishalla te behet te veje treni deri tirane sic ka qene te ndihmoje njerzit ishte shume mire po e prishi lulka

  3. Z/Kallami says:

    Rilindja po ecen ne gjurmet e monizmit me rindertimin e kesaj rruge.
    Mbas ndertimit se dyti te rruges hekurullore Tirane Durres,ti hyni ndertimit rruges Egnatia.Se kush dreqi i prishi keto rruge bash ne kohen e ballhudes e sot demokracise.Kush parti e kisht ne program prishjen e rruges.

  4. Spartaku says:

    Ne kohe e socializmit,lulezonin hekurudhat,dhe u perhapen si arterit,pothuajse ne te gjithe vendin me punen e palodhur te rinise shqipetare.Treni arriti edhe ne ato qytete qe nuk ishi imagjinuar ndonjehere,si ne Shkoder,Vlore,Mallakaster,Laç,Pogradec(guri kuq),te nisura keto nga Tirana.Njerzit udhetonin ne menyre komode me ato trena komode te ardhura nga Kina e vende te tjetera,me nje çmim bilete shume te arsyeshme e te kenaqeshme.Por ne vitet 1990-1991-1992,banditet e pd-ke,vandalete e kriminelit Sali Berisha i dogjen stacionet e trenit,trenat sa nuk ngeli asnje sedilje,te cilat sote jane katandisur nje shkaterrim total e ne nje mjerim,qe te vjen keq kur shikon nje tren te ndyshkur me dy vagona qe hiqet zvarre si gjarperi i vrare,me nje shpejtesi 15 apo 29 km ne ore.Trenat dhe hekurudhat jane kthyer sot turp i botes.Njerzit e saliu vodhen dhe shiten per skrap shinat e hekurudhes,te cilat katandisen rruget e hekurta ne nje shkertetire.Kur mendon se ku shkuan dhe pse u prishen hekurudhat,puna,djersa dhe mundi i popullit shqipetare,te vjen per te qare.Kurse Sali Berisha gajaset me te qeshur,se keshtu ishte deshira e tij.

  5. Laluci says:

    Po Rinasin do ta lidhin sic i ka aeroportet tere bota?

  6. Pa fjale says:

    Titulli duhet te Ishte : “Do Rindertohet Hekurudha Durres-Tirane”. Para 91-shit kemi udhetuar me dhjetera here me trenat e kesaj linje !

  7. tomorri says:

    Qe brezit qe kan lindur mbas 90-tes duhet tu sqarohet situata se vjen nje kohe dhe vijne barbaret perseri ne se ne tani nuk ja u presim duarte dhe koken fare qe ta dine çdo te thote shtet dhe pasuri kombtare.Shume mire e trajton problemin komentusi “nje kafe po pa sheqer fare”Kjo qe thote ky eshte realiteti dhe nuk ka pith seme ta ndryshoje kete realitet qe ka shkelqyere si drita e djellit.
    Vandalet dhe barbaret duhet te gjejne vendin e vete dhe te pergjigjen per shkaterrimet qe kane ber se ato shkaterrime nuk kane asnje baze morale dhe ligjore qe u shkaterruane dhe u pasurauane vetem ata me djersen e te tjereve.Kur te behet drejtesia ballehapur duhet te flae para ketij populli per te verteten qe per vandalet dhe barbaret do te jete shume e keqe dhe per popullin shume e mure.Presim drejtesine se ajo vonon por kurre nuk harron thote populli i pa gabushem.

  8. VforVendetta says:

    He me te lumte . E bere si qemoti.
    Se gjykatat ne Itali me keq se ktu 18 vjet ta cojne i gjygj derisa ti kete rrjep gjithe leket avokati.
    Si spo del ndonje ketu tja plasi i her e ishalla vejn mend te tjeret.

  9. Leonard Zissi says:

    Më tërhoqi vëmëndjen angazhimi i BERZHIT për të bërë edhe “vlerësimin financiaro-ekonomik të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri”.
    Disa vite më parë, në mos gabohem BB, bëri një “vlerësim” të tillë dhe gjithë rrjetin tonë hekurudhor e nxorri të paleverdishëm, me përjashtim të linjës Durrës-Tiranë që do të përdorej kryesisht për transportin e udhëtarëve. Mandje në këtë “studim ” konkludohej që rrjeti i paleverdishëm të mbyllej e të shkatërohej. Disa vite më pas, spcialitët tanë e studiuan përsëri këtë problem dhe nxorrën si konkluzion të kundërtën e asaj që propozonte BB dhe konkretisht se rrjeti ynë hekurudhor
    është i leverdishëm dhe duhen marrë masa për intesifikimin e tij.
    Gabime të tilla të rënda dhe trashanike institucionet ndërkombëtare bënë edhe në rastin e rikonstruksionit të Portit të Durrësit, ku për habinë e të gjithëve çmontuan gjithë linjat hekurudhore të brendshme të Portit.
    A mund të përfytyrohet një port i madh si Durrësi pa linja hekurudhore? Dhe ky gabim trashanik u rregullua muajt e fundit duke rivendosur linjat hekurudhore në Portin e Durrësit.
    Shqetësimi im është se mos vallë, në kuadrin e këtij “vlerësimi” të tanishëm, BERZHI të bëjë të njëjtat “gabime”, prandaj është domosdoshmëri që në këtë studim të marrin pjesë edhe specialistët tanë.
    Si specialist i hekurudhave që jam, mendimi im pë rrjetin tonë kryesor
    hekurudhor Durrës-Tiranë, Durrës-Shkodër-Kufi, Durrës-Elbasan-Pogradec dhe Durrës-Lushnjë-Fier-Vlorë nuk duhet prekur, ndërmjet të tjerave edhe për këto arësye :
    1) Me planet për lidhjen e rrjetit tonë hekurudhor me atë maqedonas, nëpërmjet linjës së Pogradecit, krijohet një lidhje shumë e rëndësishme tranziti nga kufiri me Malin e Zi dhe me Maqedoninë. Po ashtu, lidhja me Maqedoninë do ti japë akses këtij shteti për të shfrytëzuar më mirë portin e Durrësit pë tranzitimin e mallrave të saj të import-eksportit.
    2) Me lidhjen e portit të ri të Vlorës me rrjetin hekurudhor, do të intesifikohet edhe puna në linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë.
    3) Në kuadër të intesifikimit të punës të hekurudhës duhen marrë masa për transportimin nëpërmjet këtij rrjeti të çimentos dhe mineraleve që arijnë në sasira disa milionë tonë mallrash.
    4) Po ashtu e quaj të domosdoshme edhe lidhjen e portit të Durrësit me hekurudhë me Kosovën. Nuk e quaj të drejtë qëndrimin e palës sonë që këtë çështje po e zvarrit, në një kohë që pala kosovare është e vendosur për kët gjë. Kuptohet se për ndërtimin e kësaj linje duhen fonde të mëdha por nuk mund të kuptohet një integrim i Shqipërisë me Kosovën pa u lidhur me hekurudhë. Prandaj, në kuadrin e bashkëpunimit të dy vendeve, qeveritë të parashikojnë fillimisht studimin e leverdisë ekonomike të ndërtimit të kësaj hekurudhe dhe pastaj të punojnë për sigurimin e fondeve financiare.
    Leonar Zissi
    Specialist Hekurudhash

  10. Linda says:

    Gazetar hapi syte dhe mos disinformo. Titullu i grantir e thote qarte qe po financohet berja e projektit te hekurudhes dhe studimi i fizibilitetit. Projektimi dhe zbatimi jane dy gjera krejt te ndryshme. Ne mbarim te projektimit do te kuptohet se cila do te jete zgjidhja e duhur dhe sa do te kushtoje dhe a do te jete kjo e leverdishme per shtetin dhe per udhetarin.

    Zbatimi dhe ndertimi jane dicka tjeter.

    Mos raportoni kot me kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje