Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi projektin e dixhitalizimit të shkollave me tableta, ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi se kjo është një fazë e re në transformimin radikal në qasjen e kësaj qeverie ndaj shkollës, por dhe në marrëdhënien mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve dhe raportin e këtyre tre komponentëve.
Kryeministri Rama u shpreh se, “kjo është një fazë e parë e një transformimi. Kujtoj që kur ne e propozuam këtë projekt, në kuadrin e ideve të reja për shkollën, pati shumë njerëz që e panë me skepticizëm, apo të tjerë që shprehën cinizmin e zakonshëm në këto raste. Por ja ku jemi sot kur puna ka filluar dhe 60 shkolla do të përfshihen në këtë program”.
Sipas kreut të qeverisë “afro 47 mijë nxënës dhe mbi 2 mijë mësues do të jenë pjesë e parë e këtij projekti gjithëpërfshirës dhe në 3 vite të gjitha gjimnazet do të kalojnë nga faza ku gjenden sot në këtë fazë të re ku sot u prezatuan me të gjitha risitë dhe sfidat”.
“Sigurisht nuk është e lehtë dhe këtu ka një problem kryesor që për herë të parë nuk janë nxënësit halli, por mësuesit, pasi nxënësit e kanë më të lehtë ta thithin botën e teknologjisë dhe mësuesit e kanë më të vështirë prandaj trajnimi i mësuesve është një sfidë e madhe”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Kryeministri Rama shprehu besimin e tij se ky është një tansformim radikal që do të sjellë shumë të mira, por e mira kryesore është se do të krijojë lidhje të re mes asaj që ndodh në marrëdhëniet mes nxënësit dhe mësuesit, mes një klase dhe mësuesve dhe marrëdhënieve mes një shkolle dhe shkollave të tjera.
“Kjo teknologji na jep mundësinë të kemi përballë një pasqyrë të të gjithë lidhjeve dhe ndërlidhjeve në sistemin e dijeve, të ecurisë së nxënësve, të aftësië së mësuesve, por edhe të mënyrës sesi prindërit janë të përfshirë në këtë proces.
Ky sistem krijoi kushtet për mbedhjen e një informacioni që do të ndikojë jo vetëm në mënyrën e mësimdhënies dhe marrjes së dijeve, por edhe në mënyrën sesi do të veprojnë inistitucionet”, tha Kryeministri Rama. /gj.k/
hahahahahaha jo more nxenesit do perdorin tablet per te degjuar mesuesin ne klase??? kush do ti bleje tabletat??? sa kushtojne??? pse sbeni shkolla me mire po merreni me sisteme te deshtuara te cilat nuk kane funksionuar as ne boten perendimore. Libra fletore tablet karikus tablete tel karikues telefoni :). Mire shume
se harrova kemi nja 10 vjet qe degjojme digitalizimi kendej e andej. boll me budalliqe po beni politika per zhvillim ekonomik se e hengret popullin e shkrete
Flluska.
KY ESHTE PROJEKT VARI PER SHUUUME ARSYE DHE MBI TE GJITHA QE NXENESIT KANE NEVOJA PER BANGA PER SHKOLLA PER MESUES JU U CONI TABLETA QE TEMESOJNE NJE LESH SEPSE JA U PRISHEN JA E HUMBEN KUSH DO JUA BLEJ ETJ ETJ BENI SHKOLLA SE NE TIRANE KANE TABLETA PA JUA BLERE MESUESIT NDERSA NE FSHAT SKANE AS SHKOLLA AS MESUES PLUUUS ME DUKET NJE PROJEKT PER ZAHON KY QE TE NDJEHET I BARABART ME TE TJERET KUR TE VEJ NE SHKOLL
@Rama,
Ku i ke ato dhjetra mijra tableta qe do tu jepje nxenesve kur te vije ne puswhtet?