Besimtarët katolikë kanë festuar ditën e ringjalljes së Krishtit. Qindra besimtarë iu drejtuan Katedrales së “Shën Palit” për meshën e shenjtë, e cila zgjati deri në orët e vona pas mesnate.
Në këtë ditë të shënuar për katolikët Presidenti i Republikës u uroi Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve shqiptarë kudo që ndodhen.
Në urimin e tij Presidenti Nishani u shpreh se “Është një kënqësi e veçantë që të shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve. Dëshiroj që t’ju uroj nga zemra një ditë të gëzuar Pashkësh, të mbushur plot hare, shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash! Kjo festë na ringjall jo vetëm besimin tek i Plotfuqishmi, por edhe bindjen se vetëm nëpërmjet përjetimit dhe zbatimit të dëlirtë e të vërtetë të vlerave të pastra njerëzore”.
“Kjo e kremte shënon ditën kur shpresa ringjallet, kur besimi ripërtërihet edhe më i fuqishëm, kur bekimi hyjnor, harmonia, bashkëjetesa dhe toleranca fetare hijeshojnë plot nur shoqërinë tonë dhe këtë e vuri në pah edhe Ati i Shenjtë, Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të paharrueshme historike në shtator. Ndaj edhe urimi im është që këto virtyte dhe veti karakteristike shqiptare t’i ruajmë e t’i forcojmë nën frymën e kësaj Feste Pashkësh” u shprehet Nishani.
Po ashtu, kreu i shtetit thekson se “Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Shqipërinë edhe më afër familjes evropiane dhe kjo përbën një tjetër dëshmi se shpresa jonë nuk shuhet, por ringjallet si Krishti me më tepër fuqi”.
Po ashtu kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar për Festën e Pashkëve të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë kudo ndodhen nëpërmjet statusit të tij Facebook, duke u shprehur se “Uroj per Festën e Pashkëve të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë kudo ku ndodhen”.
gezuar gjithe shqiptarve.personalisht pashket i kam te djelen tjeter. gezuaR
@alexi, e pse te djelen tjeter, o mos kishte dy Isusa?
Gezuar Pashket , vellezer katolike ! Qofte i lavderuar Jezu Krishti dhe doktrina e tij paqesore e urtesise , tolerances , e mos kundershtimit me dhune , siç ndodh me ndonje fe tjeter kriminale . Kujtoni divizen e Krishtit : “Kur te godasin njeren faqe , ketheji tjetren” .
I uroj gezuar pashket vllezrve katolik.
GEZUAR PASHKA,gjidhe vellezerve katolike!
sa per te ardhurit e sulltan Muratit me 1445,st’arxidia mas………..
@tfgs, “nje pordhodox + pordhodox = tourkopordhox”, ta futa, ti je i njejti!
Ore do hiqni dore ju politikanet nga futja e hundeve dhe urimet per kesi datash. Jane zgjedhje personale dhe secili e perjeton sipas menyres se tij. Ju nuk keni surrat te flisni per vlera dhe moral sepse jeni deri ne gryke. Mos i ndyni keto me pranine VIP tuaj, nese doni te rrefeheni vishuni me tuta dhe shkoni si gjithe njerezia dhe rrini diku nga mesi i turmes dhe boll me deklarata tek shkallet (dhe per ironi me kleriket pas qe tundin kokat ne ato qe thoni).
S besoj te jemi me afer Europes.Kete vit po largohemi perseri me shpejtesi.Ujqeve u eshte shkundur mielli me te cilin kishin lyer duart.Europa(kecat) nuk e hajne ate teke.Nuk e hapin deren ujkut.