Rama e Thaci "Qytetar Nderi" të Ulqinit/Të nxisim paqen e stabilitetin në rajon (VIDEO)

4 Prill 2015, 13:29Sociale TEMA

Komuna e Ulqinit u ka dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, në vizitën që ata po zhvillojnë në Malin e Zi.

Përpara qytetarëve të Uliqinit, në takimin e parë të vizitës së tij në Mal të Zi në këtë komunë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda Basha, Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë për vlerësimin e bërë.

Rama  ka çmuar edhe vlerësimin e prezencës së Presidentit të Malit të Zi në ceremoninë e dorëzimit të titullit, që për Ramën simbolizon një pikë përbashkimi mes shqiptarëve dhe malazezëve.

Kryeministri Rama, ka theksuar se shqiptarët kanë barrën e veçantë të jenë nxitës të lidhjeve të paqes dhe stabilitetit në rajon, duke pasur në këtë mënyrë përgjegjësinë historike për të dhënë shembull.

“Kënaqësi krejt e posacme prej nderit te madh që ju me bëni me këtë titull. Çmoj praninë e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni që bashkon ne si shqiptare e malazez në një moment festiv por edhe reflektimi për rrugën e përbashkët. Në këtë rrugë Ulqini është një pikë përbashkimi mes shqiptarëve dhe malazezëve.

Na takon në këtë kohe të re të paqes të jemi nxitës të lidhjeve të paqes, por shqiptarëve iu bie një barrë e veçantë pasi sot janë më mirë se ç’kanë qenë po kanë përgjegjësinë historike për dhënien e shembullit të tyre”, u shpreh Kryeministri Rama

Kreu i qeverisë tha se i gjithë komuniteti shqiptar po ecën drejt bashkimit të të gjithë shqiptarëve në familjen evropiane.

“Do ecim drejt bashkimit kombëtar, të bashkimit të të gjithë shqiptarëve në familjen evropiane”, tha Rama

Gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, kryeministri Rama është mirëpritur nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka. /gj.k/

4 komente në “Rama e Thaci “Qytetar Nderi” të Ulqinit/Të nxisim paqen e stabilitetin në rajon (VIDEO)”

  1. safeti says:

    Kudo qe shkon shopallet qytetar nderi, procedura bajate alla edvince zero zhvillim, gjoksi plot me dekorata.

    1. aqifi (po i verteti ama) says:

      Thaci i ka plotesuar te gjithe kushtet per tu shpallur qytetar turpi, po dale nga dale po i ploteson edhe ky i gjati…

  2. Alphade says:

    Nje gje shume sinjifikative per momentin ….!!!!

  3. orienti says:

    -..duhet vleresuar..vleresimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje