Miratohet ligji për Arsimin e Lartë/ Financim në bazë të performancës

1 Prill 2015, 11:27Sociale TEMA

Qeveria shqiptare miratoi sot ligjin e ri për Arsimin e Lartë të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe që në thelb të tij do të ketë financimin në bazë të performancës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, në një deklarate për mediat nga kryeministria bëri të ditur se ky ligj vlerëson mundimin e studentëve dhe prindërve.

“Ligji për Arsimin e Lartë, sjell një mori ndryshimesh, ku në thelb është cilësia e Arsimit të Lartë, pasi ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë”.

Ministrja e Arsimit tha se koha e universiteteve që bëjnë sikur japin mësim ka marrë fund.

“Ky ligj është për studentët shqiptarë. Ky ligj rrit besimin e prindërve se koha dhe financat e tyre shpërblehen. Sot, Ministria, Universtietet, profesorati, si dhe Agjencitë e tjera të arsimit, janë mjete në funksion të këtij qëllimi, pra arsimit cilësor”.

Nikolla nënvizoi se ligji i ri ndryshon skemën e financimit, duke futur konceptin modern të financimit në bazë të përformancës.

“Kjo, pasi taksat e shqiptarëve duhet të prodhojnë maksimumin e vlerës. Dhe skema moderne që ofron ligji i ri, duhet të stimuloj një Arsim të Lartë më cilësor, duke rritur kërkimet shkencore, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për rrjedhojë, një arsim të denjë dhe mjaft cilësor për të rinjtë e të rejat. Kjo skemë, krijon mundësi për bursa për studentët me rezultatet ekselente, apo studentët që zgjedhin degë me prioritet kombëtar”, tha Nikolla.

Ajo tha se ligji i ri vjen edhe në ndihmë të optimizimit të financave publike. Sipas saj, në këtë mënyrë do të optimizohet  financimi publik për ata që kanë më shumë nevojë, duke gjeneruar ekselencën dhe të mirën publike.

“Universitetet do të kenë autonomin më të lartë, duke ndërtuar ato vetë stafin akademik, duke i dhënë vetë atyre mundësinë të zgjedhin studentët, numrin e studentëve…etj”, tha Nikolla.

Ky ligj mbështet senatin dhe rrit standardizimin e aktorëve të arsimit të lartë. “Ligji i ri do të rrisë cilësinë e pedagogëve, do të rris standardet e mësimdhënies, duke ofruar konkurencë të denjë për Arsimin e Lartë”, tha ajo.

Nikolla tha se ky ligj nuk dërgon para publike në institucionet private, por e kundërta shtyn privatin të financojë në sektorin publik.

Ministrja e Arsimit bëri të ditur se ky ligj përmbyll një fazë të rëndësishme të reformës në arsim, por përpara kemi ende rrugë për të përmbyllur deri në fund këtë reformë rrënjësore në arsimin e lartë me qëllim pas disa viteve, kjo refomë të kujtohet si një pikë kthese e arsimit shqiptarë. /gj.k/

3 komente në “Miratohet ligji për Arsimin e Lartë/ Financim në bazë të performancës”

  1. e. tollozhina says:

    Zj. Ministre, L. Nikolla, me vjen mire qe u hartua ky ligj. Duket shume i pershtatshem, por ju duhet te luftoni qe te mos shkelen ligjet ekzistuese deri sa te hyje ne fuqi ligji i ri. P.sh., perse mbahet Prof. Mihal Tase, kryetar i “Keshillit te Profesoreve” ne Fakultetin e Mjekesise, kur mandati 1 vjeçar i ka mbaruar prej 2 muajve??!!Reagoni nese nuk keni interesa korruptiv. Ju vete e vute ne kete detyure, duke hequr arbitrarish nje zonje te nderuar si Prof Elsa Kone. Kjo do te na jape siguri se edhe ligji i ri nuk do te shkelet.

  2. mira says:

    Nuk ja vlen te merresh me nje kukull qe ciceron sipas kurdisjes se kryeministrit PIKTOR.
    Nuk po hyjme ne sqarime dhe detaje sepse populli eshte i sterllodhur me keta palo politikane.
    Thjesht po sqarojme se kjo qeveri mori votat e elektoratit te majte per te qeverisur per popullin, pra me politika te majta ( se me kete sllogan mburen edhe nepeR media e TV) dhe nuk po ben gje tjeter vetem se po vazhdon reformen e nisur nga qeveria e serbit sali, reforme qe historikisht e ka zanafillen ne politiken ekstra te djathta dhe antipopullore te Pinochetit shume vite me pare, por e kamufluar si model anglo-sakson.

    KJO REFORME PRIVATIZON FINANCIMIN PUBLIK TE UNIVERSITETEVE SHTETERORE.
    KJO REFORME BEHET PER INTERES TE GRUPEVE LOBUESE QE JANE PRANE OSE BRENDA QEVERISE.

    Reformen po e kaloni por te jeni te sigurte se me keto manovra do humbni pushtetin shume shpejt dhe kjo reforme do te shreformohet perseri

    ps studentet shantazhohen indirekt nese marrin pjese ne proteste vecanerisht ne deget e inxhinierise ku eshte edhe bashkeshorti i ministres qe po ciceron.

  3. FJONA says:

    dikush te me thote konkretisht cfare perfshin reforma e re? a do te ngrihet tarifa vjetore per universitetet private?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje