Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ishin sot në qytetin e Lezhës ku vizituan një nga kompanitë e te peshkut, dhe që ka përfituar nga fondi i nxitjes së punësimit. Kompania Albafish ka 85 punonjës dhe falë mbështjes financiare që ka përfituar nga ky fond ka planifikuar që të punësojë edhe 36 punonjës të tjerë, të cilët do të merren nga listat e papaunësisë në zyrat e punës.
Në fjalën e tij në takimin e zhvilluar me këtë rast, kreu i qeverisë ka vënë theksin se projektet e qeverisë në fushën e nxitjes së punësimit kanë dhënë efektet e pritshme duke e bërë optimiste qeverinë për të rritur edhe më tej fondet për këtë qëllim. “Jam shumë i kënaqur por edhe shumë i impresionuar nga gjithçka pamë sot këtu sepse është një aktivitet shumë kuptimplotë i pasionit dhe këmbënguljes së jashtëzakonëshme të një sipërmarje por edhe i bashkëpunimit me qeverinë në funksion të nxitjes së punësimit”, – tha kryeministri Edi Rama.
Rama bëri të ditur se vitin e parë të qeverisjes socialiste fondi i nxitjes së punësimit u trefishua ndërsa për vitin aktual u dyfishua. Kjo politikë e nxitjes së punësimit sipas kryeministrit bëri të mundur që për vitin e parë numri i të punësuarve vetëm nga ky projekt të ishte afro 4 mijë persona, ndërkohë që për vitin aktual ky numër pritet të shkojë në afro 7 mijë të tjerë.
Ndërsa ministri Veliaj në fjalën e vet ka evidentuar faktin se qeveria i ka kushtuar një vëmendje të veçantë mbështetjes së biznesit dhe sipërmarjes si një promotorët e rritjes ekonomike dhe punësimeve në vend. Ai u ndal edhe tek një lajm tjetër që do ti shërbejë punamrrësve, duke bërë të ditur se nesër qeveria do te miratojë Kodin e ri të Punës, i cili do të ofrojë më shumë garanci dhe të drejta për punetorët.
“Kam kënaqësi shumë të veçantë që te kurorëzojmë në mbledhjen e qeverisë një projekt dy vjeçar, një projekt të vështirë por që besoj me ndihmën e sipërmarrjes dhe sindikatave kemi arritur të prodhojmë Kodin e ri të Punës. Është një nga konceptet më të gjera ligjore dhe më të mira ligjore për të administruar çështjet e punësimit, çështjes së marrjes dhe heqjes nga puna, çështjen e punshimit, çështjen e barrës, çështjen e punës natën, çështjen e punëve të vështira, të sigurisë së shëndetit në punë”, – tha ministri Veliaj.
Duke theksuar se ai është një Kod që përputhet me legjislacionet e vëndeve të zhvilluara të Eruopës, ka bërë të ditur dhe disa elementë që sjellë si risi, siç është e drejta e më shumë orëve pushimi për gratë e kthyera nga lejelindjet si dhe atyre që punojnë në orët e vona të natës. “Kodi i ri i Punës do mbrojë më shumë punëtorët, do ta bëjnë më të lehtë që njerëzit të kenë fleksibilitet. Kodi i ri i Punës në fakt është një nga kodet më moderne. Për gratë që vijnë nga leja e lindjes u garanton dy orë pushim në ditë për sa kohë janë ende duke ushqyer dhe mbajtur një fëmijë. Ata që punojnë në turnet e treta, ka një pagë të veçantë shtesë”, – tha ministri Erion Veliaj.
Për vitin 2014 nga Buxheti i Shtetit u akordua fondi prej 271.000.000 lekë për zbatimin e programeve aktive në tregun e punës. Për disbursimin e këtij fondi u krijua një model i ri për aplikimet, i cili lehtësonte aspektin burokratik për bizneset e interesuara, dhe gjithashtu u krijua edhe një sistem konkurrimi e pikëzimi, për të garantuar transparencën dhe ligjshmërinë e procesit. Kjo mundësoi shpërndarjen e fondit në 361 subjekte aplikues, teksa totali i bizneseve aplikuese ishte rreth 550. Në programet e punësimit në shkallë kombëtare për vitin 2014-të u përfshinë mbi 4,000 punëkërkues të papunë.
Ndërkohë që për vitin buxhetor 2015, fondi për Programet e Nxitjes së Punësimit gati u dyfishua, duke shkuar në 450.000.000 lekë. Programet e nxitjes së punësimit do të perfshijnë subvencionimin e punësimit, trajnimin nëpërmjët punës, punësimin e personave me aftësi të kufizuar apo praktikat profesionale për studentët e porsadiplomuar.
Kryetari i ardhshem i bashkise Tiranes, Erion Veliaj