"Edhe pak muaj, dhe do i shpëtojmë edhe kafshët

26 Mars 2015, 09:29Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shfaqjen horror në Kopshtin Zoologjik në Tiranë.

Ai thotë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të bashkisë dhe kryetarit të saj.

Sipas Ramës, për pak muaj do shpëtohen edhe kafshët, me zgjedhjen e një tjetër kryetari Bashkie në Tiranë.

Kam marrë shumë mesazhe nga ju për skenën tragjike të publikuar këto ditë në rrjetet sociale mbi ngjarjen e rëndë të Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Një përleshje e dëshpëruar kafshësh e organizuar nga dora e njeriut! Askund, në asnjë vend të botës e jo më të Europës, nuk mund të ndodhë që kafazet e Kopshtit Zoologjik të bëhen arenat e epsheve shtazarake të njerëzve.

Mjerisht kjo ndodhi në Tiranë. Dhe i befasuar si ju të gjithë ndjeva dhimbje por ndryshe nga ju, nuk fola sepse nuk desha që reagimi im të merrej si përpjekje për të nxjerrë ndonjë përfitim politik nga brirët e demit që sulmonte kalin e gjorë.

U habita që edhe këtë shfaqje kulmore të braktisjes së kahershme të detyrës, i pari i Tiranës që për katër vjet me radhë u soll si i fundit, e komentoi si faj të qeverisë e timin personalisht. Megjithatë përseri nuk fola.

Dhe as tani nuk dua të flas për këtë e atë, po vetem dua t’ju siguroj të gjithëve ju se rilindja e Kopshtit Zoologjik eshte pjesë e programit tonë të ri të zhvillimit për Tiranën. Ne do t’u japim fëmijëve e familjeve të Tiranës një Kopësht Zoologjik njësoj si në Europë dhe do t’i çelim dyert e kopshtit të rilindur brenda vitit 2016.

Bindja ime është se nuk na duhet një vit e gjysëm po vetëm 300 ditë pas fitores së ardhshme të 21 qershorit për t’i dhënë Tiranës Kopshtin e munguar Zoologjik, me pasuri speciesh e standarde europiane kujdestarie, por po e lë brenda 2016-ës për të qenë brenda siç i thonë!

Më vjen shumë keq për rrënimin deri në një shfaqje tragjike të shtëpisë së kafshëve të Tiranes dhe, besomëni, do të jem personalisht i angazhuar që çka ndodhi të kthehet jo vetëm në mësim, po në një zotim të mbajtur të mandatit të ri që ju do t’i jepni socialistëve e progresistëve për të qeverisur Tiranën në katër vitet e ardhshme.

Me në krye një qytetar të parë që nuk do ta ketë me Tiranën të fundit në radhën e shqetësimeve të veta!

Edhe pak muaj dhe do t’i shpëtojmë edhe kafshët e Kopshtit Zoologjik nga pasojat e pashmangshme të një bashkie që ka braktisur detyrën ose, më saktë, që nuk ishte asnjë ditë në detyrë nga dita e parë e mandatit që po mbyllet në mënyrën më të palavdishme”./b.l

12 komente në ““Edhe pak muaj, dhe do i shpëtojmë edhe kafshët”

  1. Juju says:

    Po ne 8 vjet qe ka qene kryetar bashkie pse nuk e beri?

    1. popull says:

      nga vjen o juju???????kur ishte kryetar basHkie EDI,u mor me tiranen,qe e kishit kthyer ju ne hale,si sot qe e keni kthyer……

    2. tafili says:

      me ska me sheshe me lule z.e p.d iku droga qe ju mbushte xhepat me euro tani ka shtet me bole ka liqe po ka edhe maliqe gembet ne nji kepuc si gjithe popuulli.

  2. MENTORES says:

    RILINDJE edhe per kopshtin zoologjik! Perpara, perpara, perpara….

  3. sherifi says:

    Le te shpresoim qe edhe femijet e Tiranes dhe ata te rretheve te tjera kur vizitoin Tiranen,te kene nje kopesht zologjik te bukur,ku mund te shijoin disa caste te mira si gjitj femijet e vendeve te zhvilluara.

  4. Me intereson te dija cfare fundi pesoje kali,
    u kurua apo jo,shpetoje apo jo…..?!

  5. Lilua says:

    E ke patur kohen e mjaftueshme kur ishe ti ne ate post. Tall menderen tani tall.

  6. Opinionisti says:

    Ik mër legen!

    Për batuta je i vetmi dhe po të kujtoj një batutë tënden para se të zgjidheshe Kryetar Bashkie:
    “Që të kuptosh gjendjen e Tiranës mjafton të shohesh gjendjen e luanit në kopshtin zoologjik”

    Po në të njëjtën gjendje vazhdoi luani edhe në 10 vjetët e administrimit tënd.

  7. Taqua says:

    Me Sa di une ky kopesht zoologjik eshte perzjedhur si me skandalozi ne bote me ate te palestines vetem qe ai i palestines kishte akoma 1 luan.

  8. Albani says:

    Rames nuk po i behet vone per njerezit,dhe jo me per kafshet e kopeshtit zoologjik.
    A thua qe ne te na quaje me kafshe se vertet kafshet?

  9. hahah ca gallate ky rama ,po e kthe gjithe shqiperine si kopesht zoologjik…

  10. emigranti says:

    Rama le ta ndertoje koposhtin zoologjik, dhe le te futet vete aty brenda..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje