Mbi 1 mijë legalizime që janë legalizim i një mundi, i një djerse dhe i një sakrifice të madhe që keni bërë të gjithë ju. E, për këtë, ne jemi shumë krenarë. Ashtu sikundër jemi shumë krenarë që ky proces për ne nuk është një proces i majtë apo një proces kundër të djathtëve, por është një proces për t’i trajtuar me dinjitet të gjithë shqiptarët, të majtë apo të djathtë, votues ose jo votues të koalicionit tonë, të cilët meritojnë më në fund të kenë dokumentin e pronës së tyre. Besoj që, ky është një ndryshim themelor midis kësaj qeverie dhe pushtetit të mëparshëm dhe për këtë ndryshim themelor unë jam i bindur që ne meritojmë edhe duartrokitjet e shumë demokratëve që janë këtu.
Nga ana tjetër, dua të theksoj që me marrjen e lejes së legalizimit nuk është thjeshtë marrja në dorë e një dokumenti që e garanton përfundimisht shtëpinë, por është marrja në dorë e një dokumenti që krijon një mundësi të re për ekonominë tuaj familjare. Sepse me këtë leje legalizimi dhe me regjistrimin e shtëpisë në hipotekë, ju bëheni pronarë të ligjshëm të investimit tuaj” u shpreh kryeministri Rama.
Vajti partia si ne kohen e komunizmit….
Nuk e ndryshojne dot stilin derisa te nderrohet dhe kjo gjenerate politkanesh…
O zot per te qeshur dhe per te qare…
injoranca eshte semundje e keqe
Nga nderzimi artificial
tek amerikanet ne Vietnam!
Nga trio Doshi+Frroki+Bami = burg
Te koleksionisti batakci Lame Nallania!
Bravo TemA ?
Ore c’jan kto leje legalizimi qe po falen gjithandej ????
Duket sikur me fal te gjithe te burgosmit per vrasje .