Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar sot në tërësi nismën e qeverisë për disa ndryshime në ligjin “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Ky projektligj vjen në kuadër të reformës së pensioneve, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti dhe parashikon ndër të tjera rritjen e moshës së daljes në pension të funksionarëve të lartë nga 55 vjeç që është aktualisht në 60 vjeç. I pranishëm në komision ishte edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i cili në fjalën e tij theksoi se ndërhyrja në këtë ligj u bë e nevojshme për shkak rritjes së numrit të përfituesve në mënyrë të ndjeshme si dhe thellimit të hendekut midis të ardhurave që siguroheshin nga skema dhe shpenzimeve që duhet të paguante shteti për përballimin e këtyre pensioneve.
“Nëse në vitin 2004 kjo skemë kishte vetëm 720 përfitues dhe shpenzimet shkonin në 148 milionë lek në vit, në vitin 2014 numri i përfituesve arriti në 1920 individë dhe shpenzimet në rreth 850 milionë lekë. Nga një llogaritje e thjeshtë rezulton se gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare të ardhurat janë rritur 6 herë ndërsa shpenzimet janë rritur 13 herë. Aktualisht, në këtë skemë vetëm 40% e shpenzimeve mbulohen nga kontributet”, – u shpreh minsitri Veliaj.
Në kushte e nevojës së harmonizimit të paramtrave financiarë të skemës duke lidhur më mirë kontributet dhe përfitimet, përmes këtij projektligji, bëri të ditur ministri Veliaj, bëhen disa ndryshime të cilat përmblidhen në tre kateogri kryesore: së pari, ato synojnë harmonizimin e efekteve financiare të skemës.
Së dyti, synojnë të rregullojnë më mirë trajtimet financiare të funksioneve dhe detyrave të krahasueshme. Së treti, të bëjnë disa rregullime teknike referuar disa problemeve që kanë dalë gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë.
“Një ndryshim thelbësor që sjell ky ligj është rritja e moshës së daljes në pension për funksionarët e lartë nga 55 në 60 vjeç. Dëshiroj t’ju sqaroj se mosha ishte caktuar 55 vjeç në një kohë kur edhe mosha e daljes në pension për të gjithë qytetarët ishte po kaq e ulët. Ndërkohë që mosha e pensionit për qytetarët është rritur dhe do vazhdojë të rritet gradualisht deri në vitin 2056, përmes këtij projektligji propozojmë që edhe mosha e daljes në pension për funksionarët e lartë kushtetues të rritet me 5 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”, – tha ministri Veliaj.
Përmes kësaj mase, theksoi më tej ministri, qeveria mban premtimin për uljen e moshës së minatorëve, të cilët punojnë në kushte mjaft të vështira, dhe rritjes së moshës së pensionit për funksionarët kushtetues. Gjithashtu ministri theksoi se një tjetër ndryshim që synon balancimin e skemës është edhe rritja e normës së kontributit me 1 pikë përqindjeje.
Kështu, nga 4, 3 dhe 2% përkatësisht për grupin e parë, të dytë e të tretë të përfituesve, norma e kontributit do të rritet në 5, 4 dhe 3% respektvisht. Nga rritja e normës së kontributit me vetëm 1 pikë përqindjeje parashikohet që të ardhurat e skemës suplementare të rriten me rreth 20% duke ndikuar drejtpërsëdrejti në reduktimin e subvencioneve nga buxheti i shtetit. Në këtë skemë suplementare aktualisht ka rreth 5 mijë kontribues dhe 1920 përfitues dhe masat e propozuara e reduktojnë deficitin e skemës suplementare e rreth 80 milionë lek në vit.
per mendimin nuk eshte i studiuar mire per arsye se mosha e pensionit duhet te ulet jo te ngrihet se gjithe rinia po emigrone se pune nuk ka se e kane zene gjithe kurroshat dhe skane cte japi me kerkojme njerez me shkolle te afte per profesionin qe kane qe ta cojne vendin perpara dhe jo mbrapa sic kemi bere keto 25 vjete
po pra se aty eshte halli ti zgjatim jeten pushtetareve se jane te pa zevendesuar pa populli si gjithmone ta haje. Si nuk keni turp qe vetem per vehte mendoni dhe te mykeni ne ato karrike te qelbura pa piken e turpit pa bere asgje per popullin dhe vendin si keto 25 vjet.Shikoni grekun eshe ne krize po u lidh minoritareve pension 360 euro pa patur fare mardhenie pune kurse tek ne 50 vjet pune nuk merr as 150 euro si e kaperdini nuk e kuptoj por na merrni mente me budallalleqe te tjera
Zoti Erjon ti je nipi i Salik Sulos i cili është gjyshi juaj nga mamaja.Nga Velça e Vlores i cili ka qene kriminel i pabese vrases maskara ultra komuniste ka bere me qindra krime.Nuk shpresojme nga ty ti je djali ilegal i Ahmadinexhad Presidentit të Iranit.