Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se tanimë ka një mënyrë të re të përllogaritjes së pensionit për të gjithë qytetarët, përmes një aplikacioni teknologjik ku mund të përllogariten vitet e punës dhe pensioni që mund të marrin.
Sipas tij, menyra si u rrëzua tavani i pensioneve lidhet me reformën e pensioneve, që është një nga reformat për të, më të mëdha të njëzet e pesë viteve të fundit.
“Ja si e rrëzuam tavanin e pensioneve përmes Reformës së Pensioneve, një nga reformat më të mëdha të njëzet e pesë vjetëve të fundit që qeveritë e mëparshme nuk patën kurajon ta bëjnë. Falë kësaj reforme secili e vendos përmes kontributeve të veta në vite pensionin që merr”, shkruan Kryeministri Rama.
Ndërkaq, ai eshte ndalur tek rëndësia e reformës dhe në të drejtën që u është dhënë grave shtëpiake për të marrë pensionin social.
“ Falë kësaj reforme dhe gratë shtëpiake që me ligjin e vjetër nuk merrnin asnjë qindarke, marrin një pension social. Falë kësaj reforme të gjitha pensionet rriten dhe kush ka kontribuar më shumë gjatë viteve të punës merr pension më të madh se sa ç’merrte me ligjin e vjetër që i mbante të gjithë nën tavanin e pakalueshëm të padrejtësisë mbytëse”, nënvizon kryeministri. /gj.k/
z.Kryeminister te shihen shtresat ne nevoje dhe pamundesia e tyre per te paguar energjine ujin dhe ne ato pensjonet sociale te ju shtohen te ardhura shtese te dala nga buxheti i shtetit. Dhe ata te marrin faturat ne dore dhe te mesohen te zbatojn ligjet dhe te behen qytetare te devotshem.DHE ne asnjemenyre te mos ju falen apo amistohen ashtu si pretendon avokati i popullit te ju fale kesaj lloj kategorie,ne populli jemi dakort ti kopesojme por ata me fature ne dore te paguajn rregullisht detyrimet.RESPEKTE.
dakort z.kryeminister dhe pergezime per reformen.po per ata qe kane dale ne pension te plote (p.sh aviatoret) 50vjec dhe jane punesuar ne privat ku krahas pensionit qe mernin ,pagueshin edhe nga puna qe benin ne aktivitet privat dhe njekohesisht paguanin edhe sigurime shoqerore e shendetesore ,pse issh nuk ja llogarit ne ritje pensioni dhe behet fjale per 12 vjet e barabarte me 26 miljon leke te vjetra?ku shkojne keto kontribute.duhet te behet nje ligj qe te rregulloje keto devijime.pershendetje