Protesta e thirrur nga Partia Demokratike ditën e enjte do të zhvillohet para godinës së Parlamentit, megjithëse ende nuk ka një njoftim nëse do të zhvillohet ose jo seanca parlamentare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka përmes një deklarate për mediat tha se nesër në orën 9:30 të mëngjesit, bashkë me të gjithë qytetarët që janë kundër krimit e padrejtësisë, që nuk duan që këtë vend ta sundojë krimi e terrori, të protestojmë në dyert e Parlamentit.
“Bashkë me qytetarët, me 12 mars, treguam njëzëri se kjo është kërkesa jonë, kërkesa legjitime e mbarë vendit e mbarë shqiptarëve, që Ilir Meta të dorëhiqet, e Edi Rama të mbajë duart larg hetimit, në mënyrë që të kemi një proces të plotë, të drejtë, të painfluencuar nga pushteti.
Parlamenti dhe demokracia kanë pësuar goditjen më të rëndë të këtyre 25 viteve, kur Kryetari i institucionit më të rëndësishëm në vend, gjendet nën akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve.
Megjithëse janë bërë 16 ditë që Ilir Meta gjendet publikisht nën akuzën më tronditëse të dy dekadave të fundit, ai jo vetëm nuk ka reflektuar, nuk ka dhënë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë, por në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, me Saimir Tahirin dhe gjithë strukturat shtetërore që kanë në dorë, po i bëjnë presion prokurorisë, dëshmitarëve kyç, po tentojnë fshehjen e të vërtetës.
Partia Demokratike nuk do të lejojë që republika jonë të bjerë, që ky atentat ndaj ligjit, ndaj hetimit, ndaj drejtësisë, të ndodhë.
Bashkë me qytetarët, me 12 mars, treguam njëzëri se kjo është kërkesa jonë, kërkesa legjitime e mbarë vendit e mbarë shqiptarëve, që Ilir Meta të dorëhiqet, e Edi Rama të mbajë duart larg hetimit, në mënyrë që të kemi një proces të plotë, të drejtë, të painfluencuar nga pushteti.
Nesër që në 9 e 30 të mengjesit, bashkë me qytetarët e vendit, do ta ritheksojmë edhe një herë kërkesën tonë në dyert e Parlamentit. Ne nuk të ndalemi, derisa të ketë drejtësi, derisa të ketë ligj, derisa të zbardhet e vërteta.
Ilir Meta nuk është më “de fakto” kryetar i parlamentit, asnjë qytetar i vendit nuk e njeh për të tillë. Ai e mban karrigen e numrit dy të vendit kundër vullnetit të popullit, vetëm e vetëm për të penguar hetimin, për të fshehur ngjarjen, e për të diktuar përfundimet që ai dëshiron.
Kërkesa e qytetarëve sot është të kemi hetim të plotë, objektiv dhe të drejtë. Kjo është kërkesa e Partisë Demokratike.
Ne do ta çlirojmë vendin nga sundimi i krimit”, tha Paloka. /gj.k/
Paloka: Beni protesta sa tu dalin nga Hundet,
vecse jo me puntoret e Bashkise se mbahen me
parate e taxapagueseve.
O PALOQE TE VIME PAS TEJE ,PO TI TÊTE VITE NUK NA APE TELEFONIN,NA LATE PA PUNE APO HARUAT ,TANI TE VIME PAS TEJE SE DO TI PUSHTET PRAPE HAROJE O CER I SALIUT
Nuk iken kollaj Likja. Perderisa ka mbeshtetjen e Rames (ne fakt Rama e do te vdekur, por ka hallin se i bje qeveria) ai eshte aty ku eshte, Kukudhi i Parlamenntit.qeveriise
ooooo ed paloka po ti bo proteste per hapjen e dosjeve te shohim ate te TONIN PALOKES kur punonte ne min e brndshme ne kohen e PPSH kur saliu ishte edhe sekretare…
Kush je ti mër pallosh qi përcakto se me cin osht poplli. Ik e mshi quret ne veni men llapës.
Tonin, palokeeeee.Toni te ka msu si te sillesh apo babi shpirteror Sali-krimineli.Ik mor dreq se na preve oreksin me t’pa….,pale me t’ndjek …Ik mor fshi hundet….
Kush je ti mër pallosh qi përcakto se me cin osht poplli?
Mor palaco,o karallo, pse flet ne emer te gjithe qytetarve shqipetar?
Flit t`pakten per militantet e tu, ato 5 lekshat qe nxirrni me kullot neper Tiron.Ik se lat nam,ene me ate Bumcin qi e keni ba si qen rrugac.Fliste si idot n`sy te eurodeputetve.Shum e kruani,doni me dal qi nuk bashkpunohet me kta se doni me ardh vet n`pushtet me vazhdu babzin e pafundme qi ju ka kap.Ju ka zon kapslliku,e qelbeni er mrena vetes.Rrac mo e keqe nuk kam pa.Mund t`ket kriminel,hajdut tek te dyja palet,por ma neveri se t`jepni ju me ato skenaret diletant,amator te tipit komunist,nuk ka bo nona.Mutin do i hani Ed Rams, mutin.Ai asht zgjedh per t`ba shtet,ju rrini me lindjen,se ja ferkoni mir serbit e rusit..Qelbsina..
Per çfare krimi flet ky idioti ? Per Gerdecin, per 21 Janarin, per vrasjet dhe vjedhjet e ’96 e te ’97, per zullumet e ’98-es ?
Populli thote se kurrizin e gungaçit e drejton vetem varri.