Veliaj nënshkruan marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Maqedoninë. Përfitojnë 300 mijë qytetarë

17 Mars 2015, 15:57Sociale TEMA

Shqipëria dhe Maqedonia njohin kontributet e sigurimeve shoqërore për efekt të përfitimit të pensionit për të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë në Maqedoni dhe anasjelltas. Kjo u bërë e mundur falë marrëveshjes “Për mbrojtjen shoqerore”, e cila u firmos sot në Shkup nga Mininistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë,  Erion Veliaj dhe homologu i tij maqedonas, Ministri i Punës dhe Politikave Sociale të Maqedonisë,  Dime Spasov.

Marrëveshja bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura. Ajo garanton personat që lëvizin nga një vend në tjetrin dhe personat në varësi të tyre e të mbijetuarit, të ruajnë të drejtat e fituara apo që janë duke i fituar. Por ajo që ka më shumë rëndësi dhe që prek një kategori të madhe qytetarësh nga të dyja vendet është mundësia që krijon për bashkimin e periudhave të siguruara sipas legjislacioneve kombëtare të cilat tashmë do merren në konsideratë, për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre për pension pleqërie, të invaliditetit dhe familjare për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit, si dhe të drejtën për të eksportuar përfitimet, atje ku jeton.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy ministrat e vlerësuan atë si një instrument që i vjen në ndihmë shumë qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë që për arsye të ndryshme kanë punuar apo punojnë, respektivisht në Shqipëri dhe Maqedoni, por që për mungesë të legjislacionit përkatës nuk mund të përfitonin të mirat e kontributeve të tyre shoqërore.

Marrëveshja që nënshkruam sot është dicka konkrete, e cila ndihmon për të pasur një pension më të lartë në të dy anët e kufirit. Rreth 300 mijë qytetarë potencialë andej e këtej kufirit do ta shfrytëzojnë e përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve. Kjo marrëveshje bën që askujt të mos i humbasë as edhe një ditë pune për një pension më të mirë nesër. Në 500 ditë qeverisje kemi nënshkruar disa marrëveshje për njohjen e pensioneve, shumë shpejt firmosim me Kanadane, Gjermanine dhe Austrine, si dhe shume shpejt do te nisin negociatat me Italine. Me homologun maqedonas diskutuam edhe per krijimin e nje tregu te hapur pune ne te ardhmen e afert”, – tha ministri Erion Veliaj.

Marrëveshja e nënshkruar sot është e treta e nënshkruar me vendet e Ballkanit, pasi më parë një gjë e tillë është bërë me Rumaninë dhe Kosovën.

1 komente në “Veliaj nënshkruan marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Maqedoninë. Përfitojnë 300 mijë qytetarë”

  1. metlaj says:

    Zoti veliaj mos u mundo te mbledhes uje nga vesa e barit por nga dete lumejte dhe shirat ndreq punet e pagese me shtete qe jane me 100000 te punesuar ku dhe pensionet jane me 10 here me te larte se maqedonija bulgarija ete tjer ne qote se nuk gjene arsyje llogjike per te dal ne televizor mund te punesohesh te agron leka bajko dhe te tjer qe te sigurojne daljen per kohe te gjate dhe disa her ne jave NE zyrat e shume shteteve qe jureklamoni njohjen e viteve te punes ne shqiperi nenpunesit e huaj qeshin me neve behuni serioz dhe i sinqerte se dhe listave te kryetareve te partive qe u garantojne zgjedhjen e deputeve kokbosh dhe servil pou vjen fundi se do te behen dhe manifestaqione per kete por jo si mjafti etjere por nga njerze qe s do te lejojne zhvillimin e ndeshjeve pa rregullore te sakte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje