Lu-Nikolla: SHBA mbështet reformimin e thellë në arsimin e lartë

17 Mars 2015, 10:37Sociale TEMA

Qeveria amerikanë mbështet reformën e thellë në arsimin e lartë. Kjo iu bë e ditur ministres së Arsimit Lindita Nikolla nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu, i cili në takimin e zhvilluar  shprehu mbështetjen për reformën në arsim si dhe projektet në fushën e edukimit.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministren Nikolla për vazhdimin e reformave të ndërmarra në arsim.

Ministrja Nikolla i uroi suksese Ambasadorit Lu në mandatin e tij dhe shprehu mirënjohjen për gjithë mbështetjen që SHBA ka dhënë në rrugën e reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare në fushën e arsimit.

 Ambasadori Lu dhe Ministrja Nikolla shprehën angazhimin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me projekte të tjera të përbashkëta në fushën arsimit dhe të edukimit.

Nikolla evidentoi mbështetjen e Qeverisë amerikane për reformën e thellë në arsimin e lartë, e cila mbylli 18-të IAL që nuk plotësonin kriteret e ligjshmërisë. /gj.k/

1 komente në “Lu-Nikolla: SHBA mbështet reformimin e thellë në arsimin e lartë”

  1. pastrim me detergjente says:

    Keshtu si eshte katandisur arsimi shqiptar ne keto 20 vjet duhet nje pastrim vertikal dhe horizontal ne gjithe administraten arsimore. As mos ti shkoje mendja kujt se mund te behet reforme ne arsim duke pasur pjese te kalbura ne trupin e tij. Ketu duhet te nise puna. Ligjet jane, strukturat jane, por ajo qe mungon jane njerezit e duhur, njerezit e ndershem, me mendje te hapur, pa axhenda personale, profesioniste te mire dhe te perkushtuar. Ka akoma njerez ne vendin tone qe jane te tille. Cdo njeri ka krijuar tashme nje profil te tijin. Nuk eshte veshtire te gjenden. Ka plot te tille, por jo ata qe e kane shkaktuar kete drame ne arsimin shqiptare. Duhet vetem vullneti per te shendetesuar me njerez te tille, duke larguar anadollaket nga godina e arsimit, pikerisht ata qe koha i ka lene pas, ne shume drejtime. Nuk kemi perse te shpikim rroten. Thjesht duhet te veme ne qender kapitalin njerezor qe di ti beje gjerat dhe jo vetem te flase apo te shkoje pas berihajt duke i bere qejfin eprorit te tij. Arsimi do njerez qe kane mendime, qe dine te punojne, qe dine te kundershtojne atu ku nderhyrja nuk eshte e drejte, qe dine te ndertojne nje te ardhme vizionare, jo thjesht njerez qe kenaqen me te sotmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje