Veliaj në forumin për punësimin, pensionet dhe arsimin profesional në Berlin

12 Mars 2015, 18:58Sociale TEMA

Gjermania ka presidencën e rradhës të grupimit G7, të vendeve më të industrializuara në bote. Tre muaj përpara samitit të Qershorit në Gjermani, qeveria federale po organizon një sërë forumesh tematike me fokus punësimin, pensionet dhe aftësimin profesional të të rinjve.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, ishte i ftuar në Berlin nga homologu i tij gjerman, z. Jorg Asmussen, si një histori suksesi e vendeve në zhvillim. Gjermania është partneri kryesor i qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional, modernizimit të zyrave të punës dhe së fundi, edhe në çështjen e hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Reformat në këto fusha kanë dhënë rezultate pozitive në Shqiperi; numri i të siguruarve në punë është rritur me 94 mijë vetë dhe regjistrimi në shkollat profesionale me 40% shtatorin e kaluar. Z. Veliaj dhe z. Asmussen kanë nismuar edhe negociatat për njohjen e pensioneve të emigranteve mes dy vendeve. Pas raundit të dytë që do të mbahet muajin e ardhshëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes në fund të verës.

2 komente në “Veliaj në forumin për punësimin, pensionet dhe arsimin profesional në Berlin”

  1. Liri says:

    Mire TEMA, mire.

  2. analisti politolog Qim Qimi says:

    C’na e nxirrni kete mutin, se na vjen per te vjedhe kur e shohim kete mavri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje