Për herë të parë, me reformën e re, pensionistët shqiptarë po përfitojnë pensione më të larta deri në 100 mijë lekë. Kështu deklaruan sot Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë përurimit të zyrës së rikonstruktuar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, e cila ka pësuar një shndërrim të plotë, si në ambiente, shërbime dhe teknologjinë e ofrimit të tyre.
Pasi pa nga afër ambientet e reja të kësaj zyre, kryeministri Rama u shpreh i mbresuar nga ky transformim. “Ky është vetëm hapi i parë i rëndësishëm sepse në këtë mjedis shërbehen rreth 100 mijë pensionistë gjatë vitit. Zyrat e pensionit duhet të jenë jo strofulla të errëta lëmoshash të vëna mes pisllëkut, rrëmujës, mërzisë, por të jenë mjedise të pastra, ku reflektohet mirësi, edukatë dhe vetëdije për shërbimin publik”, u shpreh Rama.
Më tej ai vlerësoi reformën e pensioneve si më të rëndësishmen në procesin e transformimit të Shqipërisë, duke theksuar se tashmë falë heqjes së tavanit të pensionit, janë vetë qytetarët ata që e përcaktojnë masën e pensionit të tyre. “Të gjitha llogaritë na bëjnë krenarë për një reformë të vonuar 20 vjet, që qeveritë e shtynë për të mos u marrë me ujërat e ndenjura apo për të vegjetuar në ujërat e ndenjura me shpresën se do të jetonin më gjatë në pushtet”, tha ai, duke theksuar se kjo reformë u bë me kurajo, duke marrë parasysh kostot.
Ndërkohë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vlerësoi se reforma e pensioneve ka dhënë efektet e veta, pasi është numri atyre që paguajnë sigurimet shoqërore është rritur me mbi 93 mijë vetë, ndërsa shtoi se tashmë falë skemës së re, profesionet e punës si ushtarakët apo arsimtarët, do mund të marrin për herë të parë pensione deri në 340 mijë lekë.
“Ne kemi patur një detyrim ndaj ushtarakëve dhe më vjen mirë që ata që i kanë shërbyer vendit me vetëmohim si ushtarakët, mjekët, mesuesit, për herë të parë vitet e tyre po shpërblehen realisht. Për herë të parë, sot kemi pensione deri në 340 mijë lekë, rreth 100 mijë lekë më shumë sesa pensioni tavan që kishim deri në vitin e kaluar”, u shpreh Veliaj.
Duke folur për reformën në pensione, kryeministri Rama tha se të gjithë përfitojnë një pension më të lartë, falë kësaj reforme. Ai vuri në dukje se, edhe kontribuesit më modestë, për nga niveli i përfitimit, përsëri marrin më shumë. Sipas tij, për një individ që ka kontribuar për 35 vite me pagë minimale, sot merr 143 mijë lekë, nga 141 mijë lekë që merrte me skemën e vjetër. Po ashtu, kreu i qeverisë Rama tha se kemi rivlerësuar me rritje të ndjeshme progresive kontributet e mësuesve në 35 vite, duke rritur pensionin e tyre me 51.000 lekë. Kjo sipas tij, është rritja më e madhe që është bërë për këtë kategori në 20 vite.
Me rritje, informoi ai, janë rivlerësuar edhe pensionet e ushtarakëve, minatorëve, etj. “Formula e re e llogaritjes, në bazë të reformës së pensioneve, na çon në kushtet e një Shqipërie më të drejtë e solidare. Njerëzve që kanë kontribuar, shoqëria u detyrohet më shumë respekt e trajtim financiar”, tha Rama. Kjo reformë, për kryeministrin Rama, është një shtysë kuptimplotë për të gjithë ata që duan të sigurohen e janë të siguruar./j.h
Tabelë ilustruese për pensionet me skemën e re
Ne rastese doni qe pensionistet e shpetojne nga radha e tortura per te marr pensionin,vini ne perdorim kartat e kreditit ,ku leket mund t’i terheqin ne banke.se ngelen ne radhe ter kohen….
Kur behet fjale per te shperndare therrime, dishepulli i Sorosit dhe metroseksuali Veliaj flasin me leke te vjetra qe te duket sikur c’po japin.
Kushedi c’mendim ka bleta e Arte Luan Bregasi….
A nuk eshte turp qe ne shkallen me te ulet, (perveç pensionit social per ata qe nuk kane derdhur asnjehere kontribut) renditet minatori ?
Nderkohe qe ne baze te ligjeve shqiptare dhe nderkombetare minatori eshte ne krye te listes se profesioneve te veshtira, qe kane qene e jane me te paguarat, pra kane pas derdhur e derdhin kontribute me te larta.
Por per qeveritaret tane te te gjitha ngjyrave dhe kallepeve, pavaresisht se ushtaraket kane qene e jane te klasifikuar me poshte sesa minatori si veshtiresi dhe rrezikshmeri jete e shendeti, kane pensione dyfish ne krahasim me minatorin.
Qeveritare leshi, qe nuk respektojne ligjet, por qeverisin sipas qejfit.
Shqiperi e maskarenjve dhe maskarallekut. Minatoret luftuan per vendosjen e demokracise, ushtaraket u fshehen skutave. Ushtaraket privilegjohen ne kundershtim me ligjin, minatoret diskriminohen…
Te gjithe krahet e politikes, te gjitha pushtetet ne keto 25 vjet i kane kontrolluar eterit dhe bijte e klaneve te diktatures dhe sherbetoreve te tyre. Duket si hakmarrje e padeklaruar e tyre ndaj minatoreve qe guxuan dhe luftuan me shume se te tjeret per demokracine. (per demokraci reale, jo per kete shtet-xhungel qe kemi sot)
O ti “demagogji dhe pordhe me rigon”!
Kur merr neper goje ushtaraket,dukesh qe je INJORANT dhe CMIREZI!
Ti nj cope ANADOLLAKU fshatar me 8 klase ke bere nje pune te rendomte se nuk beje dot pune tjeter te kualifikuar,na krahason punen e ushtarakut me te tuat!
Ne te gjithe boten USHTARAKU ESHTE NE VENDIN E PARE ne vleresimin financiar,shoqeror,intelektual dhe sakrificat e panumerta te sherbimit ushtarak!!!
Ti vertet punoje nen toke,se profesor universiteti nuk kishje TRU,por ne fund te dites shkoje ne shtepi,ndersa ushtaraket,benin nga 20-25 dite sherbime dhe gatishmeri dhe vetem 5 dite ktheheshin prane familjes!!!
Pa folur per te tjerat vetem kaq mjafton qe ti te mos hash MUT KOT!!!
Krahaso po pate tru POLICET E SOTEM me cdo lloj tjeter profesioni!
Kush eshte ne gryken e pushkes se krimineleve?
Kuptohet POLICET!
Ndersa te tjeret rrine e ngrohen prane familjes,ndersa polici perplaset 24 ore me KRIMIN!!
KURRE MOS U NGOPSH ME BUKE THATE,O MINATOR TRU THATE!!!
Shko tako Gezim Kalane se me ate e ke ndertuar kete MUT DEMOKRACIE qe kemi sot e 25 vjet!!!
per tju sqaruar, ardenica, ju informoj se ne Republiken e Shqiperise pensionet paguhen edhe ne banke te cilen e zgjedh vete pensionisti, dhe jo vetem ne zyrat postare. Keshtu qe cdo pensionist eshte i lire ta zgjedhe kete sherbim dhe te shpetoje nga rradhet e gjata. Keto pensione paguhen ne daten 21 te cdo muaji. keshtu qe ne rast se keni ndonje te aferm pensionist, sygjerojini ti drejtohet nje banke qe ai deshiron per te perfituar sherbimin.
me respekt Drejtoria e sigurimeve shoqerore Fier
Teknologu i nje fabrike merrka pension sa nje ushtarak!!!
Ne cilin vend te botes mund te ndodhe kjo menxyre e turpeshme???
Zoti Rama!
Mos beni sikur nuk kuptoni:
-Ne ish ushtaraket kerkojme nga ju URGJENTISHT:
1-Te shfuqizoni Aktin Normativ NR.5/2010 te Sali Berishes,re na kthehen leket e mbajtura si rrjedhoje e uljes drastike qe na eshte bere ne 2009 dhe ato te shpalljes debitore qe vazhdojne te na i mbani edhe ju!
2-Te ndalohet “GJUETIA E SHTRIGAVE”,qe bejne juristet e Sigurimeve Shoqerore ne gjyqet qe jemi duke zhvilluar per vite te tera per te kerkuar te drejten e mohuar antiligjore nga ISSH dhe te mos i apelojne vendimet e gjykatave ne kundershtim me interesat tona!
3-Te rishikohet i gjithe legjislacioni per pensionet e ish ushtarakeve,se eshte bere CORBE DERRI dhe te na jepen PENSIONET E PA PAGUARA PADREJTESISHT PER 3 VJET:1996 deri ne 1998!!!
Te zbatohet STATUSI I USHTARAKUT dhe jo te talleni me ne duke nxjerre ligje te ndryshme qe kane ndryshuar per keq te drejtat tona te fituara me pare!!!
Merruni me keto,para 21 qershorit se ndryshe ish ushtaraket ,familjet dhe te afermit e tyre rreth 500-600 mije votues NUK DO T’I KENI ME VETE!!!
DERI ME SOT:HARRAM VOTAT TONA!!!
PO JETOJME NE MJERIM TE PLOTE,se nuk mund te mbahet familja me nje gjysem pensioni,PA SHTEPI,PA PUNE,PA MBESHTETJE ME KREDI NGA USHTRIA PER TE BLERE SHTEPI,MJEKIME DHE ILACET NUK SUBVENCIONOHEN NGA SHTETI,pa le per pushimet ne Kovalishencat e Ushtrise as qe behet fjale!!!
Shpresojme te rinovohen (ne kompleks) te gjitha deget e Insitutit te Sigurimeve, se ka vite qe lulezon korrupsioni aty.