Artan Lame: Në Shqipëri nuk ka tolerancë fetare, por vetëm indiferencë

8 Mars 2015, 14:35Sociale TEMA

Në emisionin “Jamais Vu” të gazetarit Mustafa Nano, këtë të shtunë ishte e ftuar për intervistën fotografike drejtorin e ALUIZNI-t, Artan Lame.

-Foto e parë tregonte një shatërvan në një nga sheshet qendrore të Tiranës, diku pranë Kuvendit të Shqipërisë, i cili tanimë nuk ekziston. Duke interpretuar këtë foto Lame tha: “U bë një luftë e madhe për ta hequr këtë shatërvan të Tiranës. Dhe ishte një nga ato absurdet shqiptare. Kërkonte ta hiqte Instituti i Monumenteve, një institucion që është krijuar për t’i mbrojtur këto monumente historikë. Para 3-4 vitesh ky shatërvan me histori 100 vjeçare, u hoq me motivacionin që do zgjerohej rruga. Por në fakt rruga mund të zgjerohej pa e prishur monumentin e historisë. Për shkak u bë një zhurmë e madhe dhe unë kam qenë aty për ta kundërshtuar. Ndoshta dhe për shkak të kësaj zhurme ndodhi që ashtu siç e morën dhe e sollën sërish aty. Kjo është pjesë e kujtesës 100 vjeçare të Tiranës dhe ka kaluar në disa etapa. Shatërvani krijon një ambient i bukur që e zbut njeriun, nuk e bën egërsirë. Por ajo që më bëri përshtypje më shumë në atë kohë ishte një lloj armiqësie e shqiptarëve kundër ujit dhe shatërvanëve”.

Çfarë ka mbetur historike nga Tirana? Kësaj pyetje të moderatorit të emisionit Artan Lame iu përgjigj: “Ka shumë pak kujtesë tanimë dhe e kemi ruajtur me vështirësi. Kujtesa ka të bëjë me vendin, sepse unë e mbroj me fanatizëm një vend ku kam kujtime. Dikush që nuk ka lidhje me të nuk e ka problem. Unë e kam ndërtuar jetën në këtë qytet, në Tiranë. Nuk kam ikur asnjëherë dhe dua ta mbyll jetën këtu. Ndaj nuk shoh politikë në administrimin e këtij qyteti. Dhe kështu duhet të ndodhi në zgjedhjet lokale. Çdo qytetar ka hallin e shpirtit të vet, problemet e përditshme. Ajo që doja të thosha është pikërisht që ka ardhur koha t’i shohim zgjedhjet vendore jo thjesht politikisht, por çfarë është në gjendje të na zgjidh një kryebashkiak. Mund të themi shumë gjëra për administratën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ta kritikojmë, sidomos në mandatin e fundit, por si këto 4 vjet,  stanjacion e fshatarizimi që përcolli administrata e drejtuar nga Basha nuk ka bërë vaki”.

-Më pas u transmetua pjesë nga një film amerikan të cilin moderatori i emisionit e përcolli me shprehjen: “Mesazhi i një filmit: Premtimet janë premtime dhe nuk ka asnjë rrethanë t’i zhbëjë ato”. Duke iu referuar sentencës në fjalë Artan Lame interpretoi: “Ky është një film amerikan dhe do t’i përgjigjem në një mënyrë amerikane. Nëse ka një president që i gënjeu amerikanët në fushatën e tretë elektorale, që nuk do t’i fuste në Luftën e Dytë Botërore, ishte Franklin Rusvelti. Amerikanët ishin kundër luftës në Evropë. Por tre muaj pasi mori mandatin e tretë Rusvelti shpalli Amerikën në Luftë. E megjithatë gjyqi i historisë nuk e dënoi Rusveltin, përkundrazi u tha që ndërhyrja e Amerikës shpëtoi qytetërimin Evropian. Lideri prandaj është lider që të shohë atje ku masat nuk shikon dot. Ndërsa këtu te ne premtimet që bëhen janë të prishura që në themel, jo gjatë rrugës. Kjo vjen nga fakti që shqiptarët nuk e lidhin veten me shtetin. E shohin si tifozllëk politik. Shqiptarët i zgjidhin hallet me njëri-tjetrin dhe nuk mbështeten te institucionet”.

Ndërhyrjes së moderatorit të emisionit, nëse ka Shqipëria politikanë me shanse të humbura, Artan Lame iu përgjigj: “Gati të gjithë politikanët shqiptarë janë me shanse të humbura. E fillojmë nga Skënderbeu, politikan i madh por me shanse të humbura. Ali Pasha, jo aq i madh në politikë por gjithsesi me shanse të humbura. Por unë do të thosha se shanset më të madha i ka humbur Kara Mehmet Bushatlliu, i cili mendoi të kthehej në i krishterë dhe të lidhej me Austrinë dhe të kthehej kundër Turqisë. Por jo, ai e humbi shansin dhe u kthye me Portën e Lartë. I vrau dy kasnecët austriakë që kishin ardhur në Oborrin e tij. Ishte vetëm një natë ajo, dhe një shans i humbur. Shans të madh ne humbën me Vidin. Trokitëm në dyert e Perëndimit për herë të parë. Ata na sollën Vidin. Pra Evropa na e hapi derën. Por historia me Haxhi Qamilin e të tjera e prishën shansin shqiptar. Shanse humbi Zogu, por humbi dy herë dhe Enver Hoxha që i cili nuk u orientua në Perëndim as në ‘45 kur sapo dolëm nga Lufta dhe as më 1960 kur u ndamë me Bashkimin Sovjetik. Shans të jashtëzakonshëm humbi dhe Fatos Nano në 2005 që përgjithësisht bëri një qeverisje të mirë. Ndërsa Berisha ka humbur disa shanse, jo një, por të gjitha në emër të shqiptarëve”.

-Foto e radhës, një foto bardhë e zi, paraqiste një çift të ri që pozonin pranë një barake. Duke interpretuar mbi këtë foto Artan Lame tha: Sipas asaj që shoh kjo është një foto e pas vitit 1990, edhe pse realisht çifti ndan më ata të viteve ‘45-’46. Duket që janë një çift i viteve të demokracisë të sapo zbritur në fushë. Atë të vitit 1945 ishin njerëz idealistë që besonin se do hanin me lugë floriri, por që u ndeshën me diktaturën. Shqiptarët në vetvete nuk  janë popull sedentar, por janë popull që lëvizin. Të paktën 1000 vitet e fundit kështu ka ndodhur. Edhe kjo që ndodhi në demokraci nuk është ndonjë çudi. Por ishte gafë e dyfishtë e regjimit të Evner Hoxhës, e para që bllokoi lëvizjen, dhe e dyta që thoshte ‘lindni sa më shumë fëmijë’. Sapo ky kufi ndarës ra, ata që jetonin shumë keq në zona të thella u dyndën drejt fushave. Legalizimet janë gjëja më e mirë që po bëhet. Ka 15 vjet që politika i ka gënjyer njerëzit. Çdo kush prej tyre ka bërë një shtëpi dhe kërkon një letër për ta pasur të legalizuar. Por tanimë askush nuk e çon në mend që këta njerëz t’i çojë andej nga erdhën. Duhet kuptuar se fusha ka nevojë për krahë pune, qytetet nga e cila u larguan shumë njerëz jashtë shtetit krijuan vakum. Edhe ky vakum duhej mbushur. Kështu që legalizimet kanë filluar. Nga ana tjetër kjo duhet të ndodhi edhe për t’ia hequr politikës këtë masë njerëzish që përdoreshin për fushatë elektorale. Unë garantoj që brenda këtij mandati legalizimet do të jenë vetëm një çështje teknike, jo politike. Ne nuk mund ta përfundojmë të gjithë procesin në një mandat. Janë 427 mijë ndërtime pa leje. Një pjesë nuk mund të legalizohen dot. Do të ketë dhe të pakënaqur. Por nëse një proces kënaq 80 për qind të popullsisë ai është i suksesshëm. Pjesa masive informate pranë qyteteve do të legalizohet sepse kanë probleme më të lehta. Por shtesat në qytet janë problematike sepse shumica janë në procese gjyqësore”.

Foto që mbylli emisionin ishte ajo e “Kambanës së Paqes” të vendosur tek Piramida. “Është braktisur si monument, – tha Artan Lame duke interpretuar mbi këtë foto. –  Ideja është e bukur. Por ndoshta u vendos në vendin e gabuar. Ajo paraqet një kambanë paqeje. Dhe kjo si të thuash ka të bëjë me tolerancën fetare shqiptare. Madje për këtë është bërë dhe një debat i madh. Në të vërtetë unë nuk besoj te toleranca shqiptare. Ndodh që për gjënë më të vogël shqiptarët nxjerrin koburet. Si ka mundësi atëherë që këta shqiptarë vetëm te feja na qenkan tolerantë? Në fakt unë më shumë e kam lidhur këtë fakt me indiferencën fetare, jo tolerancën. Jemi popull rural, dhe fshatarësia është më e pandikueshme nga feja. Debati i kohëve të fundit, e arriti këtë rezultante, pra që shqiptarët janë më shumë indiferent se sa tolerant. Sepse ‘toleranca fetare’ u kthye në një mit, por dhe në një frazë boshe që më shumë përdorej nga politika. Faktet e fundit me ekstremistët myslimanë tregojnë që ne jemi të ndikueshëm dhe madje ky ndikim na bën dëm. Ose, të marrim një fakt tjetër, ajo që po ndodh me rrethimin e Katedrales Ortodokse. Pati irritim, u trajtua si epoka e një Enver Hoxhë të dytë. Por në fakt heqja e gardheve bëhet që njeriu të jetë më pranë institucioneve, t’i preki ato jo të ndahet me anë të gardheve. U hoq gardhi nga Kryeministria, do hiqen dhe nga institucionet e tjera. Më kujtohet një shprehje e Papa Gjon Palit të Dytë, i cili ka thënë: “Hapni Portat”.

9 komente në “Artan Lame: Në Shqipëri nuk ka tolerancë fetare, por vetëm indiferencë”

  1. tfgs says:

    ne nje bourdhelo sunitesh,nuk ka sesi te kete tolerance fetare,do te ishte absurde………

    1. Alblondon says:

      tfgs nuk e kuptoj se cdo the thuash me kete komentin tend. Jam i krishtere nga besimi e jo misliman. Pranoj vdekjen por jo islamin. Por kur thua se nuk mund te kete tolerance fetare ne nje bourdhelo sunitesh pra ne shqiperi, me duhet te them se ka me shume telerance fetare ne turqi se sa ne greqi, serbi. Une nuk jam dakort me doktrinen islame sepse eshte nje doktrine nga nje njeri i cmendur qe i dukej vetja profet me emrin Muhamet, por nuk mund te behem injorant i se vertetes.

  2. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    S’eshte e vertete qe Bushatlliu nuk desh te kthehej ne katolik,perkundrazi ai i propozoi Austrise qe t’a ndihmonte ne lufte kunder Turqise dhe do t’a kthente te gjithe pashallekun ne te krishter,por Austria nuk e pranoi kete propozim.
    -Ja c’fare shkruhet nga te huajt;-“En 1786,l’Autriche proposa au Vizir Mahmoud de le reconnaitre comme souverain independant de l’Albanie des qu’ilaurait recu le bapteme;(M.Cyrien Robert,Les Slaves de Turquie Albanais,et Bulgares,Paris 1844, vol.II, f.184).

  3. Malet says:

    Artan, mire per te tjerat, por per punen e indiferences fetare ja ke fut kot. Me sa di une jeni bektashi. Per kete fe indiferentizmi eshte disi me i theksuar se te fete e tjera tonat. Ndoshta ndikon kjo ne idete qe ke per fene ne Shqiperi. Gjykimi per bashkejetesen fetare nuk mund te marre parasysh periudha te ngushta kohore. Duhet marre parasysh periudha deri ne 100vjecare dhe duhet pare nese jane zene shqiptaret per fene ne keto vjet Mos harro se nga 1967 deri ne 1990 ishim shteti i vetem ateist ne bote. Mos harro se ortodoksia udhehiqet nga nje grek qe nuk predikon shqip dhe as kishen e Nolit. Myslimanet shqiptare kane problemin e pershtatjes me vendet perendimore kryesisht katolike o protestane ku kane emigruar per nje jete me te mire. Me ndryshe katoliket qe fale afersise nga vatikani jane gjithsesi me te rimekembur nga pikpamja ebesimit. Shqiptaret nuk jane indiferent ndaj dogmes qe udheheq gregen ne vathen e zotit. Jane predikuesit te pazot te bejne punen e tyre kuptohet te ngushtuar ne momentet qe kalon shoqeria jone. Me thuaj kur ke vajtur per here te fundit te falesh ne xhami te te them sa merr vesh nga kjo pune. Mund ta ndjesh keshtu nje gje por kjo nuk eshte keshtu per te tjeret

  4. Hm... says:

    or mik… pse hiqeni si iluminista dhe jepni verdikt per gjithshka. Feja pesupozon tolerancen por nuk e monopolizon ate dhe ata qe vriten e priten ne emer te fese, realisht i bie te mos jene fetare. Edhe nese jemi indiferente se nuk jemi fetare, boll qe ateistet jane tolerante ndaj besimtareve dhe anasjelltas, bejne martesa, kane shoqeri etj etj, boll qe dhe fe e ndryshme jane korrekte ndaj njera-tjetres etj tregon se jemi komb tolerant sepse kudo ne bote te eci cifuti rrugeve e perqeshin, tek ne nuk ndodhin kurre keto gjera. Pra toleranca shqiptare eshte konstante dhe ketu hyn feja, racat etj etj. Por nderkohe jemi gjaknxehte momenti por kjo nuk ka te beje me tolerancen kur e kemi koken te ftohte. Ndersa te tjeret e kane intolerancen te ngritur ne sistem, fe, shtet, akademi etj etj. Prandaj toleranca fetare eshte pjese e tolerances se pergjishme dhe per kete duhet te jemi krenar duke ditur se jetojme ne nje rajon qe historikisht eshte shquar si ‘kobure’

  5. Zig Zag Man says:

    Ne Shqiperi ka tolerance fetare te orthodoxeve ndaj pjeses tjeter, sepse pjesa tjeter sunite, besojne tek nje profet qe palloi nje 9 vjecare dhe nuk hane sanduic se ka proshute derri brenda! Imagjino tolerance dhe llogjike nga keta..!

  6. england says:

    Fagos mos u merr me sunitet nga kjo ane,shko dhe ze rradhen per ndonje kile pras falas andaj nga anet e tua…

  7. ILIRET says:

    Po shyqyr qe po del nje politikan dhe te thote, mos na cani veshet me fjalen tolerance fetare. Ketu te vrasin per nje fjale goje. Ne Shqiperi ka vetem indeference fetare, nuk ka fare fe, nuk beson njeri ne fe. Kjo eshte e gjitha.
    Fete jane vetem per perfitime materiale dhe monetare te atyre qe jane ne krye te institucioneve fetare. Kaq. Si partite. Por tolerance partiake nuk ka. Se prapa tyre fshihen interesa. Prapa feve nuk ka interesa. Po te kete te tilla, do te shfaqen xhihadistet.

  8. petrit zela says:

    Artan Lame,mund te them me sinqeritetin me te madh.Se qenke kaq I paditur,sa c’je ne menyren me komplekse,i lindur dhe I formuar si injoranti me -klasik- I popujve te shqiptarizmit..Se; indiferentizmi
    kurre nuk ka bere vend ne psikologjin e popujve te Shqiptarizmit.Dhe
    neqoftese shqiptaret nuk kane mundur,te kontribuojn ndaj njeri tjetrit
    me vlera materiale,por kurre nuk u kane munguar ato shpirterore.Se ne saj te atyre vlerave te jashtzakoneshme njerzore,te gjitha -Fete- ne vendin tone,dijten te gjejne -gjuhen- e shpirtrave te te tyre,te shkalles me te larte te qytetrimit.Le ta dijne te gjith ata qe nuk e
    duan shqiptarin, se shqiptaret do ta vazhdojn kete mission te shenjte
    te harmonizimit,sikur dhe 100-Besime te tjera te rilindin,por nga e njejta force, e shkalles me te larte te qytetrimit do te udhehiqen..Dhe
    jo nga indiferentizmi,qe eshte pjell e psiqikes tuaj te semure..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje