Shqipëria, vendi europian më i ekspozuar nga fatkeqësitë natyrore

7 Mars 2015, 15:47Sociale TEMA

Shqipëria  është vendi me i ekspozuar në Europë nga katastrofat natyrore për vitin 2014. Raporti i Riskut Botëror e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe në vendin e 37 mes 171 vendeve  të botës, për fatkeqësitë natyrore, apo për pasojat ekonomike që shkaktohen nga to.

Shefi i emergjencave civile, Shemsi Premçi, i cili bëri publik raportin tha se  “Raporti i riskut botëror të vitit 2014, i botuar rishtazi nga universitetet e Kombeve të Bashkuara, institutet për mjedisin dhe sigurinë njerëzore, i cili ka përllogaritur indeksin e riskut në fatkeqësitë natyrore për vitin 2014 në 171 vende të botës, bazuar në ekspozimin ndaj fatkeqësive dhe cënueshmërinë pre tyre, si dhe mundësive për të reaguar ndaj fatkeqësive, e ka renditur Shqipërinë në vendin e parë më të rrezikuar në Europë dhe të 37-in në botë”.

Sipas tij faj për këtë ka edhe politika, e cila duhet të jetë më koherente në miratimin e ligjeve jo vetëm për të menaxhuar fateqësitë natyrore, si përmbytjet apo tërmetet por edhe për t’i minimizuar ato.

Është tepër e vështirë të ndërgjegjësohet politika shqiptare për të reaguar ndaj kërcënimeve që natyra i shkakton njeriut dhe shoqërisë shqiptare. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për përshpejtimet dhe miratimet e ligjeve të ndryshme në kohë rekord kur e kërkon situata politike. Por asnjëherë nuk përshpejtohen dhe nuk përqëndrohen politika shqiptare për të miratuar ligje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës së njeriut”, tha Premçi.

Këto deklarata janë bërë gjatë konferencës së “Menaxhimi i emergjencave civile në Shqipëri”, në të cilën kanë qenë të pranishëm, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

 

1 komente në “Shqipëria, vendi europian më i ekspozuar nga fatkeqësitë natyrore”

  1. Zef Kallami says:

    Po nese i referohemi Prillit te vitit 1979.A mundeni te na tregoni se ne cfare rrezikshmerie vlersohesh ne ate vite Shqiperia.Si dhe me sa shpejtesi u perballue situata e rrenimeve te ati termeti(Zerzeleje)ne kohe(no koment,dihet,per 6 muaj).Kur sot ala nuk jane dhane damshperblimet e permbytjeve ne shkodren veneciane.Fatekeqit protestojne.
    Nuk ka zog nanet qe din me i dhane dume politikave te interresave te larmishme te unit te cdo kohe me stilin si asht vendi bahet kuvendi po me stilin dallandyshe kthehu ndryshe.Kjo do jete perjetesisht plotike corientuese e mendjeve te popullit ne gjithe historine e te ardhmes.Ku nuk do bazohet asnjihere mbi te verteten.Po vetem mbi rrenen,genjeshtren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje