Qeveria lancoi dy projekte në fushën e arsimit, i pari për të nxitur mësuesit e nxënësit me kulturën e projekteve dhe së dyti për të nxitur krijimin e modeleve në sipërmarrje.
Në këtë kuadër çdo ministër do të marrë në patronazh nga një gjimnaz në vend, ndërsa Kryeministri Edi rama dhe zv.Kryeministri Niko Peleshi do të kenë nën mbikëqyrjen e tyre nga dy shkolla të mesme.
Po ashtu, basketbollistët kampionë që kanë bërë historinë e këtij sporti do të marrin në patronazh palestrat e gjimnazeve për tu mësuar nxënësve basketbollin, kjo pas marrëveshjes së firmosur nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla me kreun e Federatës të Basketbollit Avni Ponari.
“Ditë e shënuar për mësuesit e për prindërit. Është dita e arsimit, e shkollës. Sot duam të kremtojmë këtë ditë duke lançuar dy iniciativa, njëra iniciativa jonë si anëtarë të kabinetit për të marrë në patronazh nga një shkollë, mua më ngarkuan dy.
Do bëjmë një punë të posaçme në funksion të zgjerimit të një horizonti që sot për sot është shumë i mbyllur në sytë e nxënësve dhe mësuesve.
E kam fjalën për horizontin e ideve të nxënësve dhe mësuesve për të shkuar përtej orës së mësimit, për të krijuar hapësira qytetarie në mjedisin e edukimit. Shkolla nuk është vendi ku merren dije, por hapësira ku formohen qytetarët.
Një qytetar i mirë është më shumë se një nxënës i mirë, është një njeri i angazhuar për fatet e shkollës dhe komunitetit. Do angazhohen me projekte jashtëshkollore, do jetë pjesë e punës së përbashkët mes nesh, mësuesve dhe nxënësve. Mund të bëhet shumë më tepër për mjedisin, për familjet në nevojë për të moshuarit. Sot na duhet të bëjmë një sforco për të krijuar një rritje të punësimit”, tha Rama.
Sipas tij, në këtë rrugë, për fat të keq, pjesa dërrmuese e të rinjve e kërkojnë mundësinë e tyre tek shteti, përmes trokitjeve në dyert e shtetit.
“Rrallë kush e shikon këtë përmes vetes, t’i krijojë vetes një mundësie për një punë apo të tjerëve. Ky projekt do na ndihmojë të nxisim dhe talentin për të qenë sipërmarrës.
Ne jetojmë në një vend ku figura e sipërmarrësve është njollosur, shihen si njerëz të dyshimtë. Pjesëtarë të një bote të papastër, kjo është e pavërtetë, është një mit për tu shembur dhe zëvendësuar me figurën e sipërmarrësit si një figurë kyçe, si një model për tu ndjekur.
Ndaj të rinjtë duhet të kenë modelet e tyre në sipërmarrje, janë pa fund talentet, ne duhet të luftojmë për ta thyer kornizën brenda së cilës zhvillohet përpjekja e gjeneratës së re për të parë të ardhmen”, theksoi Rama.
Në vijim Kreu i Qeverisë u shpreh se tashmë duam të investojmë për të luftuar me një mangësi të madhe të trashëguar prej vitesh, boshllëkun e madh lidhur me projektimin, me projektimin e ambicieve dhe nevojave.
“Në hapësirën e mundësive që ofron shoqëria demokratike janë të pafundme rrugët që të sigurosh jo vetëm vazhdimin e një ideje, por mund të sigurosh financime, të financosh veten e të punësosh dhe të tjerët. Por duhet të mësosh si bëhet një projekt, si bëhet i besueshëm. Përmes financimit të një ideje mund të ushqejmë shumë më tepër njerëz se sa përmes lëmoshës. Të fusim që në shkollë e më pas në universitet kulturën e projektit, janë projektet ato që bëjnë diferencën.
Dallimi mes ëndrrës dhe projektit është afati, të gjithë kemi ëndrra e nuk ka ëndërr të parealizueshme. Ndaj duhet një projekt, ka një rrugë përmes të cilës duhet të kalojmë për të bërë ëndrrën realitet. Ne do krijojmë bazën e një kulture për projekt. Ambicia jonë është që këto shkolla, pasi kemi marrë rezultate t’i bëjmë mësues të shkollave të tjera për të treguar se si bëhet e mundur, e të fillojmë të mendojmë ndryshme.
Ja se si duam ta bëjmë këtë gjë. Në Shqipëri ka më shumë para se çka projekte. Problemi nuk janë paratë por janë projektet, ëndrra ka kudo, por jo kudo ka projekte që i bëjnë ëndrrat realitet. Nëse shikojmë vendet në thithjen që marrin para nga BE, shohim se kjo është e lidhur me dijen e aftësinë. Vendet më të zhvilluara të BE marrin më shumë para. Asnjë nga vendet e BE nuk thith dot 100% të parave që janë në dispozicion.
Për të kaluar tek Shqipëria, nëse bëjmë një analizë të fondeve që janë vënë në dispozicion dhe fondet që ka marrë Shqipëria jam i bindur se do të ndihemi shumë keq. Do të ndiheshit të befasuar, arsyeja është e thjeshtë për të marrë paratë duhet dije, nuk duhet pasuri. Ne me këtë iniciativë shkojmë në drejtimin e duhur dhe hedhim bazat për të transformuar mjedisin e shkollës ku përgatiten qytetarët e të nesërmes.
Jemi gati të lançojmë dhe një iniciativë tjetër, të një grupi kampionësh të sportit. Njerëz që arritën të bënin sukses e të ngrinin peshë zemrat e këtij populli. Në një kohë kur numri i palestrave ishte i vogël, kushtet për të luajtur basketboll ishin shumë më të këqija. Por ky grup njerëzish, lidhen me njëri tjetrin nga historia e suksesit. Secili nga këta kampionë kam marrë përsipër të marrin në patronazh palestrat dhe t’iu vihen në dispozicion të prindërve dhe fëmijëve që të mësojnë basketbollin. Të konsumohen orët e lira në një aktivitet që është përtej rezultatit të ndeshjes. Kjo është rëndësia e të qenit pjesë e një skuadre. Dhe përmes qytetarit është dhe marrja me politike, e kjo ka ardhur kur njerëzit nuk zgjidhnin dot problemet të sigurisë, apo të problemeve të tyre e nga shoqëria ku njeriu ha njeriun erdhëm sot tek demokracia.
Unë vet do të kem nderin e madh të jem në dispozicion të dy gjimnazeve që janë shembuj të shkëlqyer për rezultatet, “28 nëntori” i Shkodrës dhe “Ali Demi” i Vlorës. Sot kanë një sfidë të shkojnë përtej rezultatit, apo të plotësimit të detyrave të shtëpisë, duhet të shkojnë përtej rezultatit të plotësimit të detyrave si qytetarë”, u shpreh Rama. /gj.k/
Po mire perse fjala LANCON perse perdorni fjalet te huaja,perse e keni bastarduar shqipen ne nje menyre qe ta shpifni kur lexon njeriu,FILLON,NIS DY PROJEKTE .Gazetare me nje fjalor shume shume te varfer,nivel medioker njohurish.Turp!!!
Ide shume e mire,respekte per mbeshtetjen e sportit ne Shqiperi .
Nuk i kam furca,por je i vetemi kryeminister,qe mendon vazhdimisht per zhvillimin e sportit dhe infrastruktures se saj
Por…
Trajner nuk mund te behet cdo sportist!
Palestrat e shk. te mesme,jane jashte kushteve,per stervitjet sportive,mungojne dimensionet e fushave,lartesia,tabelat deri dhe topat e basketbollit.
Per kujtes,8 vite te PD-s dhe 2 te PS,neper shkolla nuk eshte derguar nga shteti asnje top basketbolli,per mesim !!!
Ne Tirane,legjenda e basketbollit,Bujar Shehu,se bashku me grupin e trajnerve,ka kohe qe punon me grup moshat,te njejten gje mund te themi per Zenel Veksharin,shkodranin e pasjonuar,etj,
Thembra e Akilit eshte mungesa e infrastruktures sportive.Palestra e policise e ngritur se fundmi,do ishte nje model per tu ngritur ne cdo Qark.
Ne kohen tende,fqinje yne ish Jugosllavia,kishte dhe ka(ne republikat)kosha basketbolli ne murin e shtepive,terene sportive bashkohore,trajner te kualifikuar.
Trajneret tane kane mbetur me njohurit e tyre te dikurshme,asnje kualifimin jashte shtetit,dikur dergoheshin ne Kine.
Z.Kryeminister,sporti ka shume probleme,largoni politikanet nga drejtimi i sportit,nuk ka mbetur kryetar bashkie pa u bere “president” futbolli.
Lexova me vemendje dy lancimet qe kryeministri hodhi sot ne diten perkujtimore te mesuesit,7 Marsit, njeri kishte te bente me nxitjen e mesuesve dhe nxenesve per kulturen e projekteve dhe i dyti per krijimin e modeleve sipermarrese.
Shume personalitete shoqerore e politike ne vite kane marre inisiativa nga me te ndryshmet, ca te perfunduara, ca te nisura e te pa perfunduara,ca sa per te prere shiritin apo per ti bere qefin mikrofonit. Marre nga kryeministri inisiativa te tilla eshte dicka domethenese, dicka prosens,dicka qe tingullon e kendeshme ne degjim, kjo krahasuar me nji femije qe papritur babai, qe ka kuleten i thote ne se deshiron nji akullore.Imagjinoni gezimin e femijes , i bindur se endrra do i kthehet ne realitet.
Une uroj me gjithe zemer qe kto inisiativa te kthehen ne realitet sa me shpejt te jete e mundur, sa pa dale gjethi- si i thone.
Gjykuar nga pozicioni ku jetoj dhe banoj prej vitesh dua te bej nji sygjerim per kto dy inisiativa per te treguar se cfare interesi kane ato ktu ne nji vend fqinje si Greqia, jo ne ate shkalle zhvillimi si shume shtete europiane.
Lidhur me inisiativen e pare;Stimulimi baze tek femijet e shkollave eshte ai moral. Ne asnji rast, apsolutisht ne asnji rast femijet apo nxenesit e shkollave te mesme nuk perfitojne stimuj material ne trajten e te hollave per nji rezultat individual.Ktu nuk perfshihen eskursione apo dalje jashte shtetit te tegjithe nxenesve te klases,pa dallim.I vetmi dallim individual i nxenesit mete mire te shkolles eshte mbajtja e flamurit ne parakalimet tradicionale te festave kombetare. Po cfare bie ne sy ktu?- Baza materiale e mjaftueshme per cdo lende mesimi teorike apo laboratorike.Pra kryesisht ne shkollat profesionale dijet qe merr apo laboratoret qe kryen jane analoge me praktikat e perditeshme ne pune, nuk jane te mbrapambetura, jashte standartit te kohes.Me tej, jashte oreve te mesimit grupe te vecanta nxenesish, tashma sipas deshires mund te ushtrojne fantazite e tyre ne projekte te vecanta te ose jo zbatueshme ne praktike.Sigurisht duhet te jemi te sinqerte se nuk pritet nji angazhim i madh ne kto oret jashte shkollore,pasi kuptohet se sa te domozdoshme jane sot per femijet dhe nxenesit oret jashte shkollore, kur telefonat, tablet apo lodra te ndryshme elektronike kane zaptuar cdo minut te lire.Ndaj mendoj se perparesi duhet ti jepet furnizimit me bazen materiale te shkollave, klasave dhe laboratoreve, ruajtjen e tyre nga keqberesit dhe rifreskimin ne vazhdim. Ne se fondet e ministrise per kte qellim nuk dalin ato duhet te stimulojne biznesmenet e vecante per te ndihmuar shkollat nepermjet kompensimit ne tarifa te ndryshme ne biznesete tyre. Me pas me mbarimin e shkolles se mesme nxenesit qe nuk kane vazhduar shkollat e larta dhe jane te papunesuar, shteti, ministrite perkatese ne bashkepunim me programe te vecanta te komunitetit evropian qe ashtu sic thote kryeministri kane para por nuk kane projekte te bejne angazhimin e ketyre te rinjeve ne kto programe. Cfare permajne zakonisht kto programe te BE? Kto permbajne rregjistrimin e ketyre te rinjve ne kurse nji apo dy mujore (rreth 80 ore mesim teorik). Ne kto kurse te rinjte mesojne se si duhet te sillen me eproret atje ku do te punesohen, se si duhet te sillen me klientet gjate komunikimit te tyre,si te respektojne rregullat ne pune dhe ne shoqerine qe e rrethon dhe se si te respektojne vetvehten. Mbasi kane perfunduar anen teorike keta te rinj(kryesisht deri ne moshen 29 vjec) duhet te gjejne nji dyqan, magazine apo qender ku deshirojne apo mendojne se kane me shume predispozicion per plotesimin e kerkesave apo enderrave te tyre dhe pasi te kene marre aprovimin e pronarit te dyqanit, magazines apo qendres emiratojne ate ne zyren e programit ku kane bere teorine. Pas kesaj per kater deri pese muaj ata punojne ne ato dyqane te zgjedhura , 6 ore ne pese ditet e javes, duke marre konfirmimine perditeshem nga pronari i vendit te punes.Ne mbarim te 500 ore pune ne praktike(pra ne dyqan) i riu paguhet per kte periudhe pune nga programi BE dhe jo nga pronari i dyqanit, i cili nuk ka asnji detyrim financiar por vetem moral ndaj te riut. Kjo eshte nji rruge qe perdoret ktu ne Greqi per punesimin ne nji fare menyre te te rinjeve pas shkolles. Mbas kti kursi shpesh te rinjte jane punesuar atje ku kane qene si stazhiere, te themi.
Kjo do ishte nji zbatim i pranueshem nga ajo qe mendon kryeministri! Faleminderit per kohen