Abuzimet me detyrën/ Pushim dhe kallzim për 67 punonjës të OSHEE (VIDEO)

6 Mars 2015, 11:50Sociale TEMA

Rreth 67 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në të gjithë vendin janë konstatuar se kanë kryer shkelje në detyrë, ndërsa janë marrë masa ndaj tyre nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale për faturistë dhe elektricistë.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Energjitikës, sipas së cilës në kuadër të kontrolleve të ushtruara gjatë javëve të fundit, Njësia Operacionale Speciale (NJOS) pranë Task Forcës për energjinë, janë konstatuar 67 punonjësit me një sërë shkeljesh të kryera.

Sipas Ministrisë, në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike.

Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.

Po ashtu NJOS ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa.

Lidhur me të gjitha këto raste, për 67 punonjësit të cilët janë kapur me shkelje dhe abuzim me detyrën janë marrë masat përkatëse që variojnë, sipas rastit nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale.

Ministria e Energjitikës shpreh vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike. /gj.k/

5 komente në “Abuzimet me detyrën/ Pushim dhe kallzim për 67 punonjës të OSHEE (VIDEO)”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    O Cane, po ai qe e vodhi lopen nuk ka faj? Tani denohet bishti, e nuk denohet sqepari edhe kjo pune, mban pak ere…..

  2. Tremors says:

    Jam kurioz….po Meta qe konsiderohet si me te pasurit e Shqiperise a ka abuzuar me detyren? A ka biznese Meta apo i ka bere te gjitha me rroge dhe materiale te varfera?
    Po Rama qe po nderton shtepi 2000 m katrore a ka abuzuar ndonjehere? Apo te gjitha me pune te ndershme dhe materiale te varfera?
    Po Berisha, Xeni & Gita a kane abuzuar ndonjehere me detyren ? Apo e kane blere gjysmen e Shqiperise me pune te ndershme Argita duke dhene mesime dhe ushtruar ligjin nderxa Xeni duke mbledhur kanaçe rrugeve te Suedise?
    Sa kollaj e kane te rrasin njerezit brenda kur vete ndertojne vila,qe edhe ne HGTV ne Amerike nuk i shikon.
    Po gjykatesit qe do i gjykojne e denojne keta te mjere a kane abuzuar ndonjehere me detyren?
    I quaj te mjere se ashtu jane, jane tamam mish per top. Nuk i mbroj se vjedhin po me ben pershtypje se keta qe japin urdher per arrestime e kane bere ate detyren e shkrete çafterr, jo e kane abuzuar po,e kane perdhunuar para e mbrapa. Shumica e hajduteve te vegjel shqiptare jane kthyer ne shembuj e mish per top. Arrestimet behen per ti treguar njerezve se ketu punohet, si komedia e Koço Devoles me halete.
    Ligjin e vendos mireqenia jo fukaralleku. Nuk zbatohen ligjet e Amerikes njesoj edhe ne nje vend te keputur.
    Shprehja me fantastike e shqiptareve eshte “nuk me del” me kete rroge. Shkurt e kam brenda. E per sa kohe t’a lesh brenda mor ti edhe do vjedhesh pak se ne fund te fundit uria dhe skamja jane mizore. Pikerisht aty zgjihet instinkti kafsheror i humanizmit, qe ta nxjerre e mos ta mbaje brenda.
    Po keta pushtetaret tane qe u ka dale me kohe pse vazhdojne e vjedhin akoma a rrasin njerez brenda kete nuk e kuptoj.

  3. sokol says:

    Paguaj 40 000 leke ne muaj megjithese kam sahat dhe nuk banon njeri ne shtepine qe kemi ne tirane.tek faturat nuk ka lexime sahati qe tepaguash diferencen as ne afrike nuk ndodh kjo.cmimi atje eshte me I larte se ne kanada.tirana vetem paguan qyteti se cecenet skane as sahat…

  4. Xhimi says:

    Po per ata faturiste qe kane care ferren duke i a mbathur jashte, cfare do te behet?

  5. Xoni says:

    Ju qe jani jashte mos u leni celsate shpive legenave qe mund tju lidhin ke sahati ndonji tel per tju vjedh dritat…..Shume emigrant e kane honger sa krahu nga kushurinjt e tyre…….hahahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje