Rama-Veliaj në Vlorë, pensionet e reja mbi 30 mijë lekë, në korrik do rriten me 2 për qind

3 Mars 2015, 13:56Sociale TEMA

Skema e re e pensioneve që ka nisur të aplikohet që nga 1 janari 2015 ka nisur të jap efektet e veta pozitive në xhepat e pensionistëve. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj kanë qënë të pranishëm në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës, ku është bërë shpërndarja e pensioneve të reja për disa të moshuar, të cilët tashmë në bazë të skemës së re përfitojnë pensione më të larta. Tashmë falë kësaj skeme është bërë e mundur rritja heqja e tavanit prej 240 mijë lekësh, duke mundësuar pensione që arrijnë mbi 300 mijë lekë për ccdo pensionistë të ri.

Safet Gjondedaj është një prej atyre personave që ka ndjerë realisht në xhepin e tij përfitimet që sjellë skema e re. Ai ka punuar gjithë jetën në marinë dhe me sistemin e vjetër ai nuk mund të përfitonte me shumë se 240 mijë lekë pension, ndërkohë që me skemën e re ai doli sot në pension me 310 mijë lekë.

Një nga kategoritë e tjera që përfitojnë pensione më të larta se më parë janë dhe minatorët të cilët sipas skemës së re do kenë mundësi të marrin pensione trefish më të larta sesa mund të merrnin sipas skemës së vjetër. Një prej minatorëve që ka mundur të përfitojë nga kjo reform është Maksim Abazaj, i cili ka punuar në minierë, por ishte larguar nga puna kur falimentuan minierat. Ai deri më tani mbijetonte me 80 mijë lekë pension ndërsa me formulën dhe me rrillogaritjen e pensioneve për minatorët, me uljen e moshës dhe me bonsin financiar që u është dhënë ai përfiton sot 200 mijë lekë.

Për kryeministrin Edi Rama ky është një moment i rëndësishëm pasi tregon se reforma u bë realitet. “Në 1 vit e gjysëm të qeverisjes tonë u bë e mundur që çdo kush që paguan rregullisht sigurimet shoqërore arrin të marrë pension më të lartë se me skemën e vjetër. Një mësues që për 35 vjet ka paguar sigurimet me formulën e vjetër do merrte 245 mijë lekë pension ndërsa me formulën e re pensioni shkon në 277 mijë lekë. Këto janë fakte që çdo pensionistë I vërteton në xhepin e tij”, – tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij.

Nga ana e tij ministri Veliaj vuri në dukje faktin se ka shkuar në 93392 numri i personave të shtuar në listën e sigurimeve shoqërore, çka sipas tij tregon se skema e re ka kthyer besimin e qytetarëve te skema e re. Ministri Veliaj ka theksuar se kjo skemë e re bënë të mundur që të ketë pensione mbi 300 mijë lekë.

Nëse në llogarisim sesi gjetëm sesi i gjetëm çështjen e punësimit dhe sigurimet shoqërore në vitin 2013 dhe atë që mbyllën në ditën e fundit të vitit 2014 diferenca e atyre që janë siguruar për herë të parë në sigurimet shoqërore është 93392 persona. Një skemë që ishte e falimentuar falë incentivave që ka dhënë reforma e re dhe falë amnistisë në fshat që është aplikuar nga reforma e re ka rritur të ardhurat e skemës me 100 milionë dollar ”, – tha ministri Veliaj. Ministri Veliaj dha dhe një lajm tjetër të mirë për gjithë pensionistët, kur deklaroi se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti do ketë një rritje të dytë me 2 për qind për të gjitha pensionet. “Këto nuk do kishin sens nëse nuk do bënim një bilanc pozitiv për pensionistët shqiptarë. Vjet ne rritëm pensionet në gjysmën e dytë të vitit me 2 për qind dhe ne në gjysmën e parë të këtij viti do rrisin sërisht me 2 për qind pensionet”, tha ministri Veliaj.

9 komente në “Rama-Veliaj në Vlorë, pensionet e reja mbi 30 mijë lekë, në korrik do rriten me 2 për qind”

  1. Muhamet Demaj says:

    takohu me GJiken sepote jepe edhe ndoj deklerat se kush ika vrar me shperthim biznesmenet ne vlor si puna e Tomes se edhe GJika esht arrestue nga partija rilindse e Edvinit

  2. tani says:

    vazhdojne telenovelat me shqiptaret

  3. Fronti Demokratik says:

    Po shok!

  4. Fronti Demokratik says:

    Ju lutem, leke te rinj…., apo te vjeter, shok…?!!!

  5. eye of london says:

    dmth nese e ke pensionin 240.000, rritja prej 2% eshte baraz me 6000 leke te vjetra, njesoj si ne kohen e birishes. mos se na keputet ne mes. kjo eshte tallje. me mire te mos e rrisin fare.po te ishte rritja me 5% do te merrnin 12000 leke shtese.mjere ata qe jane pensioniste!

  6. eye of london says:

    me falni, 5000 leke, se 6000 leke eshte nese rritja do te ishte 2.5%.njesoj si rama si birisha. vajmedet!

  7. latifi says:

    Po nga lungo Muti dole ore

  8. Zamorano says:

    Këtu, me sa po shoh, po flitet njëherë për stabilizimin e skemës së pensioneve, PASTAJ për rritjen e saj me 2%. Që i bie që rritja faktike të jetë më shumë se thjesht 2%.

  9. anticensurë 211 says:

    rritje,rritje e gjithnjë rritje në shqipërinë e varfër!!
    sa më shumë rriten rrogat dhe pensionet aq më shumë shtohet varfëria!!
    aq më pak mund të blejmë me parat që marrim!
    si shpjegohet një gjë e tillë??
    inflancion apo rritje e kostos së jetesës??
    e njëjta gjë më duket!
    asnjë nga politikanë tanë të zgjuar nuk i shpjegon atë që është për të shpjeguar këtij populli të zgjuar!!
    asnjëri nuk i shpjegon KOSTON E JETESËS!
    çdo të thotë ajo!!
    askush nga politikanët e “mënçur” nuk i shpjegon këtij populli të “zgjuar” se si lëviz me përqindje kjo kosto jetese në vite!përse nuk e bëjnë një gjë të tillë??përse flasin vetëm për rritje?
    nuk e bëjnë sepse ka një arsye të thejshtë!!
    kostoja e jetesës është rritur!!
    sepse megjithëse,janë të detyruar të rrisin rrogat,rriten rrogat njerzit duhet të përballojnë një kosto më të lartë jete!duhet të blejnë më pak se më parë!!
    statisticienët tanë nuk e përmëndin asnjëherë këtë!!bile dhe i famshmi zaloshnja i rri larg!ndoshta ska të dhëna të sakta!!ka të dhëna vetëm për zgjedhjet e ardhëshme!!me to ushqehemi ne!!
    bile ne ushqehemi me lavdërime gënjeshtra,rritje!!
    më e bukur është një ëndërr se realiteti!mbajmë sytë mbyllur dhe dëgjojmë premtimet e pordhitikanëve tanë!po ashtu symyllur duke ëndëruar fusim në gojë atë copë buke!po ti hapnim sytë dotë shihnim se si tallin arët këta ndyrësira!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje