Tarifat më të larta/ Fuga mbron studentët e privatit: Diskriminim i rëndë, Ministria të kërkojë falje

28 Shkurt 2015, 10:47Sociale TEMA

Profesori i njohur Artan Fuga ka dalë në mbrojtje të  studentëve të universiteteve private.

Sipas tij diskriminimi që u bëhet atyre për pagesa më të larta, pas transferimit në universitetet publike është i rëndë dhe Ministria e Arsimit duhet jo vetëm tu realizojë kërkesat por edhe tu kërkojë falje për gabimin e rëndë.

“Nëse kërkesa e studentëve të mjeksisë është që ata që kanë ardhur nga privati të paguajnë po aq sa studentët e tjerë, ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre.
Ministria duhet menjëherë t’ua realizojë dhe të kërkojë falje për gabimin e rëndë të bërë.
Qytetarët janë të barabartë përpara agjencive publike. Pa një e pa dy. Përndryshe është diskriminim i rëndë. Do të ishte turp për Avokatin e Popullit po të mos e deklarojë këtë menjëherë.
Nuk mund t’u thuhet studentëve se ju e kishit përgjegjësinë që ishit regjistruar në universitetet e mbyllura.
Jo, përgjegjësinë e kishte shteti, ai i morri në qafë studentët, administrata e atëhereshme, që i la hapur ato kioska mashtrimi. Sikurse administrata e tanishme ka lënë hapur kioska të tjera që bëri sikur do t’i mbyllte dhe nuk pati këllqe.
Nuk mund t’i thuash një të përmbyturi që e strehon në hotel se ti meqë vjen nga shtëpi tjetër dhe je në hall do të paguash një çmim më të lartë për dhomën e hotelit sesa klientët e rregullt.
Lërini historitë me taksapaguesa, sepse taksat paguhen fillimisht për të mos lënë mashtrusit e djeshëm dhe të sotëm të ngrejnë firma piramidale me investime shumë të dyshimta të shesin diploma pa asnjë vlerë”, shkruan Fuga në rrjetet sociale./j.h

6 komente në “Tarifat më të larta/ Fuga mbron studentët e privatit: Diskriminim i rëndë, Ministria të kërkojë falje”

  1. Edi says:

    Profesor Fuga,uroj te biesh ne dore te nje infermieri kristali te amnistuar pastaj nga qeveria e te te degjojme si do te ligjerosh pastaj !

    1. anannananan says:

      pse mo koce po pagove tarifen i bie qe u diplomove? provime s’paska?

  2. gezimi says:

    T i artan me ate taten e ke mire po keto qe jane ke shtetrori kane nje mezatare qe vajten atja kurse keto ke privati jane me 5&6 dhe me leke do beheshin doktorra per menimin tim keto nuk duheshin pranu fare se i hyne ne hak te tjerve dhe protestojn per leket mjeksia nuk behet shaka me jeten e njerzve fajin ne shqiperi i bie batallit sali qe hapi 100 universitete sikur me qene kopshte per femije

  3. drejtesia says:

    O idiota qe mbroni keta idiota. Qeveria e meparshme e sAli Babes me 40 hajdutet i ropi nga leket duke ju dhene dipoloma te pavlefsheme kurse qeveria e sotme po ju jep nje shans qe ato leke qe kane paguar tek privati mos ju shkojne kot dhe i kane pranuar ne universitetin publik pa provim, pra jo si te tjeret qe jane pranuar ne baze te merites. Dhe mos harojne keta pisa te AKZ dhe PeDese se ne Shqiperi diploma e universiteteve publike eshte me e sakt dhe me e vlefshme se ato te universiteteve private qe sdihet cfar mostrash nxjerin.

  4. Naftetari says:

    Ca diskriminimi flasim keta po futen ne shkolle pa konkurse ju beni sikur cka ndodhur te nxirren me shqelma dhe te perjashtohen fare nga sistemi shteterordhe le te shkojne tet privati.

  5. skelari migrues says:

    O koqe kandari që je o Fugë!
    Nuk është se habitem, se ti kam ndjekur pikëpamjet edhe në potimet e fb, por edhe pse nuk të lexoj më broçkulla në fb, më del përara nëpër media…
    Nejse, mendimi im në lidhje me këtë çështje është që kjo kategori është diskriminuar, por pozitivisht, pasi nuk ka kaluar nëpër filtrat e kapacitetit (provime, mesatare nga arsimi i mesëm)për të hyrë në fakultet publik. E drejta nuk do ishte që këta të mos paguajnë, por që këta të mos e fitonin kaq lehtë (ose edhe hiç fare) këtë barazim satusi me ata që u është q… nëna për të arritur të hyjnë në Universitetin Publik. Përfshirja e tyre në arsimin publik është bërë vetëm për të pakësuar tensionet sociale që nuk shterrojnë prej fatkeqësisë që i shaktoi udhëheqja kriminelo-fshatare e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje