Beqaj: 26% e mjekëve s'kanë marrë në 5 vjet kreditet e nevojshme ( nëse nuk testohen për 6 muaj, s'mund të punojnë)

26 Shkurt 2015, 11:50Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur deputetes demokrate Albana Vokshi, ku ka theksuar se testimi i mjekëve është i domosdoshëm dhe se Shqipëria ka një emergjencë kombëtare sa i përket shëndetësisë.

“Për testimin ka një vendim të djeshëm të gjykatës, në të cilin u tha se deri sa të ketë një vendim përfundimtar nuk do të ketë testim.

Ne kemi në shëndetësi, tek burimet njerëzore një situatë të tmerrshme, ndërkombëtare… 26 përqind e mjekëve nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme dhe nëse për 6 muaj nuk përfshihen në testim, nuk do të mund të vijojnë profesionin e tyre. Duhet të merremi seriozisht për të bërë përpjekjet maksimale, që deri në mes të prillit të shpallim programet që ata duhet të mësojnë dhe në tetor të arrijmë zgjidhjen. Testimi i domosdoshëm, nuk prek marrdhëniet e punës, pagën, nuk prek as të drejtën e vijimit të ushtrimit të profesionit, testi nuk ka nivele pikësh. Faza e parë testimit do të ishte i përgjithshëm, testi i dytë sipas profilit”, u shpreh Beqaj.

Më tej ai u përgjigj edhe për mbetjet spitalore ku tha se procesi i nënshtorhet hidroklavimit.

Për mbetjet spitalore, sigurisht që mbasi u përpoqët të shpikni ngjarje të rreme, sot publikisht thatë në gjë të pasaktë që mbetjet nuk hidroklavohen. Kjo nuk është e vërtetë. Mbetjet i nënshtrohet procesit të hidroklavimit, kthehen si betejet e tjera urbane. Mbetjet administrohen brenda spitaleve, pastaj sipas natyrës së tyre hidroklavohen dhe iu jepen subjekteve që janë të liçensuara për t’i marrë dhe për t’i çuar në pikat e grumbullimit.

Beqaj u përgjigj edhe për çmimet e barnave ku tha se situata ka qenë e tillë qysh në vitin 2006-2007, ndërsa qeveria e re u angazhuam, që nuk do të pranojmë barna me çmim më të shtrenjtë se në vendet e origjinës.
Barnat j’ua kam thënë dhe po e përsëris. Në 16 dhjetor 2010 seanca e kuvendit të Shqipërisë ministri i financave shprehej, ministria e financave ka bërë një investigimim të çmimeve gjatë viteve 06-07, ka rezultuar se mesatarisht çmimet e ilaçeve në Shqipëri ishin nga 25-60 përqind më të larta se sa vendet anëtare të BE-së. Pra në 06-07 e dinit që në Shqipëri barnat vijnë 25 deri 60 përqind më shtrenjtë. Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e dinin që barnat vinin shumë më shtrenjtë dhe nuk keni bërë asgjë. Ne u angazhuam, që nuk do të pranojmë barna me çmim më të shtrenjtë se në vendet e origjinës”, theksoi Beqaj./t.h/j.h

8 komente në “Beqaj: 26% e mjekëve s’kanë marrë në 5 vjet kreditet e nevojshme ( nëse nuk testohen për 6 muaj, s’mund të punojnë)”

  1. Gabeli nga Vorri Bomit says:

    He Mero si thu ty, a je dakord me Testimin?????????

    1. sazan says:

      po mire e ke mo pse te mos futen ne provim po prblm eshte se keta jane te korruptuar

      http://cutt.us/Beqaj-Mjeket-jane-te-Pa-Afte

  2. Albi says:

    Ky eshte nje DON KISHOT.Ax e ka kuptuar e as ka per te kuptuar ndonjehere.
    Mjeke paraqisni vete reformen dhe bejeni publike per shoqerine.Mjeksia eshte e te gjitheve dhe jo eskluzivitet i Ministrit . Vetenm per kete rast i jap te drejte PD-se qe i hoqi mandatin .

  3. anticensurë 211 says:

    “26 përqind e mjekëve nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme”,kreditet????
    përse mjekët duhet të marin kredit??
    ata marrin mjaft ryshfete!nuk ju hyn në punë kredija.
    prandaj o beqe,nëse bankat kanë aq shumë pare le tua japin atyre që ju japin ryshfet mjekëve!!ata kanë nevoj për kredit!!
    apo mos e ke fjalën për besueshmëri??mjekët nuk kanë marrë ato që quhen pikët e besueshmërisë??
    për këtë jam i një mëndje me ty!!ata duhet tu nënshtrohen tstimeve!!
    shkruani shqip e flisni gjithashtu!!nuk dukeni më të mënçur kur shkërdheni,bastardoni një gjuhë të huaj duke i shqipëruar fjalët e saj!!
    mësoni të paktën gjuhën e nënës se atë të babës skeni për ta mësuar dot kurrë pa mësuar të nënës!!

  4. LIGJI says:

    EC PERPARA………… SE NDRYSHE NUK BEHET SHTET (QE NA KA MUNGUAR PREJ 25 VJETESH)….!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Zeqiri says:

    Aq i domosdoshem eshte ky testim se ne shendfetesi eshte futur derri dhe ariu. Ke mbeshtetjen e popullit z Beqja, megjithese nuk kam votuar per ju, per kete nese ky testim nuk ka qellime politike per te hapur vende pune ne administrate por per te rregulluar shendetesine per te cilen i gjithe populli po pret.

  6. Flamur_Vlore says:

    NJE NUMER I MADH I MJEKEVE JANE FIGURAT ME TE PERKUSHTUARA DHE JANE INTELEKTUALET E VETEM NE SHQIPERI QE DINE CA DMTHN KARRIER SAKFRIFICE DHE NENSHTRIM—SHUUUUME PREJ KETYRE INELEKTUALEVE TE NDERSHEM PRANOJNE TE VRIHET DITA DITES KRENARIJA DHE NDERSHMERIA E TYRE SEPSE KY PALO SHTET I TRAJTONE ME KEQ SE SKLLEVER APO TE PA VLERE DUKE I VLERESUAR 500-600 MIJ LEK NE MUAJ QE DO TE THOTE —–VRASJE E ME TE MIREVE—-DHE POLICI MERR 500-600 CA DMTHN KJO—DO TE THOTE QE MERITOKRACIA NE SHQIPERI KA MARRE FUND————DHE MOS TE DALIN KETU TE THONE .-HE MO SE VJEDHIN SE SHUUUUME PO SHUUUME PREJ KETYRE NJEREZVE QE VUAJNE E SAKRIFIKOJNE SHUME PER TE ARRITUR ATY KU JANE,NUK KANE MUNDESI MOS TE VJEDHIN-SEPSE SI MOS TE VJEDHESH SIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII SIIIIIIIIIIIIIIIIII KU TURRENT E NATES NUK JANE 8 APO 10 ORE NATEN PO JANE 24 ORE DHE I PAGUAN 20-30 EURO DMTHN ME PAK SE 1 EURO ORAAAAAAAAAAAAAAAA O POPULLL KU ESHTE DEMOKRACIA KU ESHTE SHQIPERIA SI GJITH EUROPA NQS MERITOKRACIA NUK KA ME VLERE DHE NQS NJE NJERI SADO I NDERSHEM TE JETE DETYROHET TE VJEDHI ME APO PA DESHIR

  7. Beqja,balla,sajmiri mund te behen edhe doktorre.Ja keshtu de ,jo si mesuesat qe nuk iu a mbajti para ministres se Kristalit dhe drejtoreshes se burdellos ne Lushnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje