Turqi, aksident me 4 të vdekur pas përplasjes së 2 avionëve ushtarakë (VIDEO)

25 Shkurt 2015, 11:45Sociale TEMA

4 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Turqi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në rajonin juglindor të vendit, pranë qytetit Malatya.

Dy avionë ushtarakë janë përplasur në fluturim dhe u rrëzuan në një kodër, të pabanuar.

Si pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën 2 pilotët dhe 2 teknikë që ndodheshin brenda avionëve.

Ata po kryenin manovra, gjatë një seance stërvitore. Por besohet se shkak i përplasjes fatale ishte moti i keq, që vështirësoi shikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje