Ndryshimet në lindshmëri dhe emigracion kanë ndikuar shumë strukturën moshore dhe gjinore të popullsisë. Pse Shqipëria po plaket kaq shpejt?!
Nga Gjergji Filipi (drejtor i Përgjithshëm i INSTAT)
Emira Galanxhi (drejtore e Statistikave Sociale)
Shqipëria, në krahasim me vendet e tjera të Europës, ka përjetuar një tranzicion demografik të vonë, por intensiv (rënia e vazhdueshme e lindshmërisë dhe vdekshmërisë). Vdekshmëria filloi rënien e saj që nga vitet 1930, ndërsa lindshmëria qëndroi e lartë deri në vitet 1960. Prandaj vendi përjetoi një ndër normat më të larta të rritjes së popullsisë në Europën e pas luftës (mbi 2% në vit), duke sjellë një rritje të popullsisë nga 1,218 milionë në vitin 1950 në një maksimum prej 3,182 milionë në vitin 1989. Megjithatë, pavarësisht strukturës së re moshore, popullsia pësoi rënie deri në 3,069 milionë në vitin 2001 dhe më pas në 2,097 milionë në vitin 2011, çka korrespondon me një rënie vjetore respektivisht prej 0,3% dhe 0,8%. Emigrimi dhe normat e ulëta të lindshmërisë janë faktorët kryesorë të kësaj rënie.
Që nga 1950 deri në 1990, popullsia e Shqipërisë ka përjetuar dekada të një rritjeje të shpejtë të popullsisë, edhe pse shpejtësia e kësaj lëvizjeje është ulur në mënyrë progresive. Lindshmëria ka qenë shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të Europës, edhe pse në rënie, ndërsa vdekshmëria pësoi një rënie të lehtë duke mbetur pothuaj në nivelet 16-17 mijë në vit; shkëmbimet me vendet e huaja me anë të migracionit ishin pothuaj zero dhe lëvizjet nga një rajon te tjetri në vend ishin shumë të kufizuara, karakteristike për një popullsi të mbyllur.
Ndryshimet në lindshmëri dhe emigracion kanë ndikuar shumë strukturën moshore dhe gjinore të popullsisë së Shqipërisë. Piramidat e popullsisë na japin një ide më të qartë për të kuptuar efektet e lindshmërisë në strukturën e popullsisë.
Dinamikat e strukturës së popullsisë mund të shihen qartazi në piramidat e 4 censuseve të fundit të popullsisë:
Para viteve ‘90, piramida e popullsisë i përkiste modelit të piramidës me bazë të gjerë që tregon përqindje të lartë të fëmijëve dhe grupmoshave të reja dhe një koeficient të lartë të rritjes së popullsisë.
Vitet ‘90 e ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme këtë pamje. Rënia e lindshmërisë ka shkuar drejt niveleve të vendeve europiane, emigracioni vazhdon të jetë në shkallë të gjerë, dhe ka lënë gjurmë të forta në piramidën e moshës, migracioni i brendshëm e ka ndryshuar shumë ekuilibrin midis rajoneve të vendit.
Kjo sjellje është vënë re në pjesën më të madhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në dy dekadat e fundit, popullsia e Shqipërisë ka kaluar ndryshime të mëdha. Me rënien progresive të numrit të lindjeve, baza e piramidës është ngushtuar. Ngushtimet e tjera në mes të piramidës tregojnë për emigrimin e lartë të të rinjve.
Diferencat në bazën e piramidës tregojnë qartë se ka dy arsye për rënien e lindshmërisë:
1. Emigracioni ka kontribuar në reduktimin e popullsisë në risk, meqë ky fenomen ka prekur popullsinë në moshë riprodhuese.
2. Rënia e numrit të fëmijëve për grua tregon një sjellje të ndryshme të femrave. Kjo mund të shpjegohet nga disa faktorë socialë si: rritja e pjesëmarrjes së grave të reja në arsim, rritja e pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës, planifikimi familjar, etj.
Një nga treguesit kryesorë të popullsisë, i cili shpjegon qartë ndryshimet e strukturës së popullsisë është edhe mosha mediane. Në grafikun e mëposhtëm është paraqitur mosha mediane, e cila nënkupton moshën që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta. Pra 50% e popullsisë është nën moshën mediane dhe 50% mbi këtë moshë.
Nëse duam të studiojmë ndryshimet e strukturës së popullsisë mund t’i shohim ato edhe nëse studiojmë koeficientët e varësisë. Për këtë popullsia ndahet në tre grupmosha të mëdha: 0-14 vjeç, 15-64 dhe mbi 65 vjeç. Koeficienti i përgjithshëm i varësisë tregon përqindjen që popullsia në moshë pune 15-64 vjeç ka në varësi pjesën tjetër të popullsisë jashtë moshës së punës (0-14 vjeç + 65 vjeç e lart).
Siç vihet re nga tabela, koeficienti i përgjithshëm i varësisë është zvogëluar nga 73,1% në vitin 1979 në 47,1% në vitin 2011, dhe ky ndryshim ka ardhur si pasojë e një përgjysmimi të raportit të varësisë së të rinjve, i cili llogaritet si raport i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç. Më poshtë po paraqesim grafikun e koeficientëve të varësisë, ku vihet re qartë se raporti i varësisë së të rinjve ulet me ritme më të larta, ndërsa ai i të moshuarve (popullsia 65 vjeç e lart/popullsinë 15-64 vjeç) rritet më ngadalë.
Një nga faktorët kryesorë të ndryshimeve kaq të mëdha të këtyre raporteve është rënia e lindshmërisë. Më poshtë le të studiojmë më në detaje këtë komponent të popullsisë, si dhe impaktin e tij përgjatë këtyre viteve.
Për të analizuar lindshmërinë si burime kryesore përdoren jo vetëm rezultatet e censuseve të popullsisë, por edhe të dhënat administrative. Të dhënat administrative mbi lindjet, sipas grupmoshës së nënës, janë të disponueshme që nga viti 1955, duke na dhënë mundësinë e analizimit të lindshmërisë dhe të indikatorëve kryesorë të saj si koeficientët specifikë të lindshmërisë dhe indeksin sintetik të lindshmërisë (ISF).
Lindshmëria në Shqipëri ka kaluar ndryshime të mëdha. Në vitet 1940, tranzicioni i lindshmërisë në Europë kishte kohë që kishte filluar, ndërsa në Shqipëri, ISF ishte më e larta në kontinent, rreth 6 fëmijë për një grua. Gjatë viteve 1950, shihet një rritje e numrit mesatar të fëmijëve për grua, ndërkohë që në vendet e tjera europiane rënia e lindshmërisë vazhdonte. Gjatë viteve 1960, ISF arriti maksimumin e vet me rreth 7 fëmijë për grua. Pas viteve 1970, ISF filloi rënien e shpejtë, nga 5.2 në vitet 1970 në 3.6 në 1980 dhe në 3 në fillim të viteve 1990. Megjithëse lindshmëria në Shqipëri pësoi rënie të shpejtë gjatë periudhës 1960-1990, ajo vazhdonte të ishte më e larta në Europë.
Pjesa më e madhe e tranzicionit të lindshmërisë ndodhi gjatë viteve 1960 – 1990. Metodat moderne të kontracepsionit nuk ishin të disponueshme dhe aborti lejohej vetëm për arsye mjekësore. Meqenëse metodat moderne të kontracepsionit nuk njiheshin, tranzicioni i lindshmërisë erdhi si rezultat vetëm i përdorimit të metodave tradicionale. Emancipimi i grave çoi drejt edukimit universal të tyre dhe një rritje të pjesëmarrjes së grave në prodhimin agrar dhe industrial. Të dy këta faktorë janë ngushtësisht të lidhur me rënien e lindshmërisë. Që nga viti 1990, lindshmëria ka vazhduar rënien e saj. Ky indikator ishte 3 fëmijë për grua në 1989, 2.3 në vitin 2001 dhe në 2013 u llogarit 1.76 fëmijë për një grua.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet situata e lindshmërisë së Shqipërisë në kontekstin europian. Këtë na e mundësojnë të dhënat e marra nga databaza statistikore e Eurostatit. ISF e Shqipërisë në vitin 2012 është rreth 1.72 fëmijë për grua. Grafiku i mëposhtëm na tregon se Shqipëria nuk është më vendi me lindshmërinë më të lartë në Europë. Për më tepër gjatë viteve të fundit, nuk ka qenë më as ndër dhjetë vendet me lindshmërinë më të lartë në kontinent.
Vetëm 4 vende kanë nivel lindshmërie më të lartë se 2 fëmijë për një grua dhe ato janë Turqia, Irlanda, Islanda dhe Franca. Shqipëria ka nivel më të ulët lindshmërie edhe se disa vende të Europës Perëndimore si, Belgjika, Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar dhe se disa nga vendet e Europës Veriore si, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.
Duke ju referuar projeksioneve të popullsisë së Shqipërisë, bazuar në Censusin 2011, trendet e ardhshme të lindshmërisë sipas variantit të mesëm dhe atij të ulët, do të vazhdojnë rënien. Kjo evidentohet edhe nga analiza e të dhënave aktuale të lindshmërisë kur shohim numrin e lindjeve të seksit femër për grua. Aktualisht ky indikator është 0.8 lindje femra për grua. Kjo do të thotë se femrat në Shqipëri nuk arrijnë ta zëvendësojnë veten me afërsisht 20%. Bazuar në hipotezën mesatare të projeksioneve të popullsisë për lindshmërinë (ISF), ajo pritet të jetë 1.61 fëmijë për grua në 2021 dhe 1.5 fëmijë për grua në vitin 2031./Monitor
vari caret!
dava shqiptarsh
nuk i duhen as dreqit
edhe ne ferr problem do te jen
sepse edhe atje do prishin rregullat
dhe edhe vet djallin do ta korruptojn
dhe masanej do arratisen nga ferri….
po ku do shkojn?
sepse ne parajs nuk kan vend kurr
nga ferri arratisen dhe ju ndalohet hyrja atje masanej
ateher le ti bejm sapun per qent ,tha Hitleri dhe u kry…
Shqipria do te vazhdoje te “plaket”sepse
po plaken ministra,drejtora e depotete ne te njejten karrige.
Pra popullit nuk I ka mbetur shpetim tjeter pervec ikjes.
IKEN TE MIRET DHE MBETEN TE KQINJTE?!
IKEN TE KQINJTE DHE MBETEN TE MIRET?!
Iken te kqinjte dhe mbeten te kqinjte,por me nje ndryshim se ato qe iken u gdhenden sadopak ne krahasim me ato qe mbeten.
Kur thua qe ka pasur rritje te popullsis nga viti 1930 ja fut kot, po ke rrespekt per kohen e zogut gjej vend tjeter ti ngresh vleren po i gjete,por sa per dieni SHQIPRIA doli nga lufta dyt me 850 mij banor dhe rritjen e popullsis SHQIPERIA e ka patur panvarsisht se ju pelqen ju apo jo vetem ne kohen e PPSHse arsyeja ishte se shteti ne fillim vitet 50te jepte konpensim per çdo lindje 500 lek ne çdo muaj kurse per fshataret familjet me shum femij jepte nje lop pra i stimulonte popullaten,plus qe vdekshmeria ishte shum e ulet per 45vjet se mjeksia ishte shum e perkushtuar dhe parrulla njeriu mbi te gjitha i detyronte mjeket ta benin naten dit se ne te kundert neglizhenca mjekve paguhej shtrenjt, plus vaksinimet ne ate koh ishin te detyrushme dhe falas siç ishin dhe spitalet kjo esht arsyja rritjes popullsis ne ate koh dhe msouni ta thoni te verteten e sistemit te kaluar dhe me ter te mirat e veta paçka se qeverive te sotme si gjen dot nje te mir per be;
sepse te rinjte e kane mendjen akoma te ikin vetem pleqte rrine po mos kini merak se keni vene re tokat po mnsuhen me siriane arab fagan turq kur te kthehen shqiptaret vendi i tyre do jete plot me rrca aziatike kjo dukuri po ndodh edhe ne europe ku te bardhet po behen minorance
Ne kohen e socializmit,behej nje politike e zhvillimeve demografike,ne ate menyre ku stimulohej familja per te bere sa me shume femije.Madje shteti i jepte perkrahje ekonomike familjeve qe benin ose do te benin shume femije.Pra ishte interesi i vete pushtetit te asj kohe qe te lindenin sa me shume femije.Kurse sote eshte e kunderta.Jo vetem njerzit kudo ne shqiperi,nuk jua ka qejfi te beje femije sa me shume,por edhe shteti nuk bene ate sensibilizim te duhur ne lindeshmerin e nevojsheme,si nje gje e mire per vendin.
Pushtetareve shqiptare, nuk them pushtetareve ”tane”, sepse nuk jane pushtetaret tane perderisa ne
.asnje sekond te dites nuk mendojne per ne ,por per xhepat e tyre dhe kete kane 24 vjet qe po e bejne .
Bota e civilizuar nuk ka njohur kurre hajna te kesaj kategorie duke patur parasysh varferine e tehskaj-
shme te popullit tane , i cili duke mos patur asnje ”drite ne fund te tunelit’ p” rinia shqiptare ka marre
rruget e botes dhe Rama qe premtoi ”qiellin dhe token shqiptare” sa erdhi ne pushtet i harroi premti-
met e ”Rilindjes”. Dhe emigracioni ne vend qe te reduktohej eshte rritur ne menyre galopante . ”Te kthe-
ne atdhe ” ”do gjejne pune dhe dinjitet” , etj u tha para se te zinin kolltuqet e pushtetit , tash keto thirrje
jane fashitur si vesa para diellit ….! Te vetmen gje qe beri Rama sa erdhi ne pushtet mori vetem Didin
nga emigracioni dhe e vuri ne krye te policise dhe duke bere kete mendoi se e cliroi Shqiperine nga ko-
rrupsioni, hajnia,tritoli, Berisha dhe berishizmi …!? Por asgje nuk po ndodh , vetem ”shkume qumeshti”
Tritoli e tritolvenesit , vrasesisit , kriminelet livadhisin dhe bejne ligjin neShqiperi dhe pushtetaret rrine e
”Veshtrojne Yjet” e Drajzerit …! O tempora, o mores !!!! Quo Vadis ????
Deti e ke thene shume sakte po duhet nje det qe te laje trurin e shqiptarit qe ka 24 vjet qe i kane bere lavazh me te mirat e “demokracise”.
Alphade ke shume te drejte por nje gje nuk artikulojme ne qe komentojme dhe kafepiresit dembele dhe te pergjumur qe qahen neper lokale duke share qeverine.
E pyetn nje intelektual slloven se si shpjegohet qe sllovenia u shkeput kaq shume dhe pati nje rritje te madhe ekonomike.( megjithese dhe me pare shperberjes kishte standarte)
Pergjigja ishte:
ISHIM ME FAT, TRE KRYEMINISTRAT E PARE RADHAZI QELLUAN QE TA DONIN VENDIN DHE POPULLIN E TYRE.
Liria nuk dhurohet por fitohet.
Ti mendon se do ngrihen kembet ti bien kokes. Mendon ndonje se salserbi, likeblloku apo Piktori nuk do i zeje gjumi se populli po vuan dhe po merr aratine nga vendi? Ne gjithe historite e popujve do gjesh se ata e kane fituar me lufte te drejten e tyre.Nuk ka nevoje per kallash. Ngrihuni si per armet kimike. Qeverite kane frike nga popujt