A po emigrojmë më shumë sot? Ja grafiku

23 Shkurt 2015, 13:44Sociale TEMA

Pas vitit ‘90, Shqipëria, për herë të parë kaloi dy fenomene krejtësisht të reja: emigracion masiv në vende të huaja dhe një migracion të madh të brendshëm. Të dy këto fenomene u dokumentuan në të dhënat e Censusit 2001. Për të pasur një informacion mbi personat e larguar, u bë një vlerësim për personat që do të ishin numëruar në Shqipëri po të mos kishte ndodhur emigracioni jashtë vendit (pra, në rast se popullsia e vendit do të ndikohej vetëm nga vdekshmëria dhe lindshmëria = popullsi e mbyllur).

Kjo popullsi hipotetike do të krahasohej me atë aktuale, me qëllim që të llogaritej emigracioni. Vlerësimi i parë mbulon gjithë periudhën e llogaritjes për vitet 1989-2001, pra nga njëri vit i censusit te tjetri (1989-2001). Gjatë kësaj periudhe, numri i emigrantëve shqiptarë u vlerësua me rreth 0.7 milionë gjatë dymbëdhjetë vjetëve, pra rreth 60,000 në vit, por me ndryshime të rëndësishme nga viti në vit.

Pas një piku në fund të viteve ‘90, emigracioni filloi të bjerë, por dihet pak ose aspak për nivelet e tij vjetore.

Emigracioni ka vazhduar të jetë një nga arsyet kryesore të rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri gjatë periudhës midis dy censuseve të fundit 2001 dhe 2011. Meqë emigrantët shqiptarë nuk janë regjistruar në mënyrë sistematike kur janë larguar nga vendi dhe për shkak se ka pasur vetëm pak arsye për të regjistruar largimin e tyre pranë autoriteteve vendore, përdorimi i “metodave indirekte” ka qenë mënyra e mundshme për të bërë një vlerësim të individëve që kanë emigruar ndërmjet viteve 2001 dhe 2011.

Emigracioni në Shqipëri ka qenë fenomen i zakonshëm, i cili është ndërmarrë në shumicën e rasteve më shumë nga meshkujt sidomos në periudhën 1989-2001. Megjithatë, dallimet gjinore në periudhën e ndërmjet dy censuseve të fundit 2001-2011 nuk janë shumë të theksuara. Sipas vlerësimeve indirekte të INSTAT gjatë kësaj periudhe rreth 481.000 shqiptarë kanë emigruar.

Censusi i fundit 2011 evidentoi edhe një fenomen të ri, atë të migracionit të kthimit, i cili ndikoi në rritjen e migracionit neto dhe si rrjedhim, uljen e ritmit të zvogëlimit të popullsisë. Sipas studimit të bërë nga INSTAT “Migracioni i kthimit dhe riintegrimi në Shqipëri, 2013”, rezulton se gjatë viteve 2009-2013, numri i emigrantëve të kthyer është 133.544, raporton Monitor.

Ritmi i kthimeve është përshpejtuar pas vitit 2011 me rreth 1,5 herë. Tek të kthyerit, janë meshkujt ata që dominojnë krahasuar me femrat, përkatësisht 73,7% dhe 26,3%. Të kthyerit janë relativisht të rinj dhe në moshë pune. Grafiku i mëposhtëm tregon ecurinë e migracionit neto (imigracioni-emigracioni) gjatë periudhës 2001-2011.

5 komente në “A po emigrojmë më shumë sot? Ja grafiku”

  1. Albi says:

    Tema ne kunderpergjigje te Blushit dhe ne mbrojtje te Rames. Bukur!

  2. anila says:

    Emigrimi vazhdon pa u regjistruar zyrtarisht, pasi mbahet passaporta shqiptare. Shqiperia nuk mund te mbaje me teper se 2 milion banore.

  3. Arben says:

    EMIGRIMI KA PREKUR GJITHE BALLKANIN, E JO VETEM SHQIPERINE.

    NE SHQIPETARET E SHQIPERISE, NDRYSHOJME NGA GJITHE BANORET E TJERE TE BALLKANIT, PASI

    NUK FLASIM PER KETE, E NUK KERKOJME AS EDHE NJE GJE NGA POLITIQENERIT GRABITESA.

    KETU TEK NE, KA GJETUR MISHERIM IDEAL SHTETI I POLITIQENERVE, I CILI I NDRYSHON QYTETARET KUR NUK I PELQEJNE, E KUNDERTA E ASAJ QE NDODH NE CDO VEND TE BOTES.

  4. Bardhi Tolabi says:

    Ne Shqiperi nuk ka te dhena te sakta per emigrimin.Edhe ato qe jepen nuk jane cilesore,jane te pergjitheshme.Psh,nuk jep sqarime perse njerzit jane larguar:
    _Per shkaqe ekonomike,
    -Per arsye politike,
    -Per konflikte dhe rrezikim jete,
    -Per bashkim familjar,etj.
    Ne se do te kishim te dhena te tilla te detajuara,atehere edhe do te delnim edhe konkluzione te sakta.
    Pe Albin,te dhenat e kesaj tabele,ti i sheh si kundervenie te Blushit.Une i shoh si pasqyrim te shifrave dhe jo megallomanise e llafollogjise te Shkerdhatokratit Blushi.Tabela e vitit 1914,tregon se kane emigruar me pak se ne vitin 2013,pra nuk eshte emigrimi me i math sic mundohet t’a thote ai,per te bere pergjegjese qeverine.

  5. Koli says:

    Femrat ne pergjithesi martohen kryesisht dhe me te huaj e nuk kthehen fare. Nuk eshte gje e mire qe krijohet imbalance popullsie nese 70% e te kthyerve jane meshkuj dhe kjo do shkaktoj dhe ne fakt ka shkaktuar rritje kriminaliteti dhe prostitucioni. Shqiperia ne pergjithesi ka popullsi gjinore te barazpeshuar madje femra kishte pak me teper sipas censusit te fundit qe eshte dukuri vec e disa shteteve perendimore (pervec anomalise Ruse te perkoheshme pasi aty meshkujt i xhduku Stalini) por pa mare parasysh kete influks 130,000 vetash. Po ta marim ne agregat me Kosoven situata behet edhe me alarmante pasi atje dukshem ka me teper meshkuj se sa femra dhe rrjedhimisht lulezon prostitucioni dhe kriminaliteti dhe shoqeria rrezikon te kthehet si ato me perce ne lindje te mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje