Durrës, Artan Lame ndan leje legalizimi falas për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar

19 Shkurt 2015, 15:22Sociale TEMA

Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës shpërndau sot disa Leje Legalizimi tek deklarues me statusin e personave me aftësi të kufizuar, kategoria që trajtohen në mënyrë të veçantë nga ligji për legalizimet duke përfituar falas edhe truallin ku kanë ndërtuar.

Gjatë dhënies së lejeve për disa deklarues tetraplegjik, paraplegjik dhe të verbër, morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame dhe drejtori i zyrës së ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame tha për mediat se ndarja e këtyre lejeve tregon anën tjetër të reformës së legalizimeve që shumëkush nuk e beson, dhënien e truallit falas për këto kategori të veçanta që nuk paguajnë asnjë lek për legalizimin e banesës së tyre.

Këto kategori përfitojnë nga pagesat falas dhe nuk paguajnë as parcelën, por gjithçka e marrin falas sa i përket legalizimit. Shumë prej këtyre kategorive mendojnë se nuk është e vërtetë. Por unë ju siguroj se gjithçka është e vërtetë dhe këta persona me këtë status, si tetraplegjik, paraplegjik dhe invalid përfitojnë nga ligji i ri për të kryer të gjitha procedurat falas, përfshi edhe parcelën ku është ndërtuar, tokë shtetërore ose jo.

 Qeveria shqiptare ka vendosur t’ua falë këtyre personave tokën duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Pra qeveria merr përsipër të gjitha detyrimet që do të ketë pastaj. Ndaj, nëse është tokë me pronar, pa pronar, tokë shtet, pra të gjitha detyrimet i merr përsipër qeveria shqiptare. Kjo ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen që kjo kategori apo të gjithë ata qytetarë që kanë këtë status të vijnë të paraqiten të ndjekin procedurat sepse e përfitojnë legalizimin falas.

Kjo është dora që zgjat shteti dhe qeveria ndaj këtyre njerëzve. Kjo pra ishte arsyeja e parë pse jemi këtu sot, arsye e dytë është më tepër njerëzore dhe ka të bëjë me faktin se kur vjen dhe i takon dhe i prek me dorë problematikat e këtyre qytetarëve, e shikon se sa i thellë është halli i tyre, e shikon se sa problem i gjatë ka qenë ndër vite halli i tyre.

 Familja ku ndodhemi tani, e cila është një nga familjet e shumta të cilat përfituan nga ligji i ri për të bërë legalizimin falas ka zbritur vite më parë nga Dibra dhe kanë më tepër se 20 vjet që presin këtë ditë. Nuk është se presin Artan Lamen apo Flamur Gjuzin, por prisnin që shteti shqiptar të kthente kokën nga ta. Në fund shteti shqiptar e ktheu kokën edhe nga këta qytetarë”, tha Lame.

1 komente në “Durrës, Artan Lame ndan leje legalizimi falas për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar”

  1. blandi fevziu says:

    te iki ky idiot e te shohe baraken ne maje te njeres nga kalate (ajo e Shkodres) me te bukura ne Shqiperi dhe te na thote e cilit aktivist te P.S.-se eshte ai konstruksion gjenial, qe ia kalon bollshem edhe krijimeve me te mira te arkitekt Shkrelit, estetit te madh te Rilindjes. Shemtim ne te gjitha drejtimet. Koha e Sales po fillon e na duket si Rinascimento perpara kesaj rrumpalle te rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje