MMSR: Ish- i përndjekuri Vokshi, që preu damarët para Kuvendit është dëmshpërblyer

19 Shkurt 2015, 15:17Sociale TEMA

Nisur nga ngjarja e sotme përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sqaroi se ish i dënuari politik, Edmond Vokshi, i cili ka vuajtur 17 muaj burg, është trajtuar me VKM. 1699, datë 29.12.08, nr. rendor 466 dhe nr. dosje 2784, datë 06.03.2008 dhe masa e dëmshpërblimit për të arrin në vlerën 1,194,000 lekë gjithsej.

Në të kaluarën, Vokshi është trajtuar me ligjet që kanë qenë në fuqi dhe ka përfituar ndër vite: 700,000 lekë letra me vlerë dhe 200,000 lekë pagesë në dorë.

Ndërkaq, diferenca e mbetur prej rreth 300,000 lekë i është hequr pasi gabimisht, nga qeveria e kaluar, i është përllogaritur edhe një shtëpi, të cilën  Vokshi e ka përfituar dhuratë nga CAFOD, me vlerë rreth 20 milion lekë.

Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë e ka adresuar problemin e z. Vokshi për zgjidhje pranë Ministrisë së Drejtësisë, e cila është duke përgatitur VKM-në përkatëse që do të bëjë korrigjimin e problemit të krijuar, duke mos e llogaritur vlerën e shtëpisë që ai ka marrë dhuratë nga CAFOD.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vazhdon shpërndarjen e këstit të katërt për ish të burgosurit politikë dhe brenda muajit mars do të nisë dhënien e këstit të pestë./j.h

4 komente në “MMSR: Ish- i përndjekuri Vokshi, që preu damarët para Kuvendit është dëmshpërblyer”

  1. SADJA says:

    PSE SI PREU DAMARET E QAFES KUJT I PLASI BYTHA

    1. Pilo Lala says:

      Shkoni punoni, se po ju mban populli ne qafe ju, hajdute keni qene ndaj u burgoset, dhe keni marre nga nje cope leter gjoja politike.

  2. Xhimi says:

    Per 17 muaj burg ky qen bir qeni perfiton gjithe keto para dhe shtepi falas ndersa ne qe jemi torturuar gjate komunizmit dhe nuk kemi lene fusha e hekurudha apo tarraca pa punuar dhe ndertuar marrim lesht e by..es Uaaa keta maskarenj jetojne ne kurrizin tone. Kjo eshte nje maskarade e vertete. Dhe ky zagar eshte i pangopur me gjakun e ketij populli qe vuan per buken e gojes. ky eshte nje TURP i MADH!

  3. beni says:

    Nuk e kuptoj cfar lekesh kerkojne me keta mbas 25 vjet demokraci.Ne ate kohe te gjithe kemi qene te denuar.Cfar kusuri ka populli ti paguaj keto felliqesira.Duhet te punoni si te gjithe mjaft pritet nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje