Deputeti socialist, Vladimir Kosta, përkrah idenë e Koço Koklëdhimës, për liberalizimin e kanabisit.
Ai thotë se me këtë vendim, do të hapeshin vende të reja pune dhe do të shtoheshin të ardhurat.
“Ashtu siç mund të jenë shprehur edhe të tjerë përfitimi kryesor në këtë proces është fusha e punësimit, fushë kjo aq e domosdoshme për nevojat e shtetit shqiptar, sidomos në pjesën rurale të vendit”, thotë Kosta për gazetën Shekulli.
“Nevojat për punësim i kanë bërë qytetarët shqiptarë që të merren me kultivimin e kanabisit në mënyrë klandestine duke provuar herë pas here edhe ndëshkimet ligjore.
Ushtrimi i ligjshëm i këtij aktiviteti do sillte të mira materiale për një numër të madh të familjeve shqiptare por edhe për shtetin shqiptar në formën e tatimeve dhe taksave”, vijon më tej deputeti i Përmetit./b.l
E mbeshtes kete propozim plotesisht,perderisa e ka liberalizuar Holanda,perse te mos e bejme edhe ne kur realisht ajo kultivohet ne menyre klandestine.
Pse i behet vone Vlladimirit per rinin shqiptare. Eshte perzie leshi ne kete shqiperi
Po nuk u lejua hashashi ekonomia do shkoje ne gremine
Perfaqesuesit e popullit!!! Ne presim te ngrini nivelin, jo ta ulni ju te paret. Difektet e ligjit zgjedhor spanjoll po i japin frytet. Po te zgjidheshin nga populli nuk do kepusnin mufka si keto. Shqiptari dhe keshtu po i vjen mendja verdalle nga mjerimi qe i ka sajuar politika. Punesim me dinjitet jo me pislleqe se dhe ne perendim po bien mitet per kanabisin ‘mjekesor’ sepse po del qe ka efekte anesore te renda ne kohe. ‘Punesim’ eshte dhe prostitucioni po rrini se late nam se paguheni me rroga te majme nga nje popull i varfer dhe nuk jepni asnje ide por brockulla gjithe diten. Se avash avash neser pasneser nga kanabisi kalohet tek te tjerat se kane veti ‘mjekesore’.Hani si duhet, lini duhanin, pini caj mali dhe kamomil dhe do ndjeheni mire dhe beni nga njecik ecje se po jetoni neper vetura…dhe beni ndopak pune ne parlament qe te mbaheni mend
Plotesisht e drjete, e kemi perkrahur kete ide me kohe.
U be pishman PS qe i ra Lazaratit?
PO U LEGALIZUAR HASHASHI ATEHERE OPERACIONI I POLICISE SE TAHIRIT NE LAZARAT PERBEN KRIM EKONOMIK, DHE SHTETI DUHET TI KOMPENSOJE PRONARET ATJE APO JO ?
HAJDE SHTET HAJDE
Po pse nuk e tjetersuat Lazaratin nga per-perdorim masiv, ne per-perdorim farmaceutik dhe ishte zgjidh problemi, apo duhet ri ngritur ne vende te paracaktuara???? Sa bukur deputeti, uroj mos e perdori per punesim tek elektorati i i tij per farmacite e tij (as qe e di i kujt zone eshte dhe a ka farmaci)
Lum zona qe te paska, qenke sh hollandez nga mendimet.
Une menoj se duhet pare kjo pune, ne jena ven i varfer, legalizimi do ul kriminalitetin, dhe do nimoj shume venin tone, shume shtete ne SHBA e kane legalizue!!!
http://www.gazetatema.net/web/2015/02/21/tritan-shehu-kanabisi-mjekesor-term-qe-nuk-ekziston-sjell-mireqenie-per-trafikantet/#comment-3535796
Vlladimir Kostja mire ben qe i bashkohet idese se biznesmenit Kokedhima,
por perpara se te shprehej, do ishte mire te ishte konsultuar me Vollodjat e tjere, psh me Edi Ramen, apo me konsumatoret e tjere te…pushtetit.
Nese ndodh kjo, do duhej tu kerkonin ndjese Lazaratsve, qe mbase prandaj e kultivonin ate gjene qe dikur Enveri e quante bime mjekesore, dhe e eksportonte per ne vendet kapitaliste, per t’i korruptuar kapitalistet dhe te triumfonte idea e tij se Coca Cola ishte helm per rinine e andejshme!
Edhe tritan Shehu, te mos bej sikur s’e di hilene e Enverinos, se edhe “feja, ishte opium dhe droge kapitaliste, ndaj doli me inisiativen per mbylljen e Qishave dhe xhamive…!
Atehere nuk ishte sajuar akoma PD-ja por Populli ishte, apo jo?!
Mbetet duke thene dhe duke bere ate qe s’mendoni, o komisare te lindjes!
Po kultivimi i kanabisit eshte de-facto i legalizuar, tani thjesht mbetet te firmoset de-jure edhe ne leter!
Te legalizohet.
Te pakten te perfitoje dhe populli dhe jo vetem kriminelet.
Ata qe nuk duan ta legalizojne duan ta kene monopol te krimit.
Me kete rrumpall shtet dhe me keto qeveri te degjeneruara ne Shqiperi nuk mund te liberalizohe drogat.
Sepse duan organizim, administrim dhe menaxhim perfekt te shtetit dhe te qeverise te cilen nuk i disponojme me kete rremuje qe ka 25 vjet qe eshte Shqiperia. Edhe kur te jene keto ne rregull drejtimin rigoroz duhet te jete nga Policia dhe Ushtria me disipline te hekurt.
Ne nje kohe kur ketu te iken piloti i helikopterit me leje ose pa leje si mbrenda ose jashte shteti dhe komanda eshte ne havadan.
Ku nuk ka disipline pune, por vetem injorance, perversitete, mashtrime, genjeshtra dhe demagogji duhet me qene shume i kujdeshem ne reforma te rrezikeshme.
Ne qoftese per nje moment te legalizohet, vendi Shqiperia hidhet ne ere nga mafia, degjenerimi dhe korrupsioni politik, ekonomik dhe social. Tung.
Sic duket Kokedhima dhe Kosta kane marre synim t’a marrin koncensionin e hashashit ne Shqiperi ndaj luftojne qe t’a stimulojne dhe t’a propogandojne si alternative per ekonomine e vendit.
Sic duket po adaptojne modelin e Kandaharit meqe s’jane ne gjendje te japin alternative tjeter per shqiptaret.
Kanabisi u quajt substance e ndaluar dhe u luftua ne vitet 1930 per llogari te disa biznesmeneve amerikane. Sot kohrat kane ndryshuar dhe njerezit e qeverite duhet ta legalizojne. Demet qe shkakton kjo substance jane dhjetra here me te vogla se ato qe shkakton akooli dhe qindra here me te vogla se ato qe shkakton duhani ndaj mua me duken te palexuar e injorante te gjithe ata qe e perkufizojne si nje e keqe e madhe.