Tritan Shehu: Kanabisi mjekësor, term që nuk ekziston. Sjell mirëqënie për trafikantët

21 Shkurt 2015, 14:46Politika TEMA

Pasi deputeti socialist, Vladimir Kosta, është shprehur pro liberalizimit të kanabisit pasi do të sillte të mira dhe punësim për vendin.

Ushtrimi i ligjshëm i këtij aktiviteti do sillte të mira materiale për një numër të madh të familjeve shqiptare, por edhe për shtetin shqiptar në formën e tatimeve dhe taksave”, theksoi Kosta.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, i cili ka thënë se legalizimi i kanabisit do të sillte mirëqënie për trafikantët:

“Çudirat e te majtes sone nuk kane kufi!!!!

Nje tjeter deputet socialist sot kerkon te ashtuquajturin liberalizim te “kanabisit mjekesor”!!!!

Kjo sipas tij do te sillte “parajsen dhe mireqenien” ne Shqiperi!!!

Ne fakt nje “parajse subjektive” mund ta sillte, kur konsumon kanabis cdo gje mund ta perceptosh roze ose mavi!

Po me tej vjen veçse ” ferri” i droges.

Mireqenie mund te sillte per ata qe e zoterrojne nje trafik te tille.

Per shoqerine do te sillte vecse kriminalitet e degradim.

Flet per “kanabis mjekesor”, dua ta pyes cfare nenkupton me kete terme qe nuk ekziston?

Flet per eksperienca te vendeve te tjera, kush, sa jane ne Europe e Bote ata dhe si…?

Italia dhe ate sasi te vogel kanabis qe i nevojitet per nevoja eksperimentale laboratorike, me ligj ja ka deleguar ushtrise se saj per ta prodhuar.

Kjo eshte e verteta, perceptimi i se ciles edhe mund te deformohet nen interesa a faktore te ndryshme”, shkruan Shehu në Facebook.

Megjithatë çështja e kanabisit është një diskutim në gjithë botën.

Madje presidenti Obama në projekt- buxhetin për vitin 2016 eshte shprehur pro lejimi tëtshteteve amerikane qe të legalizojnë dhe rregullojnë përmes ligjeve legalizimin e marjuanës.

Ndaj ky diskutim nuk është dhe aq i çuditshëm, aq me teper qe ekzistojne edhe shume studime per te mirat e vajit të kannabisit në kurimin e disa sëmundjeve./j.h

8 komente në “Tritan Shehu: Kanabisi mjekësor, term që nuk ekziston. Sjell mirëqënie për trafikantët”

  1. lavdosh says:

    O Tritan. Une jam kunder kanabisit.
    Por ty te ka ngekur ora ne Marsin e 1997, tek preshi.
    Sa per dijeni kanabisi shndetesor eshte ralitet ne shume vende, biles edhe ne disa shtete te Amerikes.
    Mos ndoshta do nje presh tjeter?

  2. kasemi says:

    Shiko tritani ska lidhje me kto gjera, maximumi mund te flasin per prasin mjekesor…kto te tjerat sdi ai

  3. Komisaret e Lindjes says:

    Vlladimir Kostja mire ben qe i bashkohet idese se biznesmenit Kokedhima,
    por perpara se te shprehej, do ishte mire te ishte konsultuar me Vollodjat e tjere, psh me Edi Ramen, apo me konsumatoret e tjere te…pushtetit.

    Nese ndodh kjo, do duhej tu kerkonin ndjese Lazaratsve, qe mbase prandaj e kultivonin ate gjene qe dikur Enveri e quante bime mjekesore, dhe e eksportonte per ne vendet kapitaliste, per t’i korruptuar kapitalistet dhe te triumfonte idea e tij se Coca Cola ishte helm per rinine e andejshme!
    Edhe tritan Shehu, te mos bej sikur s’e di hilene e Enverinos, se edhe “feja, ishte opium dhe droge kapitaliste, ndaj doli me inisiativen per mbylljen e Qishave dhe xhamive…!

    Atehere nuk ishte sajuar akoma PD-ja por Populli ishte, apo jo?!

    Mbetet duke thene dhe duke bere ate qe s’mendoni, o komisare te lindjes!

  4. lumasi says:

    o zot….

    a ka kufi injoranca budalliku dritëshkrutësia e politikanëve tanë?!

    na shpëto prej tyre!

  5. lumasi says:

    po si fletë ky palaço duke përgjithësuar gjërat! kanabis mjekësor! Italia ushtria italiane kanabisi! xhepat e trafikanëve! surratë i ndyrë që je dhe mjekë!

  6. Tapa13 says:

    Ooooo Tritan, mor djal.

    Paske rrjedhur fare(une te tille te kam njohur qekuri)

    http://en.wikipedia.org/wiki/Medical_cannabis

    Jo cdo gje behet hasha vetem per politike.
    Ju qe e late cannabisin te mbillej ilegalisht “ne menyre qe te pasuroheshin vetem kondrabandistet?”
    Kishit ndonje te drejte qe keta nuk e kane??

  7. SHQIPE says:

    Z.Tritan Shehu ose jeton i kenaqur me injorancen e tij ose hiqet si i tille ,nuk mund ta besoj se nje politikan karriere si ai nuk e ka idene se ku eshte i legalizuar e si!Vetem nje veshtrim te shpejte ne youtobe mjafton, besoj se nuk do ta kete te veshtire,mund ta keshilloja edhe Wikipedian.Prodhimi i legalizuar nuk do te thote te lejohet perdorimi ne mase ,perkundrazi,ligji per perdorim nuk ka pse te ndryshoje ,nuk e di ,qellimisht e anashkalon kete fakt apo…?Ligjet e nje shteti i vendosin te zgjedhurit nga populli,ne demokraci egziston konsensusi,konsensusi mbeshtetet mbi logjiken e logjika e shendoshe kerkon edhe matematiken .Matematikisht nese shteti fiton ne rruge ligjore kjo do te thote qe fitojne te gjithe ,fiton populli ,e kunderta ndodh kur shteti nuk fiton por fiton individi,populli vec humbet!Deri dje fitimi ishte i individeve e pjesen e luanit e merrnin pushtetaret per ta perdorur per fushata,askush nuk mund te me mbushe mendjen se nuk do te ndodhe keshtu edhe me vone.Po te jete e legalizuar ,prodhimi i reduktuar me licenca po te reduktuara e te paguara “me ar”ne shtet e te taksuar si prodhimi ashtu edhe eksportimi atehere ato para do te vene ne te mire te ketij vendi.

  8. PD = PK says:

    Kush jane dhe ku?

    O tritan preshi, ne SHBA disa shtete e kane legalizuar jo vetem per arsye shendetesore por pa asnje kusht. Kush? Shteti Colorado, shteti Oregon.

    Per arsye shendetesore e kane 23 shtete ne SHBA:
    http://medicalmarijuana.procon.org/view.resource.php?resourceID=000881

    Injorant!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje