Kisha i përgjigjet Bujar Nishanit: Në ambientet tona nuk ka asnjë biznes

20 Shkurt 2015, 18:18Sociale TEMA

Deklaratat e presidentit Bujar Nishani në emisionin “Top Story” kanë ngjallur reagimin e përfaqësuesve të Kishës Katolike në qytetin e Elbasanit në lidhje me debatin që ka lindur për pronësinë e tokës ku është ndërtuar Kisha.

Perfaqesuesit e Kishes shprehen te indinjuar dhe perjashtojne çdo lidhje të Kishes me biznesin, raporton TCH.

Kisha Katolike është në gjithë botën misionare e ungjillizimit dhe shpëtimit shpirtëror.

Në këtë kuadër ne kemi shumë baritore të tjera dhe një prej tyre është baritorja e bamirësisë dhe edukimit social dhe kulturor të fëmijëve’, thotë Sokol Lulgjuraj, kryetar i Këshillit të Kishës.

Famulltari i Kishes Katolike ‘Shen Piu X’, Don Emiglio Valente shprehet se çdo dite ne keto ambiente kryhen aktivitete sportive kulturore apo edukuese ne te cilat marrin pjese qindra femije.

Këtu vijnë përditë rreth 100-200 fëmijë dhe luajnë futboll, sporte të ndryshme. Gjatë verës këtu kemi kampe verorë për rreth 500 fëmijë nga Elbasani dhe periferi të ndryshme”, thotë famulltari.

Trashegimtaret e familjes Karaosmani dhe Kisha Katolike posedojne dokumenta pronesie per truallin ne fjale, ky i fundit i cilesuar i pavlefshem me vendim gjykate.

Vendimi i Gjykates se Larte ende i pazbardhur sipas klerikeve dikton lirimin e truallit nga Kisha Katolike brenda nje afati 3 mujor nga marrja e vendimit.

Nishani deklaroi në Top Story se:

“Nuk ka patur kurrë kishë në atë pronë. Në 95-96 aty u vendos një grup i Karitasit që ka pretenduar se ka marrë truallin nga këshilli i rrethi. So ka një kishë. Trashëgimtarët kanë kërkuar që kjo pronë të bëhet në marrëveshje me ta. Në ‘96 kjo nuk ka qenë një tokë publike.

Gjatë gjithë kohës pronarët kanë kontaktuar me një pretendim të thjeshtë, që ne duhet të jemi personat që duhet kontaktoni dhe i kanë propozuar që të marrin pronën me cmimin që u ofronte shteti. Vendimi i formës së prerë në Gjykatën e Apelit është marrë në 2012, kur unë s’isha president.

Kërkesa e tyre ka qenë për terrenet e tjera që janë zënë në mënyrë të palogjikshme, jo për prishjen e kishës“.

4 komente në “Kisha i përgjigjet Bujar Nishanit: Në ambientet tona nuk ka asnjë biznes”

  1. tfgs says:

    Kush i tregon historine Kishes,bastardi sunit i ardhur nga stepat e Kawkazit……!!!!????ABSURDE!!

  2. Emigrant says:

    O Bujar kur flet ben vetem gafa prandaj me mire hesht nuk na ngall asnje ndjesi kur flet sepse edhe ato fjale qe thua e dime se nga te jane servisur.

  3. Shkodrani says:

    Ti njihet prona dhe te kompesohet kur ti vi radha , sic po presim ne te tjeret

  4. Kudo ne SHQIPERI qe jane Objektet e Kultit te Kishes Katolike jane derdhur
    Lume parash per te pronsuar truallet ne menyre te LIGJSHME,nuk kane marre nje meter katrore falas por e perseris edhe nje here te gjitha te Dokomentuara marre nga Shteti dhe Privati ,tani duke qene nje vened ku Politika grabitqare ndikon shume kerkojne qe Drejtesine ta vendosin Poltitikanet dhe ja arrijne qellimt ne menyre te padrejte, pasi jemi ne nje vend turkoshakesh,po ti shikoni dhe mbiemrin jane s.. Osmandhijshe ku me SHQIPTARET e VERTETE JANE DY MIJE VJET M’BRAPA.
    Si perfundim ne token e ARBERIT nuk vendosin pjella turkomane por SHQIPTARET qe kane derdhur gjak per ate toke qe edhe kete radhe do ja dalim
    n.q.se jemi vend CIVIL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje