Ministria e Arësimit duket se ka qetësuar qindra mësues në gjithë Shqipërinë që janë në procesin e kualifikimit përmes një udhëzimi që e bën të panevojshëm kriterin e 6 krediteve dhe urdhëron zbatimin e ligjit.
Sipas disa udhëzimeve të fundit, mësuesi që do të hynte në provimn e kualifikimit për 5, 10, apo 20 vjeçarin, duhet të plotësonte edhe kriterin e 6 krediteve.
Ky kriter binte ndesh edhe me nenin 58 të ligjit për arsimin parauniversitar, miratuar me konsensusin e të gjitha palëve në maj të vitit 2012. Në këtë nen thuhet se, mësuesi në një vit shkollor ka detyrim tre ditë trainimi me të paktën një kredit.
Ministria e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla, ka nxjerr më 9 shkurt një urdhresë nr. 3, me numër protokolli 1359, e cila shfuqizon 6 kreditet dhe urdhëron zbatimin e ligjit për këtë problem, pra që mësuesit i cili do të hyjë në provimin e kualifikimit i mjafton 1 kredit.
Vendimi ka qetësuar qindra mësues të cilët ishin në stresin e skualifikimit për shkak të kontraditave ligjore që prodhohen nga ndërhyrjet në ligj përmes udhëzimeve.
Dhënia e krediteve për mësuesit është një fushë e cila ka shumë spekulime dhe që në thelb ka dëmtuar procesin.
Ndërhyrja e Ministrisë është pritur mirë nga mësuesit.
Turp tju vije per kete lloj Rilindje. I coni njerezit neper testime dhe pastaj rezultatet e testit as i merrni per baze sepse punesoni militante. Te gjithe mesuesit duhet te testohen pas masakres qe keni bere ne arsim keto 25 vite dhe qe nuk po merr fund me “rilindjen”. Te pakten Saliu te hiqte nga puna se nuk ishe me PD-ne. Keta rilindasit, te thone shko ne testim dhe pastaj me kismet prit rradhen sa te punesojme militantet. Njesoj te gjithe. Pale ajo linja e antikorrupsionit, qesharake, te thone qe ruhet dhe anonimiteti dhe kur denoncon e merr vesh gjithe qyteti. Pacavure vend dhe pacavure qeveri e pushtetare. Me keq se ne vitin 1936. Legena!
Kualifikimi i mesuesve,nuk eshte dicka e re,kjo forme ka ekzistuar,ka dhene rezultate pozitive.
Per funksionimin e ketij formati,duhet te ringrihen kabinetet pedagogjike,me specialistet sipas lendeve,per kualifikimin e mesuesve,5,10,20 vjecare.
Ministria e Arsimit,ka filluar nga aplikimi i platformes,pa perzgjedhur specialistet.
Viti i ri shkollor 2015-2016,duhet te eleminoj shume nga gabimet dhe nxitimet e vonuara,te Ministrise se Arsimit dhe Sportit.