Gazetat shqiptare nuk kanë të ardhme. Kanë vdekur. Studentët e gazetarisë nuk duhet të mendojnë të bëhen vetëm gazetarë. Ata duhet të mendojnë për zanate tjera si: menaxherë audiencash, si animatorë spektaklesh televizive, si shkruajtës skenarësh, si kameramanë, si gazetarë të fotolajmit… Ne jetojmë fazën e superpozimit, të klonimit, të departamenteve të njëjta, të fakulteteve të njëjta, dhe ky është krimi ynë për edukimin kombëtar. Si nuk pati kjo hapësirë mbarëkombëtare një Ministër Arsimit t’i thotë ndal kësaj gjëje dhe të hynte në histori. Në një intervistë me shkrim, profesori i Universitetit të Tiranës dhe Parisit, Artan Fuga, përgjigjet për Express.
Çka duhet të ketë parasysh sot një student i gazetarisë kur vendos t’i përfundojë studimet për gazetari?
Artan Fuga: Gjëja e parë që duhet të mendojë është se gazetaria nuk është hartim apo ese e kërkuar nga zysha e letërsisë të gjimnazit. Nuk është sipas meje më afër artit dhe letërsisë sesa është sot më afër kibernetikës, informatikës, ekonomisë, shkencave të komunikimit. Gazetaria si dell intuitiv, si frymëzim poetik, si delir hamendjesh të shfrenuara nuk është veçse një dështim. Nuk mohoj rolin e talentit, por studenti duhet ta harrojë që është në një degë të lehtë, por shumë të vështirë, sepse shkencat e komunikimit janë nga më të vështirat sot. Departamenti i gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin Publik të Tiranës është i pari në hapësirat shqipfolëse dhe në historinë kombëtare të arsimit shqip që i bëri shkencat e komunikimit pjesë e shkencave albanologjike. Por, derisa të kuptohet kjo, dhe deri sa të përqafohet nga universitetet e tjera mund të dojë kohë. Kush të dojë të vijë të shkëmbejmë përvojë, përndryshe të bëjnë si të duan. Edhe profesioni i shkencave të komunikimit, apo i gazetarit, apo i specialistit në komunikim nuk është i lehtë. Të mos kujtojë studenti se do ta ketë të lehtë, ai mund të bëhet i pasur me korrupsion, mund të trafikojë në politikë, mund të bëjë propagandë partiake, por gazetar nuk bëhet dot kurrë pa pranuar se do t’i shërbejë shoqërisë në kushte presioni. Pra, ta masë mirë hapin. Egoistët nuk kanë vend si studentë gazetarie a komunikimi. Nxënësi i dobët të mos kujtojë se duke shkuar në degë gazetarie a komunikimi do t’ia hedhë lehtë për të marrë diplomën. Veçse diploma është një copë letër që shitet e blihet.
Express: Ku duhet të orientohet një student i gazetarisë – në mediat online, televizion, gazetë apo radio për të gjetur punë pas shkollimit?
Artan Fuga: Kudo ka mundësi, edhe i vetëpunësuar si gazetar, ose në kabinete reklamash mund të lulëzojë. Por nuk duhen konceptuar sot zanatet e fushës së informacionit masiv në mënyrë të ngushtë, sikur kishim gazetarë nja njëzet vjet më parë. Kjo është epoka skënderbejane e gazetarisë, e kohës të Gutenbergut, pra e mediave autoritare, lineare, kurse sot kemi industrinë e informacionit masiv. Zanatet kanë ndryshuar shumë në këtë fushë. Studentët duhet të mendojnë për zanate të reja në këtë fushë. Mund të formohen si menaxherë audiencash, si animatorë spektaklesh televizive, si shkruejtës skenarësh, si spikerë, si menaxherë reklamash në media, si këshilltarë në komunikim, si administratorë faqesh web, si financierë të komunikimit dhe ekspertë ligjorë në fushën e komunikimit, si kameramanë, si gazetarë të fotolajmit, si strategë komunikimi për biznesin, si dizajnues mediash online, si specialistë të software-ve për industrinë e informacionit, si sociologë të informacionit, pra nuk duhet thënë vetëm gazetarë, sepse industria e mediave dhe punonjësi i industrisë të medias është një koncept shumë i gjerë. Kurse mediat shqiptare ende vazhdojnë të propozojnë profesione të vjetra, sikur në epokën e anijeve kozmike t’u propozosh të rinjve të bëhen mbledhës plehrash urbane ose punëtorë kazme, ndonëse unë i admiroj këto zanate.
Sot ekzistojnë shkolla të gazetarisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni si publike ashtu edhe private. Çka duhet të kenë parasysh këto universitete kur marrin brenda një maturant për ta shkolluar për gazetari?
Artan Fuga: Po, po çdo lagje do të ketë universitetin e vet… Më duket se edhe në Kosovë në këtë rrugë po ecet si në Shqipëri. Krejt mbrapsht në krahasim me atë që ndodh në Perëndim. Por, le të shpresojmë se nga ky bum universitetesh, nga konkurrenca do të mbeten vetëm disa më të mirët. Privatët ta harrojnë se misioni i tyre është të shesin diploma pa dije dhe se detyra e tyre është të diplomojnë, por jo të krijojnë kushte edukimi për lehtësim punësimi. Të mos harrojnë se një shkollë nga një sipërmarrje keqbërëse e ndan vetëm një fletë cingari. U merr jetën dhe të ardhmen të rinjve nëse nuk je ku duhet. Fiton para duke gënjyer e ushqyer iluzione te rinia, i mashtron ata. Unë njoh universitete që janë në fakt, realisht, “banda keqbërësish të njohura dhe pranuara nga ligji”. Por, ministritë përkatëse të arsimit nuk kanë sy t’i shohin. Kurrikulat e një pjese të këtyre shkolla vijnë era myk, të vjetra, me tema propagandistike, gjithë ideologjizma. Unë kam guximin dhe kurajën qytetare të pohoj se arsimi shqiptar në fushat humane dhe sociale e ekonomike ende nuk e ka kaluar fazën e parë dhe të dytë të evolucionit të ndërgjegjes kolektive, po t’i mbahemi skemës madhore të Ogyst Kontit. Pra jemi akoma në fazën fetishiste, të shpjegimit sipas bindjes ndaj autoritetit, citatit, pra besimit të verbër, në fazën e filozofimeve të kota dhe ideologjisë, pa arritur ende në kurse lëndësh që të jenë shkencore dhe teknike e profesionale. Kur shoh ndonjë profesor pa diplomë në fushën ku hiqet si profesor më vjen të qesh, qaj, çirrem, shkul flokët, grindem, tallem, trishtohem, thërras, ulërij, por ja që kështu është. Ne jetojmë fazën e superpozimit, të klonimit, të departamenteve të njëjta, të fakulteteve të njëjta, dhe ky është krimi ynë për edukimin kombëtar. Ne prodhojmë të papunë sepse prodhojnë të diplomuar të klonuar, të gjithë njësoj, dhe me dije e aftësi profesionale, të tejkaluara qysh nga vitet ‘60. Por, si nuk pati kjo hapësirë mbarëkombëtare një ministër arsimi t’i thotë ndal kësaj gjëje, dhe pastaj po të mos e dëgjonin t’ua hidhet çelësat e zyrës në këmbë atyre që s’e kuptonin dhe të hynte në histori!
Cili është parashikimi juaj për mediat e shtypura që po vazhdojnë të mbijetojnë pavarësisht mediave online?
Artan Fuga: Në gjendjen që janë sot dhe pa u pozicionuar sipas asaj që quhet “skemë ekologjike”, pra një adaptim në kushtet e informacionit në Internet, gazetat në letër shqiptare nuk kanë të ardhme, janë të vdekura. Le të rrejnë e të rrehen se jo kanë kaq mijë lexues e jo aq. Nuk kanë lexues, pikë. Lexuesi po shteret, reklama po shteret, edhe ai lexues që i blen, me ato para nuk nxirret gazetë. Merr para nga biznese të tjera dhe futi në media, kjo funksionon, por kjo skemë financimi bën median të funksionojë por shkatërron gazetarinë. Më vjen keq të them se ne nuk kemi menaxherë mediash, kemi menaxherë malli informacion që për t’u shitur kthehet në propagandë, për të ushqyer biznesin me tenderë nga politika. Informacioni kritik për qytetarin dhe në shërbim të qytetarin ka vdekur. Çfarë doni më? Merrni lexoni librin tonë kolektiv të sapobotuar nga departamenti i gazetarisë dhe komunikimit mbi “demokratizimin e mediave” dhe do ta gjeni të shtjelluar katastrofën informative ku gjendet sot bota shqiptare, shumë më keq se në epokën mesjetare, ose parakapitaliste, të keqen e informimit te pusi i fshatit në botën rurale përpara kësaj gjendjeje. Por gazeta në letër, ajo e vërteta, nëse ndryshon koncept, parime, pronësi, skemë financimi, fokus audience, etj., ka të ardhme të madhe. Asnjë medie nuk del jashtë historisë, por vetëm transformohet. Gazetat shqiptare në letër nuk pranojnë të transformohen për arsye të ndryshme që unë i njoh me shumë hollësi. Gazeta në letër ofron leximin horizontal, kënaqësi që ekrani i tabletës ose kompjuterit nuk ta jep në jetë të jetëve. Por, kush e kupton këtë, për ta bërë gazetën në letër një enciklopedi e informacionit të shtuar analitik mbi aktualitetin. Shihni gazetat e huaja më të mira dhe kuptoni se çfarë është gazeta e shkruar. Jo paçavure ku gjëja që tërheq më shumë janë vithet e kardash-ianit, ku sheh vithet por nuk sheh mbathjet, ndërsa më parë shihje mbathjet, por nuk shihje vithet… Unë pasi studioj për interesat e mia shtypin e huaj në Internet, pushoj duke shkuar në kafe e lexuar në letër “romancën, “shkencën”, “shpjegimin” e aktualitetit nga gazetat në letër të zemrës sime. Më hiq këtë dhe më ke hequr kënaqësinë e ditës në planin intelektual. A e kupton se çdo të thotë enciklopedi e aktualitetit??? Shkruajnë mendje të ndritura, nuk shkruajnë servilë, militantët e partive, gjyhnaqarët që nuk dinë se ku kanë kokën e tyre, mediokrit, tmerr, që gazetarit të gjorë i thonë të ftojë në faqet e gazetës dhe pastaj ky i fundit i tall nëpër kafene, pasi i nderon në redaksi.
Express: Keni thënë se gazetarinë po e shkatërron media, kurse median po e shkatërron politika, ndërsa politikën po e shkatërron gazetaria e shkatërruar nga media e shkatërruar nga politika. Mund të ndryshohet ky raport apo s’ka fare shpresë?
Artan Fuga: Po, pra, këtë po them. Nëse industria e medias nuk gjen skemën e duhur të financimit ekonomik, nëse aktorët e kësaj industrie, pra pronarët, aksionerët, menaxherët, gazetarët, etj., nuk gjejnë pikën e ekuilibrit midis tyre, nëse media bëhet një thes bosh që furnizohet nga pjesa jomediatike e kompanisë, pra nuk vetëfinancohet, e gjithë pasoja e rëndë do të bjerë mbi gazetarin që do të bëjë gazetari të keqe, dhe gazetaria e keqe janë vithet e kardash-ianit dhe propaganda për partitë politike gjoja e fshehur, se kujtojnë se publiku është tufë idiotësh që nuk e kupton hilenë…
Express: Është e natyrshme që secila media në botë po lufton për lexueshmëri dhe klikueshmëri. Në këtë garë lexuesit i servohen lajme edhe për Shkëndije Mujaj, Kallashin e Kim Kardashian, por edhe vetë lexuesit po i përgjigjen këtyre lajmeve duke i lexuar me zell….A shihni ndonjë problem në lidhje me këtë përmbajtje?
Artan Fuga: Patjetër, nuk e kam shpikur unë zgjidhjen, po e kanë gjetur menaxherët e mediave të huaja dhe gjendet poashtu në manualet teorike mbi industrinë e mediave. Nëse media e shkruar në letër nuk zhvillon gjinitë e veta në kushtet e sotme, pra analizën, reportazhin, shkrimin tematik me informacion të shtuar dhe me bacground të arsyetuar mbi aktualitetin, nëse nuk specializohet për audienca të veçanta, nëse nuk zhvillon lajmin e vërtetë lokal, sigurisht do të hyjë në krizë. Dhe kërkon për të dalë nga kriza duke bërë gazetari të keqe, të shëmtuar, pa cilësi, çka e fut edhe më shumë në krizë, sepse humb lexuesin dhe reklamën, e pastaj si mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë zgjidhjen duke nxitur fantazmat seksuale ose etjen për pushtet të një lexuesi devijant psikologjikisht, që e tërheqin vetëm vithet e Kardashian dhe ethet për pushtet. Ethet dhe vithet, vithet dhe ethet. Ethe për vithe dhe vithe për ethe.
Express: Po flasin pak edhe për Charlie Hebdo. Në fakt, ku duhet ta ketë vendin në gazetari kjo ngjarje dhe kjo revistë?
Artan Fuga: Çfarë të flasim! Ishte një akt i pastër terrorist, një masakër që nuk ka fe që e legjitimon. Një akt tmerri.
Express: Ka shumë debate se deri ku duhet të shkojë gazetaria. Liria e shprehjes e lejon edhe ironinë, sarkazmin e satirën. Sa është e gatshme shoqëria shqiptare për një gazetari të tillë?
Artan Fuga: Shiko, vërtet kur bëhet ironi duhet bërë ironi me veten, jo me të tjerët, se ironia dhe sarkazma ndaj ta zëmë politikës që është një fakt universal është një gjë, kurse sarkazma ndaj fesë godet identitetin e tjetrit që nuk qesh me ironinë që bëjnë me të, por, e përsëris, nuk mund të justifikohet apo të lehtësohet një akt terrorist me natyrën e një medieje.
Express: Në një monolog tuajin në Facebook keni shkruar se gishti juaj po ju thotë se qytetarët e Kosovës po emigrojnë për t’i rinovuar kombet e BE’së. Ka diçka të vërtetë në këtë rrëfim figurativ tuajin?
Artan Fuga: Nuk e di, di që e dëmton ekonominë, shtetin dhe demokracinë e Kosovës. Remitancat e emigrantëve janë kurthi i djallit për një ekonomi, pavarësisht se ato emigrantët i dërgojnë me dashuri dhe mundim. Por, nuk përjashtohet që ekonomia globale të ketë nevojë për forcë punëtore të ardhur nga periferia ballkanike.
Kujdes,
Gazetaret (e TartaFuges) nuk kuptojne asnjehere subjektin qe ata vete shkruajne. Ata sperdorin laptop por lapqen.
Sa per Charlie Hebdo, ne si popullate u pozicionuam me shumice te plote, nga ana e terroristeve dhe kjo është e natyrshme per nje shumice sunite qe jemi! Gjithashtu edhe bemat e Saliut, nga djegia e gazetes Koha Jone, duke cuar Komandantin e Gardes se asaj kohe per kete mision dhe deri ke gjithe misionet e tjera, tregojne qe ne jemi nje cope Azie ne Europe, po cope pa dinjitet ama, cope qe nuk e prek Pranvera Arabe, sepse e ka mendjen te shfryhet duke share te vetmen qenie njerezore qe ekziston ne kete cerdhe Jeniceresh, Kryepeshkopin Janullatos!
Zig zag man e paske marr pensionin heret sot?
Pse kaq Heret i pagu greku pensionet? Prap ti me komemte muslimanet e orthoboxet , artikulli ska te bej fare me fene o idiot o injorant .
Per kete ta jep pensionin greku bashk me ate tgfs.
Aig Zag Man,
Pa dashur te hyj ne polemika fetare, çdo figure qe kerkon te behet publike, qe kerkon te ekspozoje / imponoje vizionet, doktrinat/ ideologjite apo teologjite duhet te franoj faktin se ekspozohet ndaj kritikave apo dhe sharjeve.
Deri ne momentin qe ato jane te justifikuara e te ligjeshme nuk ka asnje gje per tu shqetesuar, nga momenti qe ati jane te jashteligjeshme atehere u duhet drejtuar gjykatave (dhe pse te ne jane te korruptuara).
Janullatos eshte ne syte e nje pjese te ortodokesve po aq i paprekshem sa dhe imamet e fese muslimane, apo prifterinjte e kishes katolike.
Perpara ligjit jane te gjithe te njete, pasi jemi ne shtet laik dhe themelet e tij nuk jane te ngritura mbi fete.
Evropa apo nje pjese e madhe e saj deri dje ka qene ne kthetrat e kishave, me gjithe te mirat apo te keqijat qe kane sjelle, sot Kisha qendron shume me larg dyerve te institucioneve, ndryshe nga vende si Greqia, Serbia… ku Kisha ortodokse ka nje influence teper te larte.
Janullatos eshte ne rolin e tij kur sjell ortodoksinen e Shqiperi dhe eshte i kritikueshem kur misionin e tij baze e perzien me henelizimin e trojeve shqiptare.
Eshte mese normale qe te kritikohet apo dhe ofendohet per kete pas i kete e ben ne token shquptare. I perkas fese ortodokse po jam kundra henelizimit te popullsise shqiptare.
Bravo Argita jam ne nje mendje me ty, me gjithe qe ke nje emer te shpif. Hahaha kjo e fundit per humor
Ndersa une them qe gazetat nuk kane vdekur,por kane ngordhur,dhe kane ngordhur si pasoje se gazetaret jane ata qe kane vdekur.
GAZETARET E VDEKUR NUK I USHQEJNE DOT GAZETAT DHE PER PASOJE ATO NGORDHIN.
”GAZETARET E VDEKUR”….ne stilin profesional.
Profesor Fuga!
Nuk e kuptoj c fare i kerkon studenteve te gazetarise kur vlerat e verteta te nje shoqerie tashme quhen demode.Integritei, profesor, sinqeriteti dhe percimi i te vertetave universale.Oponenca me cdo pushtet, qendrimi i prere nga makuterise, ndaj polarizimit te skajshem te shoqerise, nga shkelqimit te rreme etj etj jane ylli polar i nje gazetarie te ndershme jo sherbetore e manjateve dhe oligarkeve, dje brekegrisur.Ndryshe vendi do te zhytet me shpejtesi ne humnere.Pak me i qarte profesor edhe nese je nen presion te te lincojne.
Fuga me qarte dhe me thjeshte. Mos ndoshta do doje te thoje se fajin qe studentet nuk mund te behen dot gazetare nuk ka nje minister arsimi qe te beje … ate qe thua ti. Gazetaria eshte pjese e rendesishme e SHTEPISE-SHTET, le ta zeme dritarja e shtepise. Nese shtepia ngrihet direkt me mure pa themele(sistemi i drejtesise) as shtepia nuk qendron. Media e gazetaria jane vegla ne baçen e politikanit-biznesmen dhe cdo i tille ka baçen e tij. Bcevani do mbjelle dhe do punoje ate qe i thote i zoti i baces.
Cfare rendesie ka nese gazetari eshte i zoti, profesional apo … me the te thashe? Ai mund te jete i afte te beje edhe analizen, reportazhin, shkrimin tematik me informacion te shtuar… por, por ai eshte i lire te shkruaje cdo gje qe desheron zoti i tij.
KAQ.
PRANDAJ AJO SHPREHJA SE TEK PUSI I FSHATIT MERR ME SHUME INFORMACION ESHTE E VERTETE.
Si mund te jete nje gazetar,kur eshte vete i pa siguruar,kur ri me muaj pa mare pagen,kur flaket ne ruge po nuk zbatoi porosite e shefit..bizesmen,gazetar eshte ky,ku nuk ka pune tjeter per te jetuar,ku siguron buken e gojes????
E sa per universitetet qe jane banda qe shesin diplomat,kete thuaja Henri Çilit dhe Edvin Rames qe e financuan perseri me miliona Euro per doktoraturat????? e megjithese ka nja 1.2 milon borxhe shtetit?????
gazetaret kan vdekur,,,,nga ana profesionale,,,,po po po kjo eshte e vertet,,,,,shikoni fevziun,,qe ka 24 vjet demokraci qe merret me figurat ekomunizmit dhe me ,,,enver hoxhen,,,,,,se kujt i plasi bytha per keto kush jan te interesuar ,,per komunizmin,,,,,,a ka dal fevziu dhe shum gazetar te tjer ne terren,,,,sa eshte papunesia,,,sa fabrika apo miniera u hapen apo u mbyllen a kan dal ndonjeher gazetaret netregjet e shumices qe cmimet ngrihen cdo dit,,,apo gazetaret tan jan vetem gazetar politik ,,,,dhe kur flasin mua personalisht me vjen veshtir ti ndigjoj ,,,,kjo eshte gazetaria jon me diplloma te universiteteve privat,,,,kan 5 lek dhe behen jurista,,,gazetar dhe duam ne te ecim perpara turp turp
Edhe “ti ke vdekur”, eshte kufoma jote filozofike dhe sinqeriteti yt akademik, qe e konstaton pas dekadash pranie kete fenomen.
sa shpejt kta komentatoret ktu te hedhin balte e te shajne te gjith pa marre parasysh cfare e cilin shajne vetem te mllefin a nxjerrin dufin.
E rendesishme eshte qe nje diskutim real per nje vrage te vertete te shoqerise eshete hapur. Le te diskutojme per ceshtjen jo per individe e jo me sharje personale. Se me to vetem vertetoni fjalen e autorit.
per ke gazetar e ke muhabetin? kemi ne ne shqiperi gazetare?kemi ne gazeta? hahahahahahahahaha keto qe kemi ne jane chate ku mblidhen dhe komentojne gjith idiotat, rracistat, analfabetet dhe anormalet.
Qe gazetaria ne Shqiperi ka mbaruar, kjo duket qe nga menyra se si e ka redaktuar gazetari/gazetarja artikullin e Artan Fuges… Kriteri i pare qe duhet te kete nje gazetar, eshte gjuha.
Pa ditur mire gjuhen shqipe, nuk mund te behesh gazetar. Sot ne Shqiperi, vrasesit me te medhenj te gjuhes shqipe jane gazetaret, e pastaj vijne me radhe “intelektualet”, mesuesit, profesoret, etj etj…
Totalisht dakort:
Gazetari – Diploma (me para dashnoresh dhe droge)
te gjithe “kalamanj” te ardhur dhe zbritur nga zonat e prapambetura te Shqiperise, kane mbushur Tv private qe vec telenovela, kenge skandaloze dhe sex flasin …. dhe vajza buce dhe cuba drogaxhinjsh te armatosur.
Lum ata qe iken nga kjo injorance dhe malokeri.
Gazetaria ka vdekur ne Shqiperi
Sepse jane larguar gjithe Tiransit intelektual te mirefillte … nga KY vend “Rrumpalle” i regjimit verior te kriminelit Sali.
Tirana e para 90 ishte tjeter gje, nuk kemi faj qe e kujtojme me shume nostalgji.Sot jemi te denuar te jetojme me ate qe kure nuk kemi dashur te jetojme.Ishte nje qytet i mrekullushem me nje qytetari te mrekullushme.
Duhen mbyllyr universitete qe u hapen ne Kohen e saliut,ato jane kioska ku shitet diploma,pa marre dije…
Ju,Artan Fuga flisni me cilesine e nje ekperti,qe Universitetet Private jane nje bande keq beresish etj…etj…Nese jeni i sinqerte si ne jete e ne profesion,mund t’i thoni paraprakisht opinjonit publik se sa jeni paguar ju dhe vellai juaj ne vit(per vite me rralle deri me sot)nga Universitetet Private(konkretisht nga Universiteti Europian i Tiranes privat i Henri Cilit).Opinjoni publik eshte i interesuar te dije se sa qytetar taksa pagues i rregullt e i sinqerte jeni ju Artan Fuga,qe artikujt e tu t’i marre si te mireqena.
Nuk e di keto qe thote profesori per universitetet private a i degjon ministrja e arsimit dhe kryeministri, sepse dhe ato para zgjedhjeve kete mendim kishin. Tani nuk e di pse kane heshtur???
Artan Fuga,me kete artikull kritike,per mendimin tim,tregon se sa intelektual imadhe eshte.Ai trajton nje problem shume te madhe per gazetarine e cila nuk eshte ne nivelet e duhura dhe duhet te shkoi drejte nje rruge te vertet,te gazetarise se perparuar.Ne vend qe ta vleresojme zotin Fuga,disa ne komentet e tyre,flasin mbroçkulla.Eshte e vertet se numeri i madhe i universiteteve ne nje vend kaq te vogel si shqiperia,jane te teperta dhe nje vend ku shiteshin diploma.I ftoi njerzit e interesuar ta lexojne me vemendje artikullin e zotit Fuga dhe te nxjerrin mesim.