Nis dëmshpërblimi për banorët e lagjes Kushtrimi, të shpronësuar nga ndërtimi i rrugës Transballkanike

23 Shkurt 2015, 20:21Sociale TEMA

Ministria e Zhvillimit Urban sqaron opinionin publik dhe qytetarët e interesuar në lidhje me procedurat e shpronësimit dhe trajtimit me qira të familjeve që preken nga projekti “Lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier – Vlorë”
Procedurat për likuidimin financiar të këtyre familjeve kanë filluar dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban po ndiqet me prioritet përfundimi i procesit të likuidimit financiar të familjeve që preken nga realizimi i këtij projekti.

Sipas vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, të bëra publike edhe më parë, janë 72 familje që do të trajtohen nga fondi i shpronësimit dhe 40 familje që do trajtohen me qira për 2 vjet.
Fondi i shpronësimit prej 582,942,635.82 lekë dhe fondi prej 12. milion lekë për qiratë është efektiv dhe në dispozicion për likuidimin e këtyre familje.

-Grupi i qytetarëve pronarë të objekteve dhe të truallit, të cilët dëmshpërblehen:
Deri më sot, nga lista e 72 familjeve që janë trajtuar me shpronësim janë likuiduar 3 familje, të cilët kanë adresuar dokumentacionin përkatës dhe në llogarinë e tyre bankare ka kaluar shuma. Familjet si më poshtë:

1. Flamur Halit Hoxha
2. Metlli Emin Shehu
3. Thabit Shuaip Shuaipi

Brenda ditës së nesërme do likuidohen dhe do kalojë në llogarinë e tyre bankare, shuma për 9 familje të tjera, si më poshtë:

1. Dashamir Enver Rrapushi
2. Pellumb Haxhi Lule
3. Agim Emin Shehu
4. Et’hem Qazim Driza
5. Zaçe Selam Sejdi
6. Xhelal Maksut Mezani
7. Lutfi Ali Shuaipi
8. Edmond Seit Bregu
9. Nadire/Fatjon Bego Bataj

-Grupi i qytetarëve që posedojnë ndërtime pa leje dhe përfitojnë pagesat e qirasë për dy vjet.
Deri më sot nga lista prej 40 familje që përfitojnë qira prej 2 vjet nga shteti, janë likuiduar 8 familje si më poshtë:

1- Remzi Kasaj
2- Kastriot Bejaj
3- Halo Kamberaj
4- Sami Duraj
5- Kristofor Begaj
6- David Kamberaj
7- Arsen Qamili
8- Myslym Lamaj.
Gjithashtu janë në proces dhe 4 familje që do të likuidohen në ditët në vazhdim.
Ministria e Zhvillimit Urban , institucionet e varësisë dhe institucionet e tjera në nivel qëndror dhe vendor po ndjekin me përparësi këtë proces dhe ftojnë qytetarët të bashkëpunojnë.

Për të përfunduar këtë procedurë është e domosdoshme që qytetarët të paraqiten pranë institucioneve përkatëse. Për të përfituar nga fondi i shpronësimit, të adresojnë dokumentacionin pranë bashkisë Vlorë. Ndërsa për tërheqjen e qirasë, ftohen familjet që preken nga zbatimi i këtij projekti madhor, të paraqesin dokumentat pranë EKB dega Vlorë.

5 komente në “Nis dëmshpërblimi për banorët e lagjes Kushtrimi, të shpronësuar nga ndërtimi i rrugës Transballkanike”

  1. Shok i oreve te para! says:

    Po shokeni! Po! Te mbyllin gojen kulaket dhe rrrreaksionarrret!

  2. edi says:

    BEHET FJAL VETEM PER 20 METRA RRUME DHE DEL KRYEMINISTRI E NE FB THOTE NIS PUNA TRASBALLKANIKJA SIKUR CFAR DO BEHET KURR RRUGA ESHTE ATY KJO ESHTE I PJES E VOGEL AS 20 METRA RRUGE TURP
    VLORA KA NEVOJ PER INVESTIME T MEDHA E JO PER TALLJE BYTHE SI PO BEN KJO QEVERI U TALL ME PROJEKTIN E LUNGO MARES TANI TALLET PRAP TURP TURP .VLONJATET GJITHMON I KANE USHQYER ME LUGE BOSH E DEMAGOGJI TE DY KRAHET E PARTIVE E QEVERIVE DHE INVESTIME ZERO KETO 23 VJET ME SHUME KISHTE BUKURI VLORA PARA 30 VJETESH SESA SOT KUR SHKENCA E MAKINERITE JANE ULTRA MODERNE AS TYNELI NE LLOGARA SKA FILLUAR AS ISHULLI SAZANIT S PO BEHET ASGJE ATJE AS KARABURUN AS DHERMI AS JAL AS QEPARO AS NARTE E PLAZHI POROS POR VETEM LLLAFE KODO PA FUND PSE KESHTU ZHVILLHET TURIZMI E KU NE VLORE QE ZOTI E KA BER PERLE MES MESDHEUT AFER ITALISE E GREQISE TURP PER KETE KRYEMINISTER E KETE QEVERI.

  3. ok says:

  4. Berisha Strazimiri says:

    O popull po luajte kembet do hane dhembet. Rasti i lagjes Kushtrimi eshte shembull i vertete i qendreses per te drejtat legjitime. Ja po marin leket……kurse lagja Skele dhe Uji i ftohte kane nje vit dhe nuk i kane mare leket.Bashkia thote se eshte bllokuar fondi…..per tja kaluar Transballkanikes qe beri zhurme.

  5. Vladimir says:

    Po jo mor Ed nuk jane 20 metra, por gati nje km rruge qe heq kalvarin e daljes nga autostrada dhe hyrjen ne qytet, nuk di kur ke qene per here te fundit ne Vlore dhe zgjidh njeherazi edhe kryqezimin me rrugen e portit te ri duke pergatitur largimin nga qyteti te superboteve te hidrokarbure qe kane shkaterruar rruget e qytetit dhe veçanerisht ate te Plazhit te Vjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje