Testimi në shëndetësi/Mbi 5 mijë mjekë e infermierë peticion kundër Beqajt

24 Shkurt 2015, 12:39Sociale TEMA

Jo vetëm kundërshtojnë zhvillimin e testimit, por tashmë kërkojnë edhe dorëheqjen e Ilir Beqajt nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Kërkesa u bë publike gjatë protestës së organizuar nga mjekët në vijim të protestave të zhvilluar gjatë javëve të fundit për të kundërshtuar nismën e testimit të mjekëve dhe infermierëve .

Mbi 5 mijë mjekë e infermierë kanë firmosur një peticion, i cili i drejtohet krereve te shtetit për shfuqizimin e kësaj nisme, e cila për bluzat e bardha është antiligjore.

Ata kanë bërë akuza të rënda ndaj ministrit të Shëndetësisë, ndërsa kanë kërkuar sërish dorëheqjen e tij. Duke e karahasuar me gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, një nga përfaqësuesit e mjekëve tha se ministri Ilir Beqaj ka vjedhur fondet publike.

“Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, është si gjenerali i ushtrisë së vdekur, ka një histori të kaluar me vjedhjet e fondeve publike. Nuk kemi asgjë personale me ministrin, po me politikën që po bën.

Po na shet të gjithëve me koncesion, edhe ajrin po na i jep me koncesion. Janë koncesione klienteliste, jemi në bashkëpunim me privation, por jo duke ia dhënë për 24 orë”, deklaroi një nga mjekët e QSUT-së.

Mjeket gjithashtu kanë kërkuar që Ministria e Shëndetësisë t’u përgjigjet me medikamente, të përmirësojë infrastukturën spitalore dhe të rishikojë sistemin e tyre të pagave.

“Kërkojmë kushte, aparate mjekësore apo dorrëza, jo të dezifektojmë duart me sapunë 15 leksh. Kërkojmë kushte në operacione, jo salla me myk”, deklaroi mjeku.

Gjithashtu është paralajmëruar zhvillimi i një proteste para Kryeministrisë, ndërsa të shtunën, ditë kur do të kryhet edhe testimi, i është bërë apel mjekëve dhe infermierëve që të bojkotojnë procesin. /gj.k/

9 komente në “Testimi në shëndetësi/Mbi 5 mijë mjekë e infermierë peticion kundër Beqajt”

  1. doktorr allamudhet shqiptare says:

    te gjithe ne testim more kasaper qe skeni me dinjitet e rrespekt per njeriun qe keni perpara. Muter jeni te gjithe, nga I pari te I fundit. Mjeksia shqiptare ca eshte hale, po ju e keni bere bordello fare.
    Kush nuk bindet, te pushohet nga puna. Ka plote djem e vajza te reja qe kane studiuar e studiojne jashte. Ministri te shpalli konkurset per mjeksine

  2. koment says:

    Te shkarkohet.Nje hajdut dhe asgje me shume.Ka futur firmen e vet private te regjistrimit te pacienteve ne ambientet e spitalit pa paguar as qira as uje as drita.Sikur e ka te babait.Njeri medioker.

  3. Jozi says:

    Vitrines i kishte ngelur hatri….donte te kishte dhe ajo nje testuese qe kishte nxjerre nga rradhet e saj….hahaha gallate o shoke gallate…njera kujdestare femijesh por ne Usa …tjetra paska vajtur 4 here ne jave tek kristali ….pupupu

    1. Albani says:

      Kjo me ngjan si lufte civile,lufte brenda llojit,lufte monstrash,lufte hajdutesh,nje pisanjos kerkon te pastroje llumin e shoqerise Shqipetare.
      Llumerat e korrupsionit ne Shqiperi reagojne,na lini te vjedhim,te hame,te ngopemi,te vrasim njerez,na lini se dhe ju nuk jeni me te mire nga ne.
      MJERE POPULLI,MJERE AI QE KA HALL,MJERE AI QE SEMURET,MJERE AI QE TE TJERET I BIEN NE QAFE,MJERE AI QE NUK KA BUKE PER FEMIJET,MJEEEEEEEE…..MJER NE QE NA RA PER FAT TE JEMI sHQIPETARE QE JETOJME NE SHQIPERI.

  4. Bora says:

    Po mire mos e beni provimin po ta dime dhe ne jepni ndonje alternative dhe ju. Apo ju dini vetem te thoni jo dhe te vidhni leke nga populli i varfer. Apo doni ndonje si krimineli sali qe te rini urte dhe te hani mut, dhe te vidhni sa te doni. Per mua kjo eshte nje forme kryengritje per te mos humbur parajsen e vjedhjeve ne forme gjoja bakshishi nga te semuret.

  5. Spartaku says:

    Kjo tregon se mjeket dhe infrmjeret kane frike nga e verteta.Ata e din vehten se jane te paafte,kane bere nje shkolle sa per sye faqe,kane marre nje diplome me leke,veprim ky qe tregon me se te qarte mungesen e dijeve te tyre profesionale.Ne çdo vende te botes behen testime,dhe per rjedhoje duhet bere edhe ne shqiperi.Ne themi te shkojme e te behemi pjese te Eurpes,dhe nga ana tjter dalim kundra rregullave qe ka ajo.Protesta nuk eshte drejte.Testi duhet te behet,se po shikojme shume mjeke qe jane te paafte profesionalisht.Mjeku duhet te jete shume i pergatitur,se ka te beje me jeten e njerzeve.Ai qe e ndjen vehten te afte,nuk del kundra testimit.Une jetoje ne emigracion dhe e shikoje mire se sa te pergatitur jane mjeket,fale marrjes se dijeve reale ne shkolla.

    1. Albani says:

      Kjo me ngjan si lufte civile,lufte brenda llojit,lufte monstrash,lufte hajdutesh,nje pisanjos kerkon te pastroje llumin e shoqerise Shqipetare.
      Llumerat e korrupsionit ne Shqiperi reagojne,na lini te vjedhim,te hame,te ngopemi,te vrasim njerez,na lini se dhe ju nuk jeni me te mire nga ne.
      MJERE POPULLI,MJERE AI QE KA HALL,MJERE AI QE SEMURET,MJERE AI QE TE TJERET I BIEN NE QAFE,MJERE AI QE NUK KA BUKE PER FEMIJET,MJEEEEEEEE…..MJER NE QE NA RA PER FAT TE JEMI sHQIPETARE QE JETOJME NE SHQIPERI.

  6. pharm says:

    Ore si nuk doli njeri te flase per pjesen e vet te punes. Cte keqe do i sjelle ky testimi ktyre…ikni bejeni ate testim…shkelqeni meqe jeni te shkelqyer dhe i mbyllni dhe gojen ministrit me kte rast

  7. drejtesia says:

    Te gjithe keta qe nuk duan te testohen jane PeDeista dhe LeSeista te futur ne pune pa piken e arsimit perkates ose me diploma te mara me para dhe sduan te testohen se ju del orlliku ne shesh. Shendetesia dhe gjyqesori jane dy plaget me te temershme te korupsionit ne Shqiperi.Te testohen ose te pushohen, do jete nje clirim i shendetesise nga te korruptuarit dhe fallcifikatoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje