Testimi i mjekëve/Tavo: Beqaj të tërhiqet, nuk është prioritet i mazhorancës

24 Shkurt 2015, 13:19Sociale TEMA

Pas deputetit Petrit Vasili, një tjetër ligjvënës i LSI-së, Vangjel Tavo, i ka drejtuar nga Shkodra një apel ministrit të Shëndetësisë të tërhiqet nga nisma për testimin e mjekëve dhe infermierëve.

Ish-ministri i Shëndetësisë  Tavo e quan nismën e Ministrisë të paligjshme dhe në kohë të papërshtatshme, pasi nuk është ky prioriteti madhor i mazhorancës.

Sipas Tavos sistemi shëndetësor ka të tjera probleme më emergjente që duhen zgjidhur, prandaj i kërkon Ministrit Beqaj të tërhiqet nga ky testim.

Deklaratat deputeti i LSI-së i bëri gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Shkoder, ndërsa shoqërohej nga kolegu i tij Agron Çela.

LSI Shkoder ka organizuar gjithë këtë javë takime me qytetarët dhe bluzat e bardha me temë “Java e shëndetësisë”, ku janë diskutuar problematikat që ka ky sistem në të gjithë vendin, e specifikisht në veri.

4 komente në “Testimi i mjekëve/Tavo: Beqaj të tërhiqet, nuk është prioritet i mazhorancës”

  1. Led says:

    Po dhe Beqaj te mos e beje kaq thagme. Te terhiqet nga kjo inisiative e destinuar te deshtoje. Beqaj duhet te ndertoje nje infrastrukture trajnimesh per te gjithe personelin spitalor, qe nga sanitaret dhe deri tek mjeku dhe drejtuesi i reparteve. Pastaj te beje testimet qe do.

  2. Ferdiu says:

    ….Ministri Beqja , vazhdon me kete rrugen kokforte te testimit, nuk e kuptoj se cdon te arrije, don te provoje qe ka mediokritet ne sherbim..:Po natyrisht qe Ka , me aq sa po Shndrit Shqiperia , me aq po Ndrit edhe Shendetsia, po don ta ktheje ne Farse duke perdorur Pytje idiote pa substance, atehere testimi do te perfdundoje me rezultate Brilante nga te testuarit, por realiteti ne shendetsi te pergenjeshtron menjehere sa hyn ne Spital.shumica e tecileve ngjane si Tregjet e GABIT.Po don te dije se cfare tu jape per te ditur (?!) Personelit,kur DIHET qe per SHENDETIN duhet tu japesh o Idiot jo pak me mire , por GJITHMONE ME TE MIREN.Ate qe DINE EDHE KOLEGET E TYRE KUDO NE BOTE se Shendeti i SHQIPTARIT nuk vlen me pak SE ai i NJe AMERIKANI.RROBAT e palara lahen gjithmone ne SHtepi o i nderum Minister.Mbyll Kanatat e shtepise thirr shefat , reformo spitalet permireso cilesine e sherbimit rrit pagat, pastaj merru me keto IDIOTESIRA

  3. drejtesia says:

    Jo mo jo, te testohen se jane futur nga palact e PeDese dhe LS ise qindra militante pa arsimin perkates ose me diploma te blera e te fallcifikuara. Ketu kemi te bejme me shendetin e njerzeve. Jane blere me vjedhje votash keton vende pune. Ku qendron e keqja e testimit a mund ta spjegoje ndonjeri kete. Asnjeri nuk thote se ku eshte e keqja vetem thone se eshte ofendim per bluzat e bardha. Pse eshte ofendim per ate qe eshte i zoti i punes dhe qe ka arsimin perkates dhe jo me diplome te blere.

  4. stela says:

    Foli edhe nje tjeter Tore nga LSI-ja.

    Foli kjo OJQ, qe e shkaterroi akoma me keq Sis. Shendetesor. Nuk ben dot nje vizite te thjeshte ne lagje po nuk pate libreze shendetesie dhe per te patur kete libreze duhet heqesh te zinjte te ullirit ose te paguash 1.500 leke te reja. Rregull korruptiv, i vendosur ne kohen e OJQ-se LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje