Republika e Shqipërisë nuk do të jetë më pjesë e grupit të vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.
Kështu deklarohet në përfundimet e raportit të grupit Onsite Team të ICRG. Raporti, i cili është diskutuar dhe miratuar në seancën e radhës të ICRG në Paris, në datat 24-25 shkurt, pasqyron rezultatet në përfundim të një pune gati një-vjeçare.
Shqipëria është vendi që ka plotësuar të gjitha mangësitë e raportuara në vite nga FATF (Financial Action Task Force), që monitoron zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në botë. Shtetet anëtare të këtij grupi kanë vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.
Sipas raportit, Shqipëria ka adresuar artikujt në planin e veprimit dhe se “zbatimi ka filluar dhe është duke u mbështetur nga qeveria”, përfaqësuesit e së cilës, sipas të njëjtit burim, “treguan një angazhim të fortë për detyrat e tyre në sektorin ligjor dhe financiar, duke reflektuar njohuri të thella dhe vetëdije të fortë në zbatim të detyrave të lëna”.
Vlerësimi është dhënë nga Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, që janë të dyja organizata botërore të cilat bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.
Me marrjen e këtij vendimi, Shqipëria nuk do të bëjë më pjesë në grupin e vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim terrorizmi./j.h
Do beni mire te fusni greqine
Hahahahaa lajm i mire ,parate u pastruan te gjitha, nuk kemi me te pista !-Me kujtuat saliun e pare me 1996 kur thoshte se parate e shqiptareve(nenkuptonte veten me zagaret e tij)jane me te pastrat ne bote hahahaaaha !
Hahaha, barcaleta e javes kjo!
Po ketu s’ngeli qender tregtare e pallat pa u ndertuar, me te vetmin qellim, pastrimin e parave. City park rasti me i fundit, fut 10 te piseta merr 4 te pastra mbas falimentit.
hahaha!
kjo falee Rames edhe Sajmirit
http://apu.sh/ArtaDadeKurve